Lidhjet e Kosovës me SHBA-në janë të shenjta

Artikujt tjerė
- Lidhjet e Kosovës me SHBA-në janë të shenjta
- Zviceranit i mohohet marrja e shtetësisë së Kosovës
- Ambasada e Gjermanisë: Mundësi më të mëdha punësimi për kosovarët
- Prishtina e Beogradi me kushte, por as Brukseli sështë pa to
- Hoxhaj: Nuk ka bisedime pa zbatim marrëveshjesh
- Punëtorët Fabrikës së Gypave kërkojnë paratë e tyre
- Deçani kërkon kthimin e Pushimores së fëmijëve
- Kuçi priti në takim ambasadorin Cliff
- Mustafa vizitoi Ministrinë e Shëndetësisë
- Ministri Hoxhaj uron homologun maqedonas
Prishtinë, 2 gusht - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj priti në takim zëvendës/ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Kelly Degnan.
Ministri Hoxhaj ka uruar zëvendës/ambasadores për detyrën e re në Prishtinë, si dhe e ka njoftuar me zhvillimet në Kosovë dhe progresin e vazhdueshëm që po arrihet në të gjitha fushat, thuhet në komunikatën e MPJ-së.
Hoxhaj ka shprehur mirënjohjen e qytetarëve dhe të Qeverisë së për përkrahjen e gjithanshme që SHBA-ja i ka dhënë dhe po vazhdon ti japë Kosovës, duke theksuar se lidhjet SHBA-Kosovë janë të shenjta dhe se do të mbesin të tilla përherë.
Kosova historikisht, gjeografikisht dhe në aspektin kulturor çdo herë ka qenë një vend evropian dhe qëllim i jonë afatshkurtër dhe afatgjatë është anëtarësimi në strukturat euroatlantike, në Bashkimin Evropian dhe në NATO, ka thënë ministri Hoxhaj.
.








une vet02.08.2012/19:00
MIR esht me pas mardhenje te mira me shba por a do te dina mej majt keto mardhenje se neve nuk naudihet se ndrrojm per ni fjal se jemi popull i quditur