• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00  Oxygen  *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Jahjaga ngushëlloi Obaman

Publikuar: 21.07.2012 - 18:33

Prishtinë, 21 korrik - Presidentja e Republikës së Kosovës,  Atifete Jahjaga i dërgoi telegram ngushëllimi Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, me rastin e vrasjes makabre të të rinjve amerikanë në sallën e kinemasë në qytetin Denver të SHBA-së.

Në telegram thuhet:

I nderuari President Obama,

Jemi thellësisht të trishtuar nga ngjarja e rëndë që tronditi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku si pasojë e një akti të rëndë kriminal, në një kinema në Denver, mbetën të vrarë dhe të plagosur dhjetëra qytetarë.

Në emrin tim, në emër të institucioneve dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës, ju përcjell ngushëllimet më të sinqerta për jetët e humbura të qytetarëve të  pafajshëm. Bashkëndjejmë dhimbjen me Ju, me qytetarët amerikanë dhe familjet e të vdekurve. Ju lutem që familjeve t’ua përcillni ngushëllimet e thella të mia dhe të popullit tim për këtë dhimbje të madhe.

Gjithashtu, lutemi që të plagosurit të shërohen sa më shpejt dhe t’u kthehen familjeve të tyre.

Jemi me Ju në këto çaste të rënda pikëllimi.

Komente (1)

Shartari22.07.2012/09:56

Valla une sjam trishtue hi, po i shtien hundet ku jo, njerzit vdesin urie ne amerike e europen e civilizuar qe ata mendojne ashtu, vjedhjet nga taxat e popllit pasurite qe i bejn pushtetaret sine Kosove e kudo ne vendet ,,demokratike,, e dikush vdes urije shum pak po ndodhin keso ... sjesh eshet dashte shum me shum por ne kreret qeveritar e jo ne popllin e pafajshem

1000  Karaktere
Prishtinė 14°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 14°CKryesisht me vranėsira
Shkup 15°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu