Diplomacia digjitale për shtim të njohjeve

Artikujt tjerė
- Veteranët mbesin pa Azem Sylën, ai nuk sqaron dorëheqjen
- MPJ interesohet edhe për diasporën e hershme kosovare në Siri
- Vëllezërit Kuzhnini me projekt kundër vëllavrasjes
- USAID-i transferon Zyrën Rajonale Kontraktuese nga Budapesti në Prishtinë
- Barrikadat, problemi kryesor për lëvizje të lirë në veri të Kosovës
- Bllaca i shkruan ish -shokut Fahrudin Gashit-Faruku
- Ibrahim Gashi rektor i ri i UP-së
- Mustafa kërcënon me bojkot të kuvendit
- Diplomacia digjitale për shtim të njohjeve
- Normalizohet qarkullimi përmes Merdarit
Prishtinë, 30 korrik - Përpjekjet për shtimin e njohjeve të Republikës së Kosovës nga infrastruktura globale, nga uebfaqet, ndikimi i përmbajtjes së Kosovës në burimet kryesore të informacionit online janë disa nga karakteristikat që do të përfshihen në formën e diplomacisë digjitale për Kosovën.
Ministria e Punëve të Jashtme është duke bërë përpjekje në shtimin e njohjeve përmes diplomacisë digjitale, e cila do të përmbajë informata të vërteta dhe pozitive për Kosovën.
Zëvendësministëri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi thotë se kjo formë e lobimit nuk është propagandë, por do të ofrojë të dhëna të sakta dhe bazike.
Kosova sot mund të shtyhet me këdo në Ballkan çoftë për të drejtat e njeriut, çoftë për demokratizim, apo për rritje ekonomike, këto janë të dhëna që nuk guxojmë ti fshehim, as të turpërohemi se prej nga jemi. Prandaj ne duhet të jemi ata insistues dhe me qytetarët tanë të krijojmë një sistem lobues në internet në përmirësimin e imazhit tonë dhe në përforcimin e argumenteve kryesore për lobim dhe pavarësi, theksoi Selimi.
Ai i tha RTK-së se do të kërkohen njerëz e miq në gjithë botën, në mënyrë që të lobohet edhe në gjuhët amtare të atyre shteteve që nuk e kanë njohur Kosovë, siç është gjuha spanjolle dhe ajo kineze.
A ka diçka spanjollisht për Kosovën, ka shumë pak materiale, a ka diçka në kantonishte të kinezishtes e cila flitet më shumë se anglishtja nuk ka , prandaj të shikojmë të gjejmë personat, miqtë, organizatat në tërë botën që të na ndihmojnë që të krijojmë sa më shumë përmbajtje në gjuhë amtare të atyre që nuk na kanë njohur. Shumë me rëndësi kjo që të mos i lemë tjetër që të na qepin rrobat tona, por ne të jemi vet autor të përfaqësimit tonë> tha Selimi.
Në bazë të angazhimeve të fundit, sipas Selimit në vjeshtë do të ketë rezultate konkrete të procesit të lobimit për njohjen e Kosovës.


Agroni30.07.2012/14:19
Masi ka mbet lobimi ne doren tende mos vet halli






plaku30.07.2012/17:39
ne javen tjeter priten njohjet ahahhaa