• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 18:00 Talk *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:35 Sporti në KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:00 Automan *** 22:05 Dokumentar: Biografi - Roman Polanski *** 22:50 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Cliff: Duhet Qeveri me shumicë solide në Parlament

Publikuar: 02.08.2012 - 08:38

Prishtinë, 2 gusht – Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff, nuk e ka ndërmend që të përzihet në politikën e brendshme, por, sipas tij, nevoja për një koalicion të fuqishëm me shumicë të afirmuar në Parlament është evidente para proceseve të rëndësishme që e presin Kosovën në shtator. Sipas tij, krahas mbështetjes për ndryshimet kushtetuese që do të përmbyllin pavarësinë, AAK-ja dhe LDK-ja e kanë për obligim që si parti të mbështesin edhe “qasjen nacionale për veriun e Kosovës”. “Nuk pres që ‘Vetëvendosja’ ta mbështesë atë, por çfarëdo që të jetë konstalacioni mendoj se krerët e PDK-së, LDK-së dhe të AAK-së do të duhet të punonin së bashku për këtë çështje nacionale. Nuk është e domosdoshme që të jenë në Qeveri, por duhet të kenë qasje të përbashkët”, ka thënë Cliff.

Duke folur në detaje për qasjen karshi veriut dhe normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, ambasadori britanik ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të flasë me serbët e veriut, por edhe me Beogradin për integrimin e veriut brenda kufijve ekzistues të Kosovës. 



Intervistën e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore” 

 

Komente (6)

Katundari02.08.2012/21:39


Zoteri Cliff ne shqiptaret nuk e harrojme ndihmen e mikut,por ne emer te asj ndihme mos kerkoni kompenzim.Zaten Londra ishte ajo qe pat vulosur qe Kosova te sundohet nga kriminelet serbe.E bate nje hap per ta permiresuar ate gabim fatal.Mirepo keto levizje e jueja te fundit jane frike per shqiptaret.Ndaluni pak dhe analizoni se kush eshte krimineli e kush viktima!Mos kerkoni leshime edhe ma nga viktima.Kriminelet duhet DENUAR e jo SHPERBLYER!!!

arben02.08.2012/20:57

Po shihet se Europa nuk lyp partner ma te mire se Hashimin sepse ai nuk priton me bo leshime. Po keta dojne qe ne tradhetin e radhes me ia ruajt fetyren kryeministrit.

Xhevdeti02.08.2012/19:48

Clif, perse te bisedohet me Beogradin per qeshtjen e Kosoves,Kosova nuk ka as nje obligim te bisedoi me Beogradin per rregullimin e brendshem te shtetit, Kosova duhet ta zbatoi Kushtetuten ne ter teritorin e vete nese eshte nevoja edhe me force ne veri.Ndoshta jane vetedijsuar shqiptaret me 5 milion ton arme ne depot e konzervuara ushtarake te Shqiperise.

endriti02.08.2012/15:25

po zoteri. Ne parlament i keni 25 deputet te pa votuar nga askush dhe te cilt qe nga viti 1999 i ndihmojn PDKnë. A e dini pse zoteri?

Pesimisti02.08.2012/14:36

Kjo lexohet keshtu "Qellimi yne eshte t'a ndajme Kosoven, por edhe kosovaret duhet te kontribuojne sa me shume, e jo veç te bejne sehir". Sipas Cliff, ka ardhur koha per te kthyer borxhet e 1999

krasniqi02.08.2012/13:01

kta tradhtar qeveritar mund te flasin per vete se poplli shumic nuk ka votu dhe nuk e kan perkrahjen e popllit, por normal se i ban thirrje ambasadori ldk dhe aak se ata e pranojn pakon e ahtisarit e LVV e kundershton fuqishem, pra te gjitha partit qe e perkrahin dhe kan votu pakon e ahtisarit tash duhet dhe me perkrah bisedimet per veriun,por LVV nuk e per krah dhe e thot kjart ky ambasadori qe LVV nuk pranon se e duan nje shtet shqiptar per qka edhe ran shum deshmor ne luften 9899

1000  Karaktere
Prishtinė 21°CI kthjellėt
Tiranė 21°CI kthjellėt
Shkup 18°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe vranėsira tė pjesshme