Mustafa kërcënon me bojkot të kuvendit

Artikujt tjerė
- Selimi: Nuk ka shqiptarë në zonat e luftimeve në Siri
- Aksidentohet me motoçikletë Xhavit Haliti, lëndohet leht
- Politikë e së kaluarës, apo taktikë?
- DASH: Legjislacioni dhe Qeveria mbrojnë lirinë fetare në Kosovë
- SKV: Rektori i ri është rektori i vjetër
- Armët në ahengje rrezikojnë kosovarët
- Veteranët mbesin pa Azem Sylën, ai nuk sqaron dorëheqjen
- MPJ interesohet edhe për diasporën e hershme kosovare në Siri
- Vëllezërit Kuzhnini me projekt kundër vëllavrasjes
- USAID-i transferon Zyrën Rajonale Kontraktuese nga Budapesti në Prishtinë
Prishtinë, 30 korrik (E plotësuar) LDK-ja nuk i përjashton veprimet radikale në qoftë se marrëveshja për presidenten nuk do të respektohet. Veprimet e LDK-së do të varen nga qëndrimi i Presidentes, i Kryeministrit e faktorit ndërkombëtar, nëse do të respektohet apo jo marrëveshja. Insistuese është dhe AKR-ja, partneri tjetër i marrëveshjes politike. Do ti humbë kuptimi marrëveshjeve në të ardhmen, nëse shkelet me dy këmbë mbi këtë marrëveshje, thotë AKR-ja.Partia më e madhe opozitare kërcënon me hapa më radikalë nëse marrëveshja politike për zgjedhjet e reja presidenciale nuk respektohet.
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, po i pret qëndrimet e Presidentes, Kryeministrit e faktorit ndërkombëtar nëse do ta respektojnë apo jo marrëveshjen.
Përndryshe, LDK-ja nuk e përjashton as bojkotimin e punimeve në kuvend në muajin shtator, ka thënë Mustafa.
Edhe partneri tjetër i marrëveshjes, AKR-ja, insiston në respektimin e marrëveshjes politike, megjithëse kjo situatë nuk po ndikon aspak në marrëdhëniet ndërmjet dy partive në pushtet.
Nënkryetari i kësaj partie, Ibrahim Makolli, ka thënë se nëse nuk respektohet marrëveshja, atëherë do të jetë një tregues i keq për marrëveshjet e tjera të mundshme në politikë në rast nevoje.
Kohë më parë, një letër nga zyra e Presidentes i ka shkuar Gjykatës Kushtetuese, ku i ka kërkuar kësaj të fundit të interpretojë nenet që kanë të bëjnë me zgjedhjen e presidentit të ri 6 muaj pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve kushtetuese.
Interpretimi i Kushtetueses ishte pro qëndrimit deri në fund të mandatit të Presidentes, duke i konsideruar nenet antikushtetuese.
Ky vendim i Gjykatës ka irrituar faktorin politik kosovar, sidomos partitë të cilat ishin pjesë e marrëveshjes. LDK-ja tashmë hapur i ka kërkuar Presidentes që ta lërë postin dhe të shkojë në shtëpi.


Pashtriku30.07.2012/21:58
Pa provo njehere.Per nje gje duhesh te jesh i sigurte Delli t'thirre neser ne telefon dhe t'urdheron me iu ngjite Dragodanit perpjete deri te zuyrja edhe ate kembe. Edhe per nje gje jam i sigurte ti i neshtrohesh presionit. Kete e ke deshmu edhe herave tjera!

isufi 30.07.2012/18:39
po hajde ma nje here tregoje vehten baca ise

dauti norvegji30.07.2012/18:38
Mbase edhe nuk ka rruge tjeter!

xhevdeti30.07.2012/18:31
Nje lemsh ne LDK,kurse lemshi tjeter ne PDK.Ju jeni e keqja e Kosoves dhe e popullit,ju smeritoni qe populli te merret me ju.

ibushi30.07.2012/16:11
duhet me e lan veq vet kryeministrin ne kuvend me e siell kryet her andej e her kendej







Hanibali30.07.2012/22:59
Me ket deklarate vetem se e pranon qe je mashtrue dhe nuk e meriton at vend qe e ke.Ti eshte dashte me e dite qe gjarperi nuk ka bese.