• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Policia blen derë 1.340 euro për dhomën e vjedhur të dëshmive

Publikuar: 31.07.2012 - 09:01

Prishtinë, 31 korrik – Nuk ishte vërejtur hyrje me dhunë në dhomën e dëshmive të Policisë në Pejë, kur ishte zbuluar se ishin vjedhur 25 kilogramë ari. Dera ishte hapur vazhdimisht me çelës, e ari ishte vjedhur në mënyrë sistematike. Përgjegjëse për çelësa ishte Ryve Lokaj, e cila ndodhet në paraburgim.

Dy muaj pas këtij skandali Policia e Kosovës ka marrë “masa” që në dhomën e dëshmive në Drejtorinë Rajonale në Pejë të mos ndodhin vjedhje më si ajo e arit. Ka blerë një derë me kod me anë të një tenderi të hapur, kontrata e së cilës do të nënshkruhet të martën. 1.340 euro ka kushtuar kjo derë që do të vendoset në dhomën e dëshmive. 

Tenderin e ka fituar operatori ekonomik G.F.I.K më 27 korrik, që ka qenë më i liri nga të gjitha ofertat. Katra sosh ishin. Njoftimi për dhënien e kontratës është publikuar të hënën në uebfaqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.



Më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore” 

Komente (20)

stupci01.08.2012/07:21

a e kan vjedh deren a dukatin

Albi01.08.2012/00:06

Tashi Kur te vjedhin per se dyti kan per ta vjedhur edhe deren me shiten per hekur hahahahah temmerr per udheheqjen e shpks "shikun"

une31.07.2012/20:15

ja paskan ngjit shulin

Tarabuku31.07.2012/20:03

O nuk i keni hi me temel hetimit se keni me zbulue pisleqe ne Policine e Pejes. Le ti pyet dikush sa ka kushtue objekti pewr larjen e automjeteve te policise 17 mijë euro e ku ndodhet tash ai objekt. Kjo ashtë veq njona dallavare. Vazhdoni vazhdoni dhe keni me u kenaq me marifetlleqe

plaku31.07.2012/18:53

dera ska pas faje,por policija...

hajduki31.07.2012/16:51

sikur tkish pas dhoma der me vakt, nuk do te ndodhte vjedhja. Poo, von ja kan vnu deren tash aty ma ska kurgjo me vjedh.

billi31.07.2012/16:42

kqyrne tash ka me shku vet Bajram regjepi pe kod e pa kod ka me vjedh qka u met edhe kryhet... hajnat i kan kodat gjith me veti extra.

Korrupsioni31.07.2012/16:40

Ha,ha,ha,ha,ha,ha, cfare nuk ndien njeriu,"CIRKUS","CIRKUS","CIRKUS".

drenicaku31.07.2012/16:03

Po dera nuk eshte thy,por eshte hap me qels,qelsin e kan pas sigurisht dihet,po hajt se hajna jeni e hajna kini me kan gjith,nuk besoi qe dikush ka besim ne ju e ju ndrroni dyrt per dit

Blerim31.07.2012/14:50

Kur bohet dhe ne polici mej mshel dyrt qka pritet prej neve kurgju veq dhe ma keq. . .

Burimi31.07.2012/13:46

me 25 Kg bazen qojn tash se le se ndrrojn nje der marr mu lajmru tash keshe po bajm diqka

zyrtari31.07.2012/13:09

po a lehen bre aty 25 killa dukat hej, syt mi vrejshin smujsha me e kqyr. Dhe e hjeka.

dreni diku larg31.07.2012/13:03

Ma me randesi qenka dera per ta ndrrue e hajnat ne te vazhdojn punen ne polici.Shtet se jo mahi.

Agimi31.07.2012/12:20

Po diqka duhet te nderrohet.Por jo dera por MENTALITETI i njerezve ,ku interesi i shoqerise e mbizoteron interesin personal.

haxhei ssepheri31.07.2012/11:46

Pse a dera pska faj per vjedhjen qe ibani vet qeverija ?

Hyseni31.07.2012/11:45

Nuk ka nevoj fare me ndrrue deren,por duhet te ndrrohen personeli zyrtar i zyres. Aty nuk kan mujt njerzit e thjesht ta bajn ket gja,por ktu asht vjedh nga vet policia turp....

17...31.07.2012/10:39

MARRE E MADHE, NE POLICI DERE ME SHUME SE E QELIKET. KUKU PER NEVE.

gjylshah fetahu31.07.2012/10:12

te medhejt i bejne mekatet,te vegjlit i zene harami i tyre,kshtu thuhet ne kuran,edhe ktu si po duket eshte e njejta gje.

artan31.07.2012/09:25

Hahahaah si me kod si me celes njesoj,nuk ben pune dera e blinduar kur ajo hapet me celes ose me kod.

rafeti31.07.2012/09:14

edhe ma mir ma let me msu kodin tani ska fajtor hiq si qitash

1000  Karaktere
Prishtinė 13°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 13°C
Shkup 16°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė21°C
Tiranė22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell