Reçani kërkon Komunë, priten rezultatet e regjistrimit të popullsisë

Artikujt tjerė
- Studentët e Luginës, peng i vullnetit të institucioneve të Serbisë
- Qeveria merr hua nga bizneset nëpërmjet letrave me vlerë
- Ngjarjet e 2004-ës përgatitën terrenin për copëtimin e Kosovës
- Prishtina shpreson në presionin e Brukselit mbi Beogradin për lirimin e Halitit
- Dy këshilla lamtumire të Surroit për Dellin
- Qeveria zhbllokon një milion euro për ekstra paga
- Thaçi hedh poshtë deklaratat e Nikoliqit
- Rama: Çfarë idiotësie e Tomisllav Nikoliqit
- Reçani kërkon Komunë, priten rezultatet e regjistrimit të popullsisë
- Vazhdon kontrabanda në veri të vendit
Prizren, 29 korrik - Kërkesa e komunitetit boshnjak në Reçan të Prizrenit për tu bërë komunë në vete, ka hasur në vesh të shurdhët. Vetë zyrtarët kosovarë dhe ndërkombëtarë vite më parë u kanë premtuar vazhdimisht një gjë e tillë, por kjo nuk ka ndodhur. Sipas banorëve, ata i plotësojnë kushtet për themelimin e kësaj komune të re. Ndërsa zyrtarët qeveritarë po i presin rezultatet e regjistrimit për të nisur me procedura.
Secili zyrtar i lartë që ka vizituar banorët e Reçanit të Prizrenit pas vitit 2002 nuk e ka lënë pa u premtuar atyre se do ta bëheshin së shpejti me statusin e komunës.
Por, ka kaluar gjatë kohë, ndërsa e vetmja iniciativë e ndërmarrë deri tashti është se në muajin shtator, kur pritet të dalin statistikat e sakta të regjistrimit të popullsisë, të nisin edhe procedurat për këtë çështje.
Rajoni i Zhupës, që është i banuar me rreth 10 mijë banorë, kryesisht të komunitetit boshnjak, i plotëson kushtet për tu shpallur komunë.
Banorët e kësaj ane e mirëpresin një iniciativë të tillë, ngase do tiu lehtësohej shumë puna.
Natyrisht, për shkak të zhvillimit të punësimit dhe gjërave të tjera që janë në të mirë të banorëve këtu. Ku e di se çka në plan. Të gjithë nga Qeveria dhe zyrtarët e lartë na kanë premtuar një gjë të tillë. Të gjithë janë të informuar për këtë projekt dhe besoj se zgjidhja e këtij problemi është afër, duke ditur se Reçani është një qendër natyrore, tha për KTV-në një banor.
Iniciatori nga komuniteti boshnjak, i cili e pati nisur këtë punë, thotë se ka bërë shumë kërkesa, megjithatë pak është bërë në këtë plan.
Që në vitin 2009, të gjitha institucioneve të larta u kam dërguar letra lidhur me procesin e decentralizmit në emër të Rajonit të Zhupës, duke llogaritur se i plotësojmë të gjitha kushte sipas standardeve evropiane edhe sipas Ligjit të qeverisjes lokale. Megjithatë punët rreth kësaj nuk kanë shkuar aq larg, thotë nismëtari i kësaj iniciative.
Megjithëse me paketën e Ahtisaarit nuk është paraparë të themelohet Reçani si komunë, sipas zyrtarëve qeveritarë, një gjë e tillë nuk ndalohet.
Besnik Osmani, sekretar i përgjithshëm në MAPL, hallin më të madh e ka kur flet për financimin, duke thënë se me themelimin e Reçanit komunë duhet një buxhet që është e vështirë të sigurohet në këtë rajon.
Në bazë të legjislacionit, i takon Qeverisë që të sigurojë ndërtimin e objektit, në rast të themelimit të ndonjë komune të re.
Kuvendi i Kosovës është institucioni që jep fjalën e fundit pas procedurave nëse Reçani do të themelohet si komunë.







