• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:15 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:15 Oxygen ® - Vazhdimi *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:40 Serial Për femijë " Little Chearlies Bear " . Epis 13, 14, 15 *** 20:15 N'darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Agjërimi i Ramazanit fillon më 20 korrik

Publikuar: 18.07.2012 - 19:15

Prishtinë, 18 korrik - Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton besimtarët dhe gjithë opinionin e gjerë se muaji i madhëruar i Ramazanit fillon ditën e premte, më 20 korrik. Me rastin e fillimit të Ramazanit, Kryesia e BI-së përgëzon besimtarët, duke iu dëshiruar agjërim të lehtë, shtim të ibadetit dhe solidaritet me nevojtarët.

Në prag të fillimit të Ramazanit, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi sot në mesditë vizitoi Kryesinë e BIK-ut, ku u prit nga myftiu Naim Tërnava.

Kryeparlamentari i uroj kreut të BIK-ut, e përmes tij edhe të gjithë besimtarëve, fillimin e muajit të Ramazanit. “Ramazani është muaj i paqes, qetësisë e harmonisë në mesin tonë, është muaj i solidaritetit, mëshirës e fisnikërisë”, tha ndër të tjera Krasniqi.

Myftiu falënderoi kryeparlamentarin për vizitën dhe urimin me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit.

Në këtë takim, siç thuhet në informatën për opinion të BIK-ut, Tërnava kërkoi nga kryeparlamentari që sa më parë Kuvendi i Kosovës të miratojë edhe ligjin për bashkësitë fetare, me çka do të zgjidhej e rregullohej pozita juridike e bashkësive fetare në vendin tonë.

 





 

Komente (4)

Pashtriku18.07.2012/23:48

Edhe une gjithashtu!

Musa Ademi18.07.2012/23:28

Esselam Alejkum Keta shqiptaret e zi nekn pru ket gjendje Kosven ton Allahu na rujt prej sherrit te tyre jarabi...

shefqet elshani18.07.2012/20:08

jam Musliman

drenicaku18.07.2012/19:26

flm,por une jam shqiptar

1000  Karaktere
Prishtinė 25°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 25°CI kthjellėt
Shkup 28°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė26°CMe diell
Tiranė25°CMe diell
Shkup30°CMe diell