• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 18:00 Talk *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:35 Sporti në KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:00 Automan *** 22:05 Dokumentar: Biografi - Roman Polanski *** 22:50 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Bllaca i shkruan “ish -shokut Fahrudin Gashit-Faruku”

Publikuar: 30.07.2012 - 15:10

Lipjan, 30 korrik – I vetëdeklaruari punëtor i ish-ShIK-ut, Nazmi Bllaca, ua ka shpërndarë sot medieve një letër drejtuar, siç e ka titulluar vetë,  “ish -shokut Fahrudin Gashit-Faruku”, i dënuar muaj parë me 18 vjet burgim për krime lufte.

“I nderuari Faruk, bëra gjithçka për të gjetur pak kohë t’ju drejtohem me një letër të hapur. Po të shkruaj një letër publike, në pamundësi për të shkruar një letër që të drejtohet vetëm ty.

Po të shkruaj si ish-shoku yt, por ato që do t’i them më poshtë të lutem merri sikur po t’i thotë një shok. Një shok i cili ishte me ty në biznes, qejf e në krim.

Siç edhe mund ta dish, jam duke përcjellë zhvillimet në procesin Bllaca II si dhe duke pritur përfundimin e shpejtë të këtij gjykimi.

Pasi që isha shok i juaji dhe jam shumë i sigurt se një pjesë të përgjegjësisë që të është ngarkuar në këtë proces nuk të takon ty, po do ju takonte disa personave që sot gjenden nëpër plazhet e Shqipërisë a Turqisë. Ata janë duke kaluar pushime me familjet e tyre dhe duke qeshur me sjelljet e tua nëpër televizionet mbarë shqiptare.

Ndërsa, ti ish-shoku im i skuadrës së vrasjeve të Shërbimit Informativ të Kosovës gjendesh në “plazhin” e Burgut të Dubravës, dhe unë, ish-shoku yt i kësaj skuadre, hiç më mirë se ti: me një liri të kufizuar.

Megjithëkëtë të përbashkët dhe të kaluarën tonë kriminale në të njëjtën skuadër të SHIK-ut, për dallim nga ti, unë gjeta kurajo dhe e drejtova gishtin kah urdhërdhënësit tanë, që na shndërruan në makina vrasëse për interesat e tyre të ulëta.

E ti ende nuk po ndryshon. Ti mendon që po rritesh, por kundrejt borxhit që ua kemi familjarëve të viktimave tona, as vitaminat nuk të bëjnë hair.

Mos harro se urdhërdhënësit tanë, ata që na udhëhoqën drejt vrasjeve, dëshirojnë të mbajnë situatën nën kontroll vetëm deri sa të kryhet procesi Bllaca II.

Për këtë, me këtë letër publike, në pamundësi për ta dërguar një letër vetëm ty, po të tregoj se jam shumë i bindur se askush nuk do të jetë i interesuar të të takojë apo të të vizitojë pas përfundimit të këtij procesi, pasi që me ty dhe shtirjen tënde për të çmendur, ata kanë realizuar qëllimet e veta për të mbrojtur vetën e ata që janë jashtë “plazhit” të Dubravës, e duhej të ishin moti aty, të lirë e në plazhet më të bukura të botës.

Jam shumë i sigurt se ky gjykim shpejt do të përfundojë. Për ty fundi do të jetë më i hidhur se sa për të gjithë të tjerët në këtë proces, që janë bashkë me ty në bankën e të akuzuarve.

Faruk, ish-shoku im i skuadrës së vrasjeve të SHIK-ut, ti në fund do jesh më i dëmtuari!

Duke u bazuar ne përfundimin e shpejtë të këtij gjykimi në njërën anë, dhe urdhërdhënësit tanë, që janë nëpër pushime me familje e tyre, të lumtur në stilin e tyre, detyrohem të kërkoj nga ti që të drejtosh gishtin kah ata sa nuk është vonë për procesin Bllaca II.

Besomë që ky hap do të jetë vendimtar për familjen tende, e cila se shpejti do të përballet edhe me një vendim tjetër kundër teje, dhe atë vetëm brenda pak kohe e në procesin Bllaca II.

I nderuari Faruk, unë kërkoj nga ti që së pari të mendosh për familjen tënde dhe jo për urdhërdhënësit tanë që na quan në krim.

I nderuari Faruk, unë kërkoj nga ti që së pari të mendosh për familjen tënde dhe jo për patriotizmin e rrem të këtyre urdhërdhënësve që mua dhe ty na mashtruan duke na përdorur si pastrues në vrasje politike, e që sot ti përballesh me pasojat.

Të pret një burgim kapital!

Tek e fundit, unë të kam pas shok dhe askush nuk e di më mirë se unë se çfarë përgjegjësie ke pas ti në veprat penale në procesin Bllaca II. Për të bërë këto konstatime madje kam si bazë edhe një vendim gjyqi që më shpalli dëshmitar bashkëpunues.

Mirëpo këto vepra e kanë diku tjetër një pistë, e ti e di mirë. Ti e di ku e kanë fillimin krejt këto krime të ulëta, të kryera në emër të patriotizmit. Bile ti e di shumë më mirë se unë se kush është urdhërdhënësi.

Theksoj, urdhërdhënësi!

Dhe ne fund, jam i sigurt se procesi do te përfundoj, dhe atë shumë shpejt, mirëpo një fjale e urte popullore thotë: “Njëherë vjen vera kah dera”.

Shpresoj se do gjesh kohe për të lexuar këtë letër të shkruar me shumë respekt për ty dhe duke kujtuar të kaluarën që kemi pasur bashkë për një dekadë.

Me respekt:

Nazim Bllaca, anëtarë i skuadrës së vrasjeve të SHIK-ut dhe autor i një vrasjeje”, përfundon letra e Nazim Blacës, drejtuar Fahrudin Gashit-Farukut.

 

Komente (26)

Fitim Prishtina31.07.2012/09:12

Nuk poi kuptoj disa komentues!
nje sen qka shifet nuk ke nevoj ti besosh ne LDK para syve te gjith popullit Kosovar ne zxhedhjet e atehershme veq filloj lufta nder ta e sot ata i lypin ... sesit po ... sit e tyre jan ne LDK LDD Gani Geca ka plot Kosova

cingli31.07.2012/08:32

o Bllac perfundoi ne burg kta tradhtart qe po shetiten neper pllazh

Meti31.07.2012/08:18

Bllac lexoj veq emailin e qati far Ahmet Shtimjes ku thot denoncoj filan, e shef si jane shqiptaret kane deshir me te pa ty duke qen aktor e vet shikues si rasti i qiti Ahmetit Shtimjes. Po lere more mos u merr me punet e tjerve po shikoj familjen tende, se ne fund ke me dal i lagt se edhe po te ishin keto te gjitha te veertet qe i thoni ju prap ju jeni i vogel mi domtu Bosat.

nrb31.07.2012/01:14

nuk do ti besohet nazmi bllaces po mos te kishin ndodhur shume ... sje te aktivisteve te ldkse,prej kohes qe erdhi pdkudba ne pushtet nuk pati ... sje. TE BENE TE BESOSH

Veterani i ish UCKse30.07.2012/23:40

Njerzit e LDKse nuk kan qen as shpiuna e as bashkpunetorpor kan qen ajka e keti populli or injoranta qe po e shani Nazim Bllacen. Bllaca edhe per kunder qe ka ba krim, ne fund eshte pendu dhe po e tregon realitetin. Kta njerez nuk kan ... asnje serbpor njerzit e LDKse, ajken e ketij populli, vetem per ... rig dhe me vjedh. Kjo vlen per Idriz Letiqin, Sakin edhe Drenicakunshkoni lshoni lopt ju more injoranta dhe analfabeta.

Saki30.07.2012/22:48

Turp Turp per tardhtaret . E more pis Nazim Bllaca deh shume shoke ektu q eke ne ket faqe jeni tardhtaret ma te mdhenjet e Shqiptarve. Benu te sinqerert a nuk dueht likuidurar spiunat deh bashkpuntoret e shkive. Por ja qe ne nji kohe spiunat shqiptar folnin neepr oda e tani haptas para opinionit te pergjithshem. Turp .......

agimi 30.07.2012/21:38

kjo eshte deshmija me e mir se ne kosove nuk ka ligj dhe se nje shtet nuk ka te beje me demokraci .Per deri sa nje kriminel i akuzuar per krime del dhe flet hapur e ndoshta edhe "mburret" me ate qka ka vepru kjo nuk ka te bej me nje shtet ligjor .Pyesim si e njdjejn veten familjaret e te vrareve kur Bllac krimineli tregon hapour dhe pozohet para kamerave se si ka vrare familjarin apo babajn e tyre ?Ketyre kriminelave duhet te dedohen ne nje menyre ma diskrete dhe se nje kriminel si ky qendron ende ne burg shtepijak kjo ndodh vetem ne Kosove.

TITI30.07.2012/21:37

ooooooo Rrahman mus e ki naj qka kit far Fahrudin Gashin qe po tu dhimet kaq shumm nese tu dhimet shko rri me to. po kta kriminel q kan vra gjin tpa fajshum e i kan tranu thmni e rob per ty skoka kurgju aa. thuhet fjal popullore gjaku i njerit kurr nuk u hup as nuk ka me hup kshti q ma mir asht per ty me kap shatin e me punu naj qka se sa q i del kra kriminelit

idriz leletiqi30.07.2012/21:33

Ju lutem shume lexuesve qe nuk e njofin Nazim Bllacen dhe familjen e ti te mos bejne komente.Edhe po te jete e vertet se Shiku ka vra agjent te Serbis kushe eshte kunder ketu,ne Kosove me ndihmen e ketyre njerzve u vra. ne mbi 16.000 Shqiptar.Kujt nuk ja ka djeg ZEMREN Shkau mos te tallet me ne te tjeret.

DRENICAKU30.07.2012/21:21

O NAZIM SHPIJUNI BRAVO E SHTINE NE BURG EDHE PO BAN HAJGARE ME TA HALLAL TKOFT

rrahman30.07.2012/20:08

Një i trent del e shpërndan një gënjeshtër dhe disa të çmendur i dalin në krah...turppp ku i thuhet një krimineli bravo

nexhat karaqa30.07.2012/19:55

Heret a von drejtsia duhet me dal ne shesh,edhe do te din qdo njeri se gjaku i njerit kur nuk hup, z ,bllaca e ka pa gabimin qe ka ber,edhe i tregon te gjitha por ktu dikujt nuk po i konvenoin,kurr nuk duhesh mo bo qka munesh e kta udbashat kan bo shum sene te liga qe nuk i bon niri normal ato e tash do te mahen ne paqin ku mu kap

BANULLA LIPJAN30.07.2012/19:32

NAZIM BLLACA SHUM PO TE DHIMET FARUK GASHI UDBASHI KREJT SHTIMJA EDIN QE ASHT UDBASH ETI EPASKE SHOK KURJE SHKU TI NE UCKE MAS PARI JE LAJMRU NEKOMANDEN E MILICIS UDBES NE LIPJAN TE NIKOLLA KTA MA KA THAN STAJ DURIQI SHKA PARA ZURES TE KRYETARIT TE KOMUNES TE LIPJANIT UNI THASH KUJE TI KUSHERI NAZIM BLLAC UDBASHIT UN JAM SHQIPTAR DURIQ I RIBARIT NUK JAM SHKA JAM SHQIPTAR QIKA JEM PUNON NZYRE ME DACICIN KUSHERININ E NEXHAT DACIT MILLOSHI ASHT GJALL NE HAG RUST VEQ NI KOKERR TE GJUMIT JA KAN DHAN KSHT U THOJKE STAJ DURIQI EPER TY NAZIM PO THOJN QE 2VJET KE NEJT NE BANESEN E TEFIK LUKICITNE BEOGRAD E TKAN PA TYNEJT ME VLLAZNIT E NEGJAT DACIT DACICIT EKE GENJY QE MKA PLAGOS FATMIR QERMI MILICI I GODANCIT QE KA PUNU E HALA PUNON NE UDBE KQYR BANE ADENEN SE STAJ SHKAVELLI DURIQI THOJK EKAM KUSHERI BLLACEN SE SHQIPTARI SE VRET SHQIPTARIN PER PUSHTET

dini30.07.2012/18:28

Tregoi edhe te tjeret,dhe del me emra dhe mbiemra,kur dihet se edhe ne qeveri ndoshta i kemi ... sesit e popullit.

Liberatori30.07.2012/17:54

Jeton a mos po te kryhet miza perfundi kapucit,,se nuk e di se kush eshte i cmendur ketu,Te c,mendur jan keta kriminel qe i kan urdheru keto gjera e ti te pakten nese nuk i ke perkrah ne menyre te drejtperdrejt ateher as moralisht mos e bej.

shpendi30.07.2012/17:53

DERI SOT NFAQEN E HISTORIS SHQIPTARE AKOMA SKA DAL AS NI BURR ME DREJTUE GISHTIN BASH ATY KU DUHET ZBLLACA AFERIM EDHE MOS U NDAL ME KAQ DERI TI XHUJSH KREJT NPLLAZHIN E DUBRAVES E TANI LETI HAJN MILJONAT E VJEDHURA BRE HARAM JU KOFT SE QYSH I KAN QASHTU KAN ME JA PA EDHE SHERRIN NAZIM BLLACA NESE NDALESH NE XHYS TRRUGES MOS HARRO E HUMB RRUGEN TVY NAVIGACIJON TANI M E MARR DFREJTIMIN POR SI POI DUKET TY SKA QA TVYN NAVI SE DON ME E PERFUNDUE DERI NFUNT KY QA PO BANI U ASHT PER RESPEKT SEPSE PO MUNDOHNI ME I NDIHMUE DREJTSIS TKOSOVES NDERSA TJERT SI EDIN KET HISTORI DHE JAN PJESMARRS MARRI JU QOFT SE ATA NUK JAN PATRIOTA PO TRADHTAR E SHKUE TRADHTARVE POR MOS HARO SE PO VERTET NA KE INSPIRU PO TREGOHESH SHUM DJAL AZGIN DHE HUMAN SE MEI DERGUE TE XHITH KTA ZOTRINJ NPLLAZHEN E DUBRAVES NUK ASHT PAK EDHE MASI KAN MILJONA TPALUME TPAGUHET BESOJ HAHAHAH

Shabani Nonda30.07.2012/17:47

Bllaca me kete gjest, t'u i qit njerezit...edhe ka perfitu vALLAHI., n'aspektin MORAL. Me ... ka ... . e pranon... po te Zoti gjykohet... a kta tjert qe spo e pranojn e po mshefen... kta duhet me i rjep me zhilet kadalkadal. Edhe 1 sen ja ka pa hajrin po e din kodin penal te Kosoves PLUS po i din nenet koxha mire., edhe drejtshkrimin e paska permiresu deri ne perfeksion! komplimenta! Koha, ma te miret...

enisi30.07.2012/17:39

po edhe ky e miritone me burgose se ku ka bahe krime nuk bane me lone ne liri marre ju kofte shqiptarve qka kane bahe

Hasani30.07.2012/17:30

Bllac he vandam veq perpara se poplli te perkrah.

Ahmet Shtimja30.07.2012/16:56

Bllace te lumte qe as spo tutesh as spo ndalesh.Te lutem njoftoje opinionin per veprimtarine e Ekrem Jashari, agjent shumevjeçar i UDBse dhe vendimarres i shikut per te ... re shqiptaret. Demaskoje sepse gjith jeten ka punu per Serbine

malsori30.07.2012/16:11

Nuk kane qene vetem keta te dy ne ate skuader, ku jane te tjeret, cilet jane te tjeret ..tregoni se kush jane ata trego o Bllac, trego ooo..Faruk, tregoni kush kane qene shefat e juaj, kush ??? Çlirojeni popullin, tregoni popullit kush jane ata ... ses qe shkaktuan urrejte e armiqesi mes shqiptarve pas luftes. Tregojeni, se jam i sigurt qe juve populli dhe familjet e te ... reve do ua falin veprat e renda qe i keni ba, sepse kur tregohet e keqja, merr drite e ardhmja.

Jetoni30.07.2012/16:11

Ende jeni duke u merr me ket njeri te QMENDURA o more BLLaco more po si ste vjen TURP para vetvetes me bër kso sjellje si askush kat kupton sësht qka po don .Ikë more prej ksej faqe te dhevt se na bane horë more hor.

labi30.07.2012/16:06

brawooo bllac

mut kathata vllavi shkullit30.07.2012/16:03

nete rrin qaty bre burr

kola berisha30.07.2012/16:01

o NAZIM BLLACA ty brravo te koft po nose nku don mi qit gjinen leje more burr ne te dese qaty qka po te han per ta edhe ka frik ky me kallsu se pastaj ska ku me shku se e presin si te del e ... sin ky edin mir ata pun po edhe ata te tjerete nku kan ku me shku se gjithmon eshte kon keshtu gjithmon badugardete i mysin masmrami shefata rrespekte per nazim bllacen

bekimi30.07.2012/15:59

Shum i fort o ka del ky njeri.

1000  Karaktere
Prishtinė 24°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 24°CI kthjellėt
Shkup 28°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe vranėsira tė pjesshme