Qeveria e luksit në kohë krize

Artikujt tjerė
- Reporterët Pa Kufij dënojnë sulmet ndaj mediave në Kosovë
- Qeveria: Ballafaqimi me të kaluarën dhe pajtimin do kohë
- Rreth 2 mijë kërkesa nga qytetarët serbë për targa të Kosovës
- Blloku 5 i TC Kosova A pritet të mos jetë më ndotës
- Kryeziu ka zgjidhje për mandatin e Presidentes
- Kabineti për Prishtinën fillon punën në shtator
- Akuza KEK-ut për shkelje ligjore në tenderin 6-milionësh
- Ish-majori i KFOR-it e quan Kosovën tokë të majmunëve
- Trupi i pajetë i Ali Podrimjes kthehet në atdhe të mërkurën
- Shkencëtarja kosovare që zbuloi proteinën LL
Prishtinë, 22 korrik- Më 10 korrik Qeveria e ka bërë gati pakon me rroga të reja të funksionarëve të lartë, e cila parasheh ngritje të shpërblesave mujore deri mbi 50% nga niveli që zyrtarët e lartë e marrin aktualisht. Ngritjen më të lartë të pagës është planifikuar ta gëzojë vetë kryeministri Thaçi. Nga 1440 euro, sa është tani, paga e shefit të Qeverisë pretendohet të rritet në 2,325 euro, apo për rreth 900 euro më shumë, shkruan sot Koha Ditore. Me këtë ngritje synohet që paga e kryeministrit të barasvlerësohet me atë të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, dhe njëkohësisht ti afrohet asaj që merr presidentja, Atifete Jahjaga.
Realisht, Thaçi që nga viti 2008, kur edhe e ka marrë drejtimin e Qeverisë, është paguar dyfish me pak se kryeparlamentari dhe presidenti. Nëse miratohet versioni i tanishëm i Projektligjit për paga të funksionarëve të lartë, atëherë paga e tij do të jetë për 25% më e ulët se e presidentes dhe e njëjtë me atë kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani. Presidentja parashihet të vazhdojë të punojë me pagë të njëjtë prej rreth 3000 euro neto në muaj. Koeficienti i pagës së presidentes është caktuar të jetë 15, ndërsa i kryeministrit, kryeparlamentarit dhe kryetarit të Gjykatës Kushtetuese 12.50. Vlera e një koeficienti llogaritet të jetë e barabartë me 186 euro.
(Gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)


Agroni Prizreni22.07.2012/20:06
po teoer po durohet o popull qyqar, njerez 80 ne varferi e keta hajna edhe tenderet marrin edhe vjedhin popullin e per shtet mos them se skena shtet me kto matrapaza.

Driton Bakija Gjakove 22.07.2012/19:10
Lukesi i madhe i ,Qeveris se ,Kosoves dhe jo shume pune madhe dhe jo pune e harjit.

agimi22.07.2012/16:43
Vetem punove ne qeveri ke rritje te pagave se ne qe punojm nape privat as qe bohet diqka ete flite edhe bile ate me prit me vones

abidin22.07.2012/13:24
Keta qeveritar jane ne gjendje te punojn pa roga.Sepse kan qka me vjedh,faji i popullit se nuk qohen.

ganiu22.07.2012/12:10
Popull hani bari se edhe keshtu jeni magar se po ju grahin qysh po kan qef.

Afrim22.07.2012/12:02
Po kta Deputet te Korruptuar jan ne gjendje edhe gjakun e Popullit ne vend supe ta pin.

fazliu22.07.2012/10:09
turp, turp ... per punetore e te varfer nuk ka para e per vete po i gjejn menjihere...turpi nuk ka brire, per penzioner eraste te panumerta sociale nuk ka para e per vete nuk kane problem...turpi i zotit, turpi i kosoves...

Tususi Prizren22.07.2012/10:08
Ani se gjynah, kanë nevoj per pare pasi edhe populli eshte i kenaqur besa edha pagat i kanë te nira, pse edhe keta mos me i pas pagat e mira.

Kastrati22.07.2012/09:33
A ky na qenka ligji per nivelizimin e te ardhurave .Ku e keni ligjin per pagesen e te ardhurave te punetoreve nga djersa e te cileve jetoni?Ku e keni ligjin e punes qe nuk e zbatoni?Ku e keni ligjin per sigurimin shendestos qe e pret populli?Ku e keni ligjin per sigurimin pensional?Drejtori i trustit merr 5000 eu ne muaj nga kursimet e puntoreve qe punuan mbi 40 vjet e te cilet marrin vetem 100 eu dhe ato te tatimuara per te dyten here nga nje eu ne muaj ne 100 eu.Sa here milet e njejta lopeApo kjo eshte vjedhja perfide?Ku eshte ligji pewr veteranet e luftes?A keshtu perfaqsohet populli ne emer te te cilit qeverisni e thirreni ju?Per vete pensione te beneficuara e per puentorin ne vend te 70 perqind te rroges vetem 80 eu.Si eshte hajnia ndryshe?A ndertohet shteti pa ligje.A ky na qenka shteti ligjor ,po si ke te drejte ti te thirresh ne luften dhe gjakun e deshmoreve mbi te cilin gjak po shkel qdo dite?Lesho rruge ma shpejt sa nuk ka ndodh pravera kosovare se ajo po vjen.






Alberti22.07.2012/21:29
O popull,keni kerkuar shikoni,degjoni dhe perqafoni o te mjere.