• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:15 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:15 Oxygen ® - Vazhdimi *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:40 Serial Për femijë " Little Chearlies Bear " . Epis 13, 14, 15 *** 20:15 N'darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Rama: Çfarë idiotësie e Tomisllav Nikoliqit

Publikuar: 29.07.2012 - 21:23

Tiranë, 29 korrik - Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit të Serbisë Tomisllav Nikoliq, i cili pretendon se serbët në Kosovë janë duke jetuar nën kërcënimin e gjenocidit, duke mos përjashtuar edhe mundësinë e ndarjes në mes të rajoneve të banuara me serbë dhe atyre me shqiptarë.

“Marrëzia serbe është kthyer në majën e pushtetit në Beograd përmes Nikoliqit: “Serbët i kërcënon një gjenocid në Kosovë!”... Çfarë idiotësie!”, reagoi Rama në faqen e tij personale në rrjetin social Twitter, transmeton Balkanweb.

Në një intervistë për britaniken Guardian, Tomisllav Nikoliq kritikoi Kosovën, pavarësinë e së cilës Serbia dhe aleatet e saj refuzojnë ta njohin. Nikoliq sinjalizoi se do të ketë një qëndrim më të ashpër sesa paraardhësit në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimit Evropian, duke argumentuar se deri më tani Serbisë i është kërkuar që të bëjë më shumë lëshime në përpjekjet për të zgjidhur konfliktin dhe se tani do të duhej që të kërkoheshin më shumë kompromise nga Prishtina.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 22°CI kthjellėt
Tiranė 22°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 21°CI kthjellėt
Prishtinė26°CMe diell
Tiranė25°CMe diell
Shkup30°CMe diell