• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:15 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:15 Oxygen ® - Vazhdimi *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:40 Serial Për femijë " Little Chearlies Bear " . Epis 13, 14, 15 *** 20:15 N'darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

As LDK e AAK s’i bashkohen “valles” për veriun

Publikuar: 06.08.2012 - 08:36

Prishtinë, 6 gusht – Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e kanë garantuar lëvizjen “Vetëvendosje” që nuk do të dorëzohen kundrejt asnjë presioni ndërkombëtar për t’u bërë pjesë e bisedimeve të mundshme politike Kosovë-Serbi për t’i dhënë zgjidhje veriut të Kosovës.

Një ditë më parë nënkryetari i lëvizjes “Vetëvendosje”, Shpend Ahmeti, u ka bërë thirrje këtyre dy subjekteve që të mos bëhen pjesë e, siç e ka quajtur ai, valles për veriun.

Anëtarja e Kryesisë së LDK-së, Vjosa Osmani, ka thënë të dielën se subjekti që drejtohet nga Albin Kurti nuk ka nevojë që t’i dërgojë thirrje LDK-së për punën e bisedimeve eventuale me Serbinë dhe se asnjë presion nga askush nuk mund të bëjë që kjo parti të bëhet pjesë e ndonjë trupi që do ta negocionte temën e veriut. “LDK-ja tashmë e ka marrë vendimin e vet, i cili është diskutuar në të gjitha organet drejtuese të partisë dhe kush kërkon nga ne që të veprojmë ndryshe ne nuk do ta ndryshojmë mendimin: nuk do të jemi assesi pjesë e koalicioneve apo grupimeve politike që do të bëjnë dialog për veriun”, është shprehur ajo. 

Sipas saj Qeveria e udhëhequr nga Hashim Thaçi deri më tash ka marrë shumë vendime të dëmshme për vendin dhe se të njëjtën gjë është e mundshme që ta bëjë edhe me veriun.

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se kjo parti “veç nëse e merr tupanin për ta rrahur dhe për të treguar që nuk e ka në plan që të hyjë në koalicion me PDK-në e as për të negociuar veriun”. Ai ka thënë se partia ku është anëtar e ka dëshmuar në dekadën e fundit se nuk bie asnjëherë viktimë e presioneve.

Ky anëtar i Kryesisë së AAK-së e ka kujtuar qëndrimin e partisë së tij karshi veriut.

“Qëndrimi ynë është se veriu është Kosovë dhe të gjitha koncesionet dhe të gjitha aranzhimet janë bërë me Pakon e Ahtisaarit”, ka thënë ai.

Nënkryetari i lëvizjes “Vetëvendosje”, Shpend Ahmeti, të shtunën në një konferencë për shtyp ka thënë se në rast se subjektet opozitare nuk bëhen pjesë e “valles” për veriun, atëherë një gjë e tillë do t’ia vështirësonte shumë kryeministrit Hashim Thaçi që vetëm me koalicionin e udhëhequr nga Behgjet Pacolli të hyjë në negociata.

Ndërkohë të dielën kundërshtimin e saj kundruall bisedimeve të mundshme politike për veriun e vendit e ka shprehur edhe Partia Nacionale Demokratike Shqiptare (gjerësisht në “Kohën Ditore”). 

Komente (22)

lutvi bardhi06.08.2012/20:58

Pêrshendetje nga Drenica,Vetêvendosja êshtê e vetmja zgjidhje pêr ta shpêtuar Kosovên nga kêta tradhêtar tê Kombit tê cilêt po bêjn kompromise nê dêm tê Kosovês pêr interesa personale....kêta janê njerêzit mê tê pist qê ka vendi ynê..

njani06.08.2012/20:21

po normal qe si bashkohen valles se kta skan as valle as politik as kuadro ilektuale as kurgja hiq veq sa per me qu pluhen

Vegjetarijani06.08.2012/19:04

THAQI E KA SHIT KOSOVEN. vEQ NE KOFSHIN KTA BUDALL E THAQI ME UA LAN KAMT E ARUSHES NE DOR. MOS BESOFSHIN KAN ME E PERJETUE SE THAQI OSHT DRENICAK I PA BES .

Arsimi nga Pej06.08.2012/17:38

Sa i përket zgjedhjeve në Ferizaj dhe Kaqanik zotëri "Roberti" të tregon pjesëmarja në këto zgjedhje që ka qen diku rreth 20,57 . Kjo do të thot turp për këtë qeveri që është e "zoja" ti bind qytetarët të votojn, për qka votuan ? A po ju kujtohet ? Po ua silli ndërmend për shkak se kryetarët e mëparshëm kan qen të dënauar për keqpërdorim detyre dhe korrupcion. Kurse këto ajni të tyre i kushtuan tatimpagusve rreth 400 000 euro shiqo zgjedhjet, kurse ti na tregon neve për popullaritetin e kriminelve PDKës. Shiqo në qfarë gjendje e kan pru Kosovën, kjo nuk është asgjë se qka po na pret nëse këta vazhdojnë të sundojn. Do ta shef edhe ti vet zoti "Roberti" . Zgjohu nga agonija e PDKës.

xhema06.08.2012/16:49

per ata qe kan shkruar se PDK ashe e zgjdhur nga populli.po e vertet nga te gjallet e te vdekurit e kosoves jan te votuar.as ata ne vorre skan mundur pa u que me votue.me hajni kan fitue PDK

drenicaku06.08.2012/16:35

Jo na kini nimu ja kini.........kosoves

xhevdeti06.08.2012/15:13

Ska bisedime pa njohje reciproke,ska bisedime pa zgjiedhjen e qeshtjes shqiptare ne Republiken e Presheves,ska bisedime pa kerkuar Serbija falje per gjenocidin qe e shkaktoi ne Kosove,ska bisedime pa zbardhjen e te pagjeturve,ska dhe sduhet te kete bisedime me Serbine per deri sa nuk i paguan Kosoves demet e luftes.Ata te cilet futen ne dialog pa i plotesuar Serbija keto kushte,populli do ti fute dhe do ti rreshtoi si te barabart me taborrin e politikes se Serbise.

rasim hoti06.08.2012/14:00

po ishalla eshte e vertet qe nuk hijn ne valle me thaqin...po keta merren vesh nermjet veti po fjal te kota i kane RREN I KAN SI LDKAAK PER VV NUK THEM GJE,SEND SE LDK E AAK SIQ JU THOT NAJ EVROPJAN KETA JAN TE PARET TE THAQI IU RA MIRE IU RA KEQ,,,ISAA MUSTAFA ME U BER NE KRYE TE KOSOVES E JEP MITROVICEN PER 2 ORE TAKIM AS NUK I INTERESON PER MITROVIC KURRE KURRE PER BES JO ..VEQ FJAL I KA ....

meda06.08.2012/13:59

po deri sat jen kry qevers ky hashimtadiqi mir kan punt
qeveri

kadir06.08.2012/13:33

brawoo opozita ju lumt

ximi morina06.08.2012/12:53

hej sa i perket partis ne pushtet qe esht burra,gra,femi,pleq e plaka besoni naka qit ne dy gujza po masi poplli nuk po sheh mir se qka po ban PDK shum keq eshte kjo parti duhet mu hek krejt prej politike edhe kurrrrr mos mu shkrujt ne histuri qe qka ka bo ne ket shkull

roberti06.08.2012/12:16

kjo qeveri eshte e zgjedhura e popullit ne zgjedhje te lira prandaj nuk kan nevoj te therrasin askrnd e sa per ilustrim se pdk gezon ende simpatine populllit tregojn edhe zgjedhjet e fundit ne ferizaj e kaqanik.

ramush hyseni 06.08.2012/12:15

o ju qe ende e perkrahni qeverine a keni sy me shikue e vesh me ndegju a po e shihni se cka po done me be kjo qeveri e juaja . ju lutem gjihte popullit shqiptare qe mos te lejoje coptimin e trojeve tone se do te na mallkojne brezat qe vine

naimi06.08.2012/12:08

jo jo mos t'ua nien se sju therrasin se keta jane te zgjedhurit e popullit

kaqadolli06.08.2012/11:14

ishalla esht e vertet nese esht bravo si nuk po baheni pjes e shikut udb

KORAB BEJTA06.08.2012/10:37

nuk i bashkohen valles se u mjafton Kosova pa veriun ,se nuk kan kapacitete me menagjue më shum

qera06.08.2012/10:24

hashimi vet e ka lidh e vet le ta zgjidh...

Skipi 06.08.2012/10:23

O kush u ba meju dhan mend LDKse e AAKse VV hahaha, po ju skeni mend per vete e po i jepni dikujt piihhh. shiqoni mos ka naj protest e me dal kun ne Media se ju veq bajraktarizmin e keni merak se sen tjer jo po keshtu eshte kur maca e kuca qohen e ja futin qka te kan qef...

Shartari06.08.2012/10:00

Po te ishte VV ne krye te qeverise qysh nga zgjedhjet,ndryshe do te ishte sot Kosova, ndryshe do te ishte sjell Serbia me Kosoven.Po sa te kan Qeverin Thaqi e Pacolli Serbia mburret me ta dhe keshtu cipton Kosoven e mban popllin ne vuajtje e robni.
Thaqin e ka per krim verbal e Pacollin per krim Ekonomik keshtu qelufta me arm ka perfundue por ajo ka strategji politike e ket e shfrytzon permes ketyre du spiunve te vet qe i financon Serbia me extra shperblime sikur mupin e policine serbe ne Kosove, me nga du paga. Vetvendoje je e vetmja qe kemi shpresen se do te mbaj ne kemb Kosoven edhe pak se si po shifet fundin se ka larg sa te jet ne krye qifti TaqiPacovi

Haqif Fejza06.08.2012/09:46

Mahnu o burra, mos u dorezoni se qeveria e HaSHIKimit e ka gati me ra, nese nuk i bohni ju paterice.

Luan Dalipi06.08.2012/09:19

Brraavooo VEETEVENDOSJE!!

Besoj qe me ne fund edhe opozita si LDK dhe AAK do te jen me juuu!!! Ashtuu te vendosur!!

Nazif Mehmeti06.08.2012/09:05

ASNJËHER NUK KANË MARR PËRGJEGJËSI.

1000  Karaktere
Prishtinë 25°CMe vranësira të pjesshme
Tiranë 25°CI kthjellët
Shkup 28°CMe vranësira të pjesshme
Prishtinë26°CMe diell
Tiranë25°CMe diell
Shkup30°CMe diell