• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 205 *** 22:20    Anima *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Jahjaga synon të vendosë vetë për mandatin e EULEX-it

Publikuar: 21.07.2012 - 08:55

Prishtinë, 21 korrik – Letra e presidentes së vendit, Ahtifete Jahjaga, e cila pritet t’i dërgohet baroneshës së BE-së, Cathrine Ashton, në të cilën presidentja kërkon që t’i vazhdohet mandati i misionit EULEX-it, deri në  2014, nuk dihet nëse do të kalojë në Kuvendin e Kosovës. Kjo pavarësisht se kryeministri Hashim Thaçi ka deklaruar se “vendimi përfundimtar për prezencën e EULEX-it deri në vitin 2014 do të merret nga Kuvendi i Kosovës përmes një vendimi me dy të tretat e votave të deputetëve”. Burime të gazetës brenda kabinetit të presidentes Jahjaga kanë theksuar të premten se kompetencat kushtetuese të presidentes ia lejojnë asaj që ta ftojë këtë mision dhe se nuk ka nevojë që letra e saj të marrë pëlqimin e Kuvendit të Kosovës as para se t’i dërgohet Ashtonit, por as pasi që të marrë përgjigje nga ajo.



Gjerësisht sot n’ “Koha Ditore” 

 

Komente (1)

Meti21.07.2012/11:08

Kryetarja nuk ka kurfar mandati sepse nuk e ka legjitimitetin e popullit.Kure te dal ajo ne zgjedhje e ti mare 100 vota te familjes se saj ta shohim sa legjitime eshte

1000  Karaktere
Prishtinė 20°CI kthjellėt
Tiranė 20°CI kthjellėt
Shkup 23°CI kthjellėt
Prishtinė32°CMe diell
Tiranė34°CMe diell
Shkup36°CMe diell