• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 Anima *** 18:00 Talk *** 18:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis.16 dhe 17 *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:35 Sporti ne KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:05 Automan *** 21:30 Dokumentar: “At the Edge of Russia” *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Edhe kallëzimet penale për korrupsionin në rritje

Publikuar: 06.08.2012 - 09:11

Prishtinë, 6 gusht – Jo të gjithë zyrtarët e sistemit prokurorial në vend mund të kenë qasje në databazën e krijuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës të cilën, sipas zyrtarëve të Prokurorisë së Shtetit, e kanë të gjitha prokuroritë e vendit. Databaza e cila thuhet se përmban informacione për proceset hetuese, të cilat zhvillohen nga prokuroritë e ndryshme, është e qasshme vetëm për zyrtarë të caktuar.

“Baza e shënimeve në vete mban  të dhëna në  të cilat mund të kenë qasje vetëm një pjesë e caktuar e zyrtarëve të autorizuar, duke pasur parasysh rëndësinë e mbrojtjes së hetimeve dhe ndjekjeve penale”, ka deklaruar për gazetën Ehat Miftari, drejtor i Njësitit për Vlerësim të Performancës në Prokurorinë e Shtetit. Ndërsa ka sqaruar se qasja  në databazë është e pamundur edhe për qytetarët.

“Qytetarët nuk mund të kenë qasje në këtë databazë pasi kjo do të ishte në kundërshtim me Ligjin mbi mbrojtjen e të dhënave personale dhe do të dëmtonte hetimet që zhvillohen ndaj personave që hetohen”, është shprehur Miftari.

Ndërkohë Miftari ka bërë me dije se në gjashtëmujorin e parë të këtij viti prokuroritë kanë zgjidhur gjithsej 195 kallëzime penale me 415 persona e që, siç ka thënë Miftari, “nëse prokuroritë edhe gjatë gjashtëmujorit të dytë do të zgjidhin lëndë me këtë temp, atëherë pritet që edhe këtë vit prokuroritë të jenë më efikase në zgjidhjen e lëndëve krahasuar me vitin paraprak”. Ky zyrtar ka treguar edhe statistikat lidhur me rastet e pranuara për korrupsion që nga viti 2008 e tutje. “Gjatë vitit 2008 janë parashtruar gjithsej 82 kallëzime penale të kësaj natyre, kundër 464 personave, në 2009 prokuroritë kanë pranuar gjithsej 239 kallëzime penale me 437 persona ose për 191.46 për qind më shumë kallëzime, krahasuar me kallëzimet e pranuara në vitin 2008, gjatë vitit 2010 janë parashtruar gjithsej 263 kallëzime penale me 634 persona, krahasuar me vitin 2009, numri i kallëzimeve të pranuara penale është rritur për 10.04%. Kurse në vitin 2011 janë parashtruar gjithsej 369 kallëzime penale me 820 persona, krahasuar me vitin 2010, është regjistruar rritje e kallëzimeve të pranuara penale për 40.30%”, ka deklaruar Miftari (gjerësisht sot në “Kohën Ditore”).

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 13°CShi i lehtė
Tiranė 13°CKryesisht me vranėsira
Shkup 21°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė16°C
Tiranė18°CRrebesh shiu
Shkup23°CRrebesh shiu