• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 Anima *** 18:00 Talk *** 18:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis.16 dhe 17 *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:35 Sporti ne KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:05 Automan *** 21:30 Dokumentar: “At the Edge of Russia” *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Veteranët mbesin pa Azem Sylën, ai nuk sqaron dorëheqjen

Publikuar: 30.07.2012 - 18:15

Prishtinë, 30 korrik - Azem Syla nuk sqaron arsyet e dorëheqjes nga pozita e kryetarit të Komisionit për Verifikimin e Veteranëve, Invalidëve dhe Dëshmorëve të UÇK-së. Qeveria nuk është në dijeni për dorëheqjen e tij. Ndërkohë për këtë dorëheqje nuk janë njoftuar zyrtarisht as anëtarët e tjetër të komisionit.   Azem Syla, i njohur si komandat Daja, u emërua në janarin e këtij viti në krye të Komisionit Shtetëror për Verifikimin e Veteranëve, Invalidëve dhe Dëshmorëve të UÇK-së. 

E për këto 7 muaj ai mblodhi vetëm një herë komisionin, edhe atë në një takim njohës.

E pas krejt kësaj ai thotë të jetë dorëhequr nga komisioni.

I kontaktuar nga KTV-ja, Azem Syla nuk ka folur për shkaqet e dorëheqjes, madje ai as nuk e ka pranuar e as mohuar një gjë të tillë.

Por, dorëheqja e tij nuk gjendet askund në Qeverinë e Kosovës. Për të nuk është i njoftuar as numri dy i qeverisë, Hajredin Kuçi, e as sekretari Fitim Krasniqi.

Nëpërmjet telefonit, Krasniqi i ka thënë KTV-së se në zyrën e tij nuk ka mbërritur asnjë letër dorëheqje nga Azem Syla. “Nëse një veprim i tillë do të ndodhte, atëherë sekretari i Qeverisë do të duhej të ishte personi i parë që do të informohej”, ka thënë Krasniqi.

E për lajmin e dorëheqjes së Sylës nga kreu i Komisionit Shtetëror për Verifikimin e Veteranëve, Invalidëve dhe Dëshmorëve të UÇK-së nuk janë në dijeni as anëtarët e komisionit, që janë 16. 

Muharrem Xhemajli është njëri ndër ta.

Ai madje shprehet i befasuar me lajmin për dorëheqjen e tij.  

Xhemajli në një intervistë dhënë KTV-së kohë më parë kishte drejtuar akuza direkte ndaj komandant Dajës, duke e quajtur fajtor për faktin se nuk dihet ende se kush është veteran e kush është gënjeshtar.



Tash ai thotë se nuk do të ketë durim të gjatë ndaj kësaj neglizhence për nisjen e punës së komisionit.

Ndërsa ka deklaruar se shpreson se me apo pa Azem Sylën, komisioni të nisë punën në shtator.

Mosfunksionalizimi i komisionit për seleksionimin e veteranëve ka lënë peng edhe zgjidhjen e çështjes së statusit të veteranëve.

Pasi që Qeveria dhe Organizatat e Veteranëve ishin dakorduar që të amandamentohej ligji i vlerave të luftës dhe pjesë e tij të bëheshin sërish edhe çlirimtarët pasi të dihej numri i saktë i tyre.







 

Komente (10)

toni31.07.2012/02:17

masi edhe zvicrra e ka cilsu 100 budall,nuk di qysh hini ne qeveri,msonu o popull e mos ja jepni voten mo ktyne se na sosen tu na vjedh.

marsel31.07.2012/00:28

Koka ba shum keq.

me kqyre holl ky nashta su kan ne lufte hiq e tash bahet filozof me vertetu kush u kan ne uck e kush su kan,ose ka ndonje krize psiqike ... ,
e verteta esht aty spaska qka me vjedh ma eper ata ka dhan dorheqje se tash i vyn ma shum se ja kan nderpre socialin invalidore ne zvicerr.he nanen e ... ve, hajnav.....

Veterani i ish UCKse30.07.2012/23:41

Njerzit e LDKse nuk kan qen as shpiuna e as bashkpunetorpor kan qen ajka e keti populli or injoranta qe po e shani Nazim Bllacen. Bllaca edhe per kunder qe ka ba krim, ne fund eshte pendu dhe po e tregon realitetin. Kta njerez nuk kan ... asnje serbpor njerzit e LDKse, ajken e ketij populli, vetem per ... rig dhe me vjedh. Kjo vlen per Idriz Letiqin, Sakin edhe Drenicakunshkoni lshoni lopt ju more injoranta dhe analfabeta.

Arbeni30.07.2012/22:19

Nje Shumic Flasin lirshem dhe plotsisht me te padrejt. Qfar te Drejte ka tani nje Veteran Lufte "Asgje" Qfar beri Qeveria per Veterant e Luftes "ASGJE" e Vertet qe ka disa Veteran qe jan Antarsu me te Padrejt por jan shum pak sepse po te ishte ashtu leht te Deshmosh dhe te jesh Veteran Lufte ather Provojeni vet. Mos Flitni Kot e mos e mposhtni Krenarin tuaj dhe veprat e atyre qe Rrezikuna Jeten, Familjen dhe Pasurin per Lirin qe e trashigojm, mburru me ate qe ke e mos e nenqmo. Fjala Popullore thot Vetem ai qe ka qen i Semur ja din Hallin te Semurit, Kurse ktu ca Koprrac behen kinse te Menqur dhe Fillozofa...! Per Shtet ta ndertosh e zhvillosh duhet te Punosh e jo te rrish ter Diten me nje Makjato ne Kafiq me nje Lug Pllastike ne Goj e te Llafazosh, nga Kot vjen Kot dhe je Kot e do mbesesh Kot.

sadri shala30.07.2012/20:45

veteran lufte e gezojne shume qe kan ikur me gra ne kolona...tani marin edhe ter ardhura te mira i njof shumicen nga ta..marre per qverin e hajnav per ministrat hajna dhe per kryeministrin tradhetare...i ngutet me shit edh trepqen dhe ptt e pasta edhe mi ardhe puna me leshuar kosoven ateher ka ber per ter jeten por ska ku shkon vetem te shkofte te ndriklla ne rusi gruja e milloshit..

BANULLA LIPJAN30.07.2012/20:05

NASHTA E BAJN NAJ KRYETAR TE DUGAGJINIT TE VETERANVE NASHTA E LYPIN NAJ RAMBO SE AZEM SYLA SPE PRANON NAZIM BLLACEN SHIKUN E UDBES PER VETERAN QATA KA DHAN DORHEQJ TASH PE PRANOJKAN NAZIM BLLACEN VETERAN TE UCKS

Dema30.07.2012/19:52

Thot nji fjale popullore ,dasma u prish kur u nis,edhe ne Kosove gjithqka shkoj keq kur erdhen ne krye te institucioneve ,pas lufte ,njerez si Azemi ,shoqatat e dala nga lufta u themeluan me qellim perfitimi nga antarsia,shitja e vertetimeve,perfitim nga donacionet e ndryshme ,te rreshtuara politikisht ne krahun e Hashimit dhe Azemit.
Kto shoqata bashk me shikun jan shfrytezu per friksim vrasje zhvatje te kundershtarve politik ku ne strukturat e tyre kishte njerz me te kaluar te dyshimt siq eshte easti i Nazim Bllaces dhe Faredin Gashit.
Nese eshte e vertet se Azemi paska dhen doreheqje nga kreu i komisionit,vjen si pasoj e presionit nga argat e vet te cilet luften e shikuan ne televizor.
Megjithate do te ishte nji lajm i mir.

paracetamol30.07.2012/18:52

Po lereni le te shkon, se tybe nuk eshte ka e din as vete se cka eshte ka bane. Na paska fik? Nuk ka kushe qe mundet me i pastru keta lista te veteraneve, veqese njani nuk po ja permendi emrin mujshi me dite?

Arberi30.07.2012/18:47

Une jam qe kete te drejten e VETERANIT te luftes ta gezojne vetem ata te cilen kane qene te kyçyr nga themelimi i UQKse e deri te filimi i bombardimeve te NATOs mbi ushtrine serbe pas dates 24.03.1999 nuk mund te quhen veterane te luftes per vetem 78 dite luftime ,aq ma keq kur ka raste qe fare ska qene ne lufte edhe i ka "DESHMIT" apo tapin e disa udheheqsve qe gjoja ka qene luftetar ,ky eshte tmerr bre njerze ....

detonatori zjarr30.07.2012/18:41

Une e di pse. See, te gjith atyre duhet me ju percaktue stazhin, se prej ciles dat deri ne cilen dat kan luftue. Pra, jo veq se a kan luftue a jo. Po prej ciles dat deri ne cilen dat. Dhe veterani sa vjet ka luftue. Dhe se a osht veteran se osht i moqem e smunet me punue, aa osht veteran se ka luftue nji koh te gjat, dhe sa eshte ajo koh.

1000  Karaktere
Prishtinė 15°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 15°CKryesisht me vranėsira
Shkup 20°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė16°C
Tiranė18°CRrebesh shiu
Shkup23°CRrebesh shiu