Enver Zymeri, shembull i sakrificës për ideale

Artikujt tjerė
- Kosova dërgon atashe të sigurisë në Berlin
- Jarinja mbetet e bllokuar
- Autoriteti Kosovar i Konkurrencës nis hetimet ndaj SharrCemit
- Reichel: Marrëdhëniet mes dy Gjermanive, një model për Kosovën dhe Serbinë
- EULEX-i se ka të sigurt vulën e Kuvendit
- Delegacioni kosovar si delegacion kinez
- Sonte në Press-ing të KTV-së flet Xhafer Shatri
- EULEX: Anëtarët e LDK-së janë vrarë për motive politike
- Panariti: Shqiptarët nuk frikësohen nga lufta
- Serbët bllokojnë magjistralen e Ibrit, në afërsi të Jarinjës
Prishtinë, 26 korrik - Me aktivitete të ndryshme, duke përfshirë edhe Akademinë përkujtimore nën patronazhin e kryeministrit Hashim Thaqi, që u mbajt sot në orën 16:00 në sallën e kuqe të pallatit të rinisë dhe sporteve në Prishtinë u shënua njëvjetori i rënies së Heroit të Kosovës Enver Zymeri.
Një delegacion i përbashkët i Ministrisë së Punëve të Brendshme i prirë nga ministri Bajram Rexhepi dhe Drejtori i Përgjithshëm i PK-së, Shpend Maxhuni ka vizituar sot familjen e Enver Zymerit në fshatin Dubovc të Vushtrrisë.
Pas vizitës delegacioni ka vazhduar në drejtim të varrezave të fshatit Dubovc, ku janë vënë kurora pranë varrit të Heroit të Kosovës Enver Zymeri.
Ngjarja tjetër e radhës me rastin e shënimit të përvjetorit të rënies së Enver Zymerit ishte vendosja e gurëthemelit të lapidarit të tij në hapësirën e objektit të ri të administratës së PK-së, nga ana e ministrit Rexhepi dhe drejtorit të PK-së, Shpend Maxhuni.
Edhe në Akademinë përkujtimore u çmua lartë shëmbëlltyra dhe përkushtimi i Heroit të Kosovës Enver Zymeri.
Bajram Rexhepi tha se Enver Zymeri ra në krye të detyrës së shenjtë të zbatuesit të ligjit, në betejë për të ruajtur rendin kushtetues dhe për të zbatuar ligjin në tërë territorin e vendit.
Shëmbëlltyra njerëzore e Enver Zymerit - Heroit të Kosovës, dhe përkushtimi i tij profesional për përmbushjen e detyrës do të kujtohen me mburrje dhe nderim përgjithmonë, si shembull i sakrificës, nga të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, për sigurinë dhe stabilitetin e të cilëve Enveri me vetëdije të lartë shtetërore dhe gatishmëri të patrembur flijoi jetën e tij, theksoi ndër të tjera ministri Rexhepi.
Shpend Maxhuni, ndërkaq, tha se Enveri do të kujtohet për të mos vdekur kurrë si një njeri me vlera dhe virtyte të larta.
Ideali dhe figura e Enver Zymerit Hero i Kosovës, kurrë nuk do të vdesin sepse ai la pas vete mbi 7 mijë vëllezër dhe motra pjesëtarë të Policisë së Kosovës, të cilët vazhdojnë rrugëtimin drejt realizimit të idealeve dhe amanetit të tij. Puna dhe vepra e tij atë e kanë bërë të pavdekshëm në kujtimet e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe më gjerë, duke qenë shembull i sakrificës për ideale, tha Maxhuni në Akademinë përkujtimore.


Bajram Rexhepi26.07.2012/20:34
Bajram Rexhepi shembull i braktisjes se idealeve.

pejani26.07.2012/19:35
o te mjeret deshmort tan se qfar qeverie e kan ku jan qetnik qe e kan ... enverin a i keni burgos o bajram rexhepoviqi

Kosova shqiptare26.07.2012/19:33
Ashtu sic e tha azizi rahovec! Pse nuk shkoj Bajram Rexhepi me shoke ne veri??

DRENICAKU26.07.2012/19:12
LAVDI E PERJET I QOFT SE PA SAKRIFICA NUK VEHET RENDI E LIGJI E TY KOMENTUS ME EMRIN AZIZI RAHOVEC TE KOFT MARRI PER KET KOMENT TE NDYR

dija26.07.2012/18:15
lavdi keti polici

azizi rahovec26.07.2012/17:58
jo shembull. Por e kan que atje ku vet nuk ishin shkue. Me qellim ia kan zije. E kan ba heroj. I baft zoti edhe kta heroja.









nexhat karaqa 26.07.2012/20:47
Heeeeee moj vet BAJRAM REXHEPIN E HASHIMIN qe sa vjet nuk jon kon ne VERI MITROVICES mo kon mo tregu PRALLA ja bojm kshtu ja bojm ashtu