Zona neutrale në Jarinjë e bllokuar nga kamionët e serbëve

Artikujt tjerė
- Vlerësohet bashkëpunimi me EULEX-in
- Shqiptarët e Luginës duan trajtim si serbët e Kosovës
- Vapa shton numrin e pacientëve në Emergjencë
- Edhe kallëzimet penale për korrupsionin në rritje
- Gjatë korrikut 418.167 hyrje nga Kosova në Shqipëri
- Hamza i sigurt se Kosova sdo të futet në krizë financiare
- As LDK e AAK si bashkohen valles për veriun
- Zona neutrale në Jarinjë e bllokuar nga kamionët e serbëve
- Dikush e keqpërdori tragjedinë e Restelicës
- Toleranca fetare gjithnjë ka ekzistuar dhe ekziston në Kosovë
Mitrovicë, 5 gusht - Dhjetë kamionë të rëndë janë parkuar në zonën neutrale në anën e Serbisë, para kalimit kufitar me Kosovën, në Jarinjë, bëjnë të ditur mediet lokale serbe në Mitrovicë. Ata janë parkuar në njërën korsi në rrugën magjistrale Rashkë-Leposaviq. Në këtë rrugë rajonale serbët kujdesen edhe në Leposaviq, por atje rruga nuk është bllokuar, veçse atje qëndrojnë për të penguar që në veri rrugës tokësore të mos shkojnë doganierët kosovarë.
Në zonën neutrale ndërmjet Serbisë dhe të Kosovës serbët kanë vendosur një bllokadë për automjetet e rënda, në fund të muajit të kaluar, të pakënaqur me lëvizjen e automjeteve me mallra komerciale.
Kryetari i Leposaviqit, Dragisha Vasiq ka sqaruar se herët në mëngjes qytetarët kanë vendosur që në këtë mënyrë ta kundërshtojnë Prishtinën që ta integrojë veriun e Kosovës dhe në këtë mënyrë ta rrumbullakojë pavarësinë vet, transmeton Lajmeshqip.
Në atë pjesë, siç kanë bërë të ditur mediet lokale serbe, nuk është parë xhandarmeria serbe, e cila deri para pak kohësh ka qëndruar me disa vetura në afërsi të pikës kufitare.
Merret vesh gjithashtu se kontrollin në pikën kufitare në Jarinjë e bëjnë pjesëtarët e EULEX-it, ndërsa në vendkalim ndodhen pjesëtarët e KFOR-it turk.






