Zviceranit i mohohet marrja e shtetësisë së Kosovës

Artikujt tjerė
- LDK kundër hetimit të SHIK-ut
- KS debaton për Kosovën më 21 gusht
- Takimi Jahjaga Nikoliq gjatë tetorit në Evropë
- LDK, Vetëvendosje dhe AAK se mbështesin LB-në
- Milionerë brenda natës
- Hyrja në dialog politik pa bazë juridike
- Koncesione të reja për veriun
- Nishani, vizitën e parë jashtë Shqipërisë e nis me Kosovën
- Lidhjet e Kosovës me SHBA-në janë të shenjta
- Zviceranit i mohohet marrja e shtetësisë së Kosovës
Arau, 2 gusht - Autoritetet kosovare ia kanë mohuar dhënien e shtetësisë qytetarit zviceran Samuele Ricigliano, i cili kishte shprehur dëshirë që të bëhet shtetas i Republikës së Kosovës. 18 vjeçari Ricigliano, me vendbanim në qytetin Arau të Zvicrës, i ka çmuar lartë vlerat e popullit shqiptar, si besa, tradita, familja dhe ka shprehur dëshirë të bëhet qytetar i Kosovës.
Ricigliano është intervistuar nga gazeta Zëri në Prishtinë. Ai është zhgënjyer nga institucionet kosovare, të cilat para pak ditësh nuk ia kanë dhënë shtetësinë, ndonëse për këtë kishte shkuar në Kuvendin Komunal të Istogut, por edhe në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Kam ardhur në Kosovë në vitin 2009, për herë të parë, për të përsëritur vizitën time edhe në vitin 2010. Jam impresionuar nga pritja që më është bërë në familjet kosovare dhe farefisi i miqve të mi, e veçanërisht me të rinjtë të cilët janë shumë miqësorë, kanë kulturë të shëndoshë.... tha Ricigliano, i cili e flet shqipen gegërishte, siç flitet në familjet kosovare në Zvicër.
Ky qytetar zviceran disa vitet e fëmijërisë i ka kaluar me shokët e tij kosovarë, e sidomos në shtëpinë e mikut të tij, Eshtrefit. Ricigliano e mban emrin e dytë të pagëzuar nga shokët e tij shqiptar Egzon, që i pëlqen. Ai thotë se këtë emër do ta zyrtarizojë në dokumente me të marrë shtetësinë e Kosovës.
Mbeta i zhgënjyer nga përgjigja që mora, megjithatë do të insistoj ende dhe të bëj kërkesa sërish, qoftë dhe në instancat më të larta, që të më mundësohet kjo shtetësi, pasi unë dua të kem pasaportë dhe të mbaj emrin shqiptar, ashtu siç e kanë dhe shokët e mi, me të cilët jam rritur, shkolluar dhe punojmë në Zvicër, thekson Ricigliano.
Egzoni nuk e ka problem edhe të këndojë në shqip. Ai thotë se i pëlqen refreni i këngës...Xhamadani vija vija.
Shkodran Manaj, u. d. i drejtorit të Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion në MPB, tha se kushtet për të marrë shtetësinë kosovare janë të parapara me ligj, i cili fillimisht një shtetas të huaj, i cili dëshiron të ketë shtetësinë e Kosovës, e obligon që të marrë leje qëndrimin e përkohshëm pesëvjeçar, dhe vetëm pas kësaj periudhe të kërkojë edhe leje qëndrimin e përhershëm katërvjeçar.
Megjithatë zvicerani Ricigliano mund të dorëzojë kërkesë te presidentja e vendit Atifete Jahjaga, për të kërkuar shtetësinë. Zyra Ligjore e Presidencës ka konfirmuar se shtetasit e huaj mund të kërkojnë shtetësinë edhe te presidentja në qoftë se, sipas ligjit, konsiderohet se plotësojnë kushtet për ta marrë këtë.










Kosovari nga Zvicra02.08.2012/18:56
Po me tamin spe dika se si asht procedura ktu ne Zvicer per shtetesi Zvicerane. Mos tja fut kot ai per shtetesi se pa i honger
besa sheme pershesha si na ktu e ateher nashta e merre. Besa edhe na ktu kena pagu te holla te majme dhe jena shishit neper biseda, prezentime dhe besa edhe qytetaret e Komunes kan votu a me na pranu si shtetas zviceran apo jo.
Ju lutem mos e shkepni shtetesin si mu kon Karamela.
Pershendetje nga Zvicra.