Ambasada e Gjermanisë: Mundësi më të mëdha punësimi për kosovarët

Artikujt tjerė
- Njeriu i dytë i Qeverisë së Kosovës, i paguar edhe nga Serbia
- Detaje të reja për skandalin e korrupsionit për pasaporta (video)
- Rreze Abdullahu, një Ana Frank e Kosovës
- Vullin e quan Kosovën hapësirë, jo krahinë
- Më shumë qartësi për IBM-në pas 10 janarit
- LB kërkon që të mos anashkalohet çështja e Kosovës Lindore
- Serbët në Kosovë për Kërshëndellat ortodokse
- Pritje të gjata në vendkalimin kufitar Dheu i Bardhë
- Forcë e policisë kundër protestuesve gjakovarë
- Zharku ndodhet në Suedi
Prishtinë, 2 gusht - Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Ernst Reichel i referohet sot lehtësimeve që kanë hyrë në fuqi për sa i përket punësimit të personave me kualifikim të lartë në Gjermani.
Në Gjermani ka mungesë të fuqisë punëtore në një sërë profesionesh të kualifikimit të lartë. Që nga dje, parakushtet, pas përmbushjes të së cilave absolventët e shkollave të larta dhe universiteteve mund të punësohen në Gjermani, janë reduktuar ndjeshëm.
Unë jam i bindur se pikërisht në Kosovë ka njerëz, të cilët i përmbushin këto kushte dhe të cilët për shkak të lidhjeve familjare, historisë së tyre jetësore, apo posedimit të njohurive gjuhësore kanë edhe lidhje të ngushta me Gjermaninë, thuhet në njoftimin e ambasadorit Reichel për qytetarët e Kosovës.
Më shumë informata lidhur me këtë mund të gjeni në faqen e internetit të Ambasadës Gjermane, www.pristina.diplo.de


kaltrina ahmeti26.12.2012/18:06
deshiroj te jem ne kontakt m ju

Arsim03.08.2012/01:45
Po bash mir, njerz te menqur ne te ikin prej kosoves, cka po mbete ne kosove ?? Sot e 2000 vjet skemi mu zhvillu si shtet

fatmiri03.08.2012/00:40
Pra gjermanët dëshirojnë të na i marrin të rinjtë që me vite i ka shkolluar Kosova.Kështu na e marrin elitën e kombit, pa investuar aspak..








Ardita Merovci26.12.2012/18:08
Pershenderje kisha pase deshire te jem ne kontakt me ju jam studente e elktroteknikes per kushtet rreth ... te se kalter te BE se