• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 205 *** 22:20    Anima *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Nishani, vizitën e parë jashtë Shqipërisë e nis me Kosovën

Publikuar: 02.08.2012 - 19:18

Tiranë, 2 gusht - Me ftesë të presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani do të zhvillojë një vizitë shtetërore në Kosovë në datat 30 dhe 31 gusht.

Lajmin e konfirmoi Presidenca e Kosovës dhe Ambasada e Shqipërisë në Kosovë, njofton TCH.

Zyrtarë të kësaj të fundit thanë se ftesa e presidentes Jahjaga i është përcjellë presidentit Nishani dhe ndonëse përgjigjja nga presidenca shqiptare nuk është ende zyrtare, vizita do të realizohet.

Kjo do të jetë vizita e parë shtetërore e presidentit shqiptar jashtë shtetit. Zyra e presidentes Jahjaga tha se vizita do të jetë e karakterit shtetëror e me këtë rast Nishanit do t’i bëhen të gjitha nderimet shtetërore, duke filluar nga garda e nderit e FSK-së.

E teksa ende nuk bëhet e ditur agjenda e plotë, mësohet se për ta nderuar edhe më shumë, përveç takimeve me zyrtarët e shtetit, protokolli i shtetit është në përgatitje të një ceremonie me karakter më popullor, e cila me gjasë do të mbahet në qytetin e Prizrenit.

 

Komente (2)

flladi02.08.2012/19:33

bravo

milaimi02.08.2012/19:32

MIR SE NA VJEN O BURR I KOMBIT JU MIR PRESIM ME DUAR HAPUR NE LINDJE TE SHQIPERIS SE MADHE ATY KU EDHE QYTETI HISTORIK PRIZERENI JU MIRPRET I GJITH KOMBI PER BASHKIM PERSHENDETJE NGA KAQANIKU

1000  Karaktere
Prishtinė 22°CI kthjellėt
Tiranė 22°CI kthjellėt
Shkup 23°CI kthjellėt
Prishtinė32°CMe diell
Tiranė34°CMe diell
Shkup36°CMe diell