• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Ngjarjet e 2004-ës përgatitën terrenin për copëtimin e Kosovës

Publikuar: 30.07.2012 - 10:00

Prishtinë, 30 korrik – “Koha Ditore” ka publikuar sot pjesën e dytë të emisionit press-ing në KTV, bisedës së Agron Bajramit me veprimtarin e lëvizjes kombëtare, Xhafer Shatrin.

“Ngjarjet e vitit 2004 në Kosovë kanë pasur për qëllim ta varrosin Kosovën, dhe e kanë dëmtuar rëndë shumë, dhe e kanë përgatitur terrenin për copëtimin e saj të mundshëm. Ngjarjet e vitit 2004 kanë qenë më të turpshmet në historinë shqiptare, dhe ato i kanë organizuar strukturat politike shqiptare, por sinkronizimi ka ardhur nga shërbimi informativ ushtarak serb. Prej fillimit deri në fund”, ka thënë Shatri.

Ish-ministri për Informata i Qeverisë së Kosovës në ekzil, Shatri, nuk ka nguruar të thotë se “ajo që di unë, Fondi i 3% në asnjë mënyrë nuk ka guxuar të kthehej në OJQ në asnjë rrethanë ... sikurse që e di se ka njerëz, emra, zëra në Parlamentin e Kosovës, të cilët kanë menaxhuar fondin “Vendlindja Thërret”, e kanë blerë komplekse të tëra banesash në vitin 1999 në Francë. Po flas vetëm një segment se këtu ka shumë gjëra...” (gjerësisht sot në “Kohën Ditore”). 

Komente (2)

Omeri30.07.2012/15:01

Eshte mir te thuhen te vertetat sado te dhimbshme qofshin.Ngjarjet e vitit 2004 ne kan demtu shume Kosoven, ne qe jetojme jashte dhe kemi kontakte me qarqet me ndikim e dime shume mire.
Ato ngjarja ia kane larguar Kosoves shume miq

Selimi30.07.2012/10:36

E kam percjell intervisten. Jane thene disa gjera shume interesante, sidomos per ... sjen e vellezerve Gervalla dhe Kadri Zekes dhe per sakrificat e diaspores. Debatet e tilla te sinqerta ndihmojne brezin e ri per ta kuptuar rrugen e veshtire dej te liria e Kosoves

1000  Karaktere
Prishtinė 18°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 18°CI kthjellėt
Shkup 21°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell