Qeveria zhbllokon një milion euro për ekstra paga

Artikujt tjerė
- Ban rikujton: Dialog për veriun e Kosovës
- KFOR-i pengon kontrabandën në Jarinje
- Garë e madhe për një indeks të UP-së
- Titan Group akuzohet për çmim damping
- Policia blen derë 1.340 euro për dhomën e vjedhur të dëshmive
- LDK-ja i kërkon EULEX-it zbardhjen e vrasjeve të anëtarëve të saj
- Nis gjykimi i Haxhës dhe i të tjerëve
- Zhbogar: Koha për dialog politik
- Selimi: Nuk ka shqiptarë në zonat e luftimeve në Siri
- Aksidentohet me motoçikletë Xhavit Haliti, lëndohet leht
Prishtinë, 30 korrik - Qeveria e Kosovës ka vendosur edhe sivjet të bëjë diskriminime brenda administratës shtetërore, duke shpërblyer me ekstra paga një ekip prej rreth 200 nëpunësish civilë. Të privilegjuarit nuk do të shpërblehen në emër të të arriturave në punë, por në saje të funksioneve që kanë.
Për ti mbajtur brenda ministrive, kryeministri Hashim Thaçi është shprehur i gatshëm që disave prej tyre tua japë deri 1.800 euro në muaj, edhe pse vetë paguhet 1.440 euro.
Pagesat ekstra për nëpunësit civilë do të bëhen nga Fondi për Kuadro, që ndryshe njihet edhe si Fondi i Trurit.
Ky fond 1-milionësh është zhbllokuar më 5 korrik, pas gjashtë muajsh ngrirje, për shkak të gjetjes së keqpërdorimeve dhe dallimeve në pagesat për stafin me kualifikime dhe me pozita të njëjta nëpër ministri të ndryshme.
Në listat e përfituesve janë gjetur edhe sekretarë të përhershëm të ministrive, si dhe këshilltarë të jashtëm (gjerësisht sot në Kohën Ditore).


Genti30.07.2012/22:47
Koha si duket nuk ka cka i ben "gomarit e mundohet ti bije samarit" me kesi artikulli duke u munduar te sulmoj nivele te adminsitrates te cilat e kryejne detyren e vet. Artikulli qe eshte shkruar per kete teme eshte larg i te qenurit artikull huluimtues. Ju merrni informata vetem nga ata qe doni ose ata qe kane qellime te kqija dhe tendencioze por jo informatat balancuese dhe te sakta. Prandaj Koha ju duhet te hulumtoni me mire te jeni me te pergjegjshem kur shkruani, dhe te vertetoni te dhanat tuaja.

fatmiri30.07.2012/22:05
E di qe ne fillim se komentet e mia nuk i publikoni, por nejse, veq po ju tregoj redaksi e "nderuar" se njet nuk e kam me shkrue keq per kete qeveri , se asnje qeveri tjeter nuk ka qen ma e sukseshme se kjo. Me ruejt trurin e Kosoves nuk jane asgje ato pare o mjerana, po ju nuk dini maspari qka eshte shteti dhe si funksionon ai. Ju duhet se pari te msoheni me shkrue o katunare t'Prishtines, e di se po ju dhemb qe drenica jau ka nxa .karriget, jeni mesue me kullote gjithe livadhin vet, por msonu tash o mjerana se njet me leshue PDKne se kemi edhe nese e qone kete vend ne falimentim si Greqia qe nuk vjen ne shprehje se e kemi aty t'fortin dhe ekonomistin e nderuar Bedri Hamza. Tung redaksi e "nderuar" nuk ka asgje edhe nese se publikoni komentin tim.

Pashtriku30.07.2012/21:54
Hajnaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa.

xhafa 30.07.2012/20:18
o qa te lexoj per ket te shkret qeverije merre me mend ma nisi kryet mem dhem,po deri kur ky popull asht duke fjetur ne gjum te felle nuk qohet sa ma shpejt qe eshte rrxue ket garnitur antipopullore qe vetem per interesa personale jan kah pasurohen ne menyren ma te skrupullt. me nderime redakesi e nderuar.pershendetje nga Norvegjija

yalldyzi30.07.2012/18:37
ku eshte kushtetuesja dha qfar po thot. Bashqe e babes se kujt na qenka buxheti i kosoves. Apo gjygji kushtetues na qenka vetem bashqe e qeverijes. Apo ma mir me u shpreh, mash e qeveris.

ekonomisti familjar30.07.2012/17:46
ai i vete ... ri e ka shit voten e vet per 50 euri ose per nji gajbe voj. Dhe pastaj qato 50 euro i ka hargjue per nji dit. Derisa i votuari parajsen e ksaj dynjaje e fitoi. Ate qe as vet nuk e priti. E votuesit e gjor e te mashtruar, votat e tyre prap ne te njejtin sanak. Zot, jep mend ku ska.

plaku30.07.2012/17:43
ishalla ju vjen prej zotit...

i deshperuari30.07.2012/17:13
qka u ba vlla sot lezova qe nje i ri ka ... re veten mesiguri se pi tmirave jo por prej skames e me than drejten u trondita mereni me mend 25 vjeqar ,prej pas lufte ne kosov jane bere 680 vet ... sje dhe mbi 1500 tentimvet ... sje a thu more njerz qka osht ka bahet me neve .me mar me krahasu me kohen e paraluftes shum ma mir i pasmi pas punt perveq qetnikeve qe i kemi pas permi kry.e tasht aj qe ja jep voten aj te vret bile te zhduk ,per popullin ska mbet ma ven ,duhet me ik larg e ma larg zeland te re ose kanad ikni vllazni se shikoni paria jone qka ban me njersen e popullit ,e zoti jav kthevt nket dynja e ntjetren ishalla.

ARTI30.07.2012/16:49
ne kosoven ton te dashur han me lug mashum aj qe asht ngat pjates,e ai qe eka barkun that veq kqyr se lug ska. Nuk esht e drejt qe kta qe jan ne qeveri ti marrin rrogat qysh tju kunvenon,puntoret qe jan ne mbikqyrje te shtetit pokan regulla sepaku rroga poju ec,kurse mete shkelurit mete demtuarit jan ata ne ndertimtari qe skan kurfar rregulle ligjore qe rroga smarrin asnjeher qdo muj,vllazen te dashur un jam nje prej tyre qe thjesht, marum pun e pare hiq, ban vaki qe nvit ai marr 1000 ,kurse rroga jem 400 mujorja.a kta nqeveri lujn meka 2000 nmujt saimarrin neper biznise qe ikan.

R30.07.2012/15:33
faj nuk na ka qeveria ,por kemi ne faj qe nuk dalmi ne rruge me net te tera te protestojm,te bejm njefar revulicioni e ti largojm o popull nga kjo keq qeverisje

dreniskandinavi30.07.2012/13:34
Kjo qeveri,nuk esht per te miren e popullit,por per ta shkatrrue shtetin dhe gjunjzue popullin.Qeveri e zgjedhur me ma pak se 30,perqind e so ... nit ne pjesmarrje te votimeve dhe nji pjes te ketij perqindshi e vodhi ku si deshmitar patem disa ambasador,gjat kesaj hajnije,nder ta ishte dheamab.Dell,perkrahsi ma i madhe i kesaj qeverije ma e korruptuar ne evrop,ndoshta dhe ne bot.

Mergimtarja30.07.2012/12:19
Zoti ka mi denu kta njerz,po ishalla i hargjojn per smundje te veta e nuk i gzojn Amin ishalla.mergimtarja

visi30.07.2012/10:57
Ne qfare deregje ka mbrrijt kjo qeveri e guximshme ne vendimmarrje kunder popullit vet dhe e palueme kundrejt serbis. Kur hamamin kta ateher kontribuen sado pak per ket shtet ?

beni30.07.2012/10:03
Turp,turp.Po kam shpres te madhe se ne fyt kan me u mbet.

joni30.07.2012/09:54
E arsimtareve qe ju kane borxh, ku po mbetet ,kush po i han ato para te punetoreve tane, le tua ngopin gushen atyre barkmedhenjeve,qe veq shtrihen neper zyre, e sen nuk punojne, veq trashen.,. turp

V.ZH30.07.2012/09:25
Ma mire kishte me qene, qe t'i zhbllokojne 1 milion euro per shqiptaret nga veriu i vendit!








Kosovari 31.07.2012/08:38
Ooooo Fatmir e Gent Shiptari ju dy ose jeni te verber ose te semure mentalisht ose jeni shum shum te koruptuar !!!!!!