Vazhdon kontrabanda në veri të vendit

Artikujt tjerė
- Studentët e Luginës, peng i vullnetit të institucioneve të Serbisë
- Qeveria merr hua nga bizneset nëpërmjet letrave me vlerë
- Ngjarjet e 2004-ës përgatitën terrenin për copëtimin e Kosovës
- Prishtina shpreson në presionin e Brukselit mbi Beogradin për lirimin e Halitit
- Dy këshilla lamtumire të Surroit për Dellin
- Qeveria zhbllokon një milion euro për ekstra paga
- Thaçi hedh poshtë deklaratat e Nikoliqit
- Rama: Çfarë idiotësie e Tomisllav Nikoliqit
- Reçani kërkon Komunë, priten rezultatet e regjistrimit të popullsisë
- Vazhdon kontrabanda në veri të vendit
Prishtinë, 29 korrik - Mos nisja e zbatimit të Marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit po rrit aktivitetet kontrabanduese nga Serbia nëpërmjet veriut. Edhe pse nuk kanë nevojë të paguajnë doganë, ilaçet mbesin produkti kryesor më i kontrabanduar, i përcjellë menjëherë më pas nga nafta. Drejtori i Doganave, Naim Huruglica pret që kjo situatë të përfundojë pas aplikimit të kësaj marrëveshjeje.
Doganierët e Kosovës e kanë të pamundur që të lëvizin nëpër këtë pjesë të vendit.
Naim Huruglica pranoi për KTV-në se me gjithë ndalesën, kontrabandimi i ilaçeve, naftës dhe disa produkteve tjera vazhdon.
Sipas tij, pavarësisht gatishmërisë së doganierëve dhe Policisë, është KFOR-i ai që ka vlerësuar se një gjë e tillë është e pamundur për shkak të situatës së sigurisë që mbetet e paqëndrueshme.
Ai, ka thënë se rrugët ilegale të hapura nga serbët ende vazhdojnë të jenë të qarkullueshme.
Ai shton se kjo gjendje pritet të ndryshojë vetëm atëherë kur të nisë zbatimi i Marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit.
Marrëveshja për Menaxhimin e Integruar të Kufirit parasheh që palët të kryejnë kontrolle edhe të përbashkëta, por edhe të ndara.
E, ndërkohë, objekti ku do të punojnë të dy palët, kosovare dhe ajo serbe, parashihet të ndërtohet në vijën kufitare midis dy vendeve dhe ku, sipas marrëveshjes së arritur në Bruksel, palët nuk do të shfaqin simbolet e tyre shtetërore.


dentisti30.07.2012/06:35
PO qe se don qeveria,munde te ndalet kjo kpntrabande.Une psh kam shume problem kur blej material stomatologjik mu per shkak te kontrabandes,nuk me leshojne faktura dhe inspektoret ne vend se ti denojne ata qe meren me kontrabande dhe qe shesin mall te kontrabanduar,denojne stomatologetDenoni ata qe shesin mall te kontrabanduar dhe ata nuk nuk do ta blkejne me ate mall serb.Nese kontrabanduesit nuk gjejne bleres ,ata nuk do te kontrabandojne mall nga serbia.Por kontrabanduesit mbeshtetjen me te madhe e kan ne qeveri.






Filipi30.07.2012/08:19
Juve po ju duket se ka kontrabande nuk ka nga se Bajram Rexhepi dhe Huruglica ket veprimtari e kan sjell ne ZERO !