• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00  Oxygen  *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Vlerësohet roli i USAID-it në luftimin e trafikimit

Publikuar: 17.07.2012 - 22:18

Prishtinë, 17 korrik - Qeveria ka bërë punë të madhe në parandalimin e trafikimit me qenie njerëzore, ka deklaruar Sasha Rashiq, zëvendësministër dhe Koordinator Kombëtar për Kundër-trafikim. Ai ka falënderuar partnerët të cilët kanë ndihmuar në parandalimin e kësaj dukurie negative. Rashiqi ka thënë se roli i Qeverisë amerikane ka qenë shumë i madh në ndihmën e Qeverisë së Kosovës me fonde dhe asistime në luftimin e trafikimit. Përfaqësuesi i Organizatës Ndërkombëtare për Migrim, i cili ishte edhe zbatuesi i këtij projekti të financuar nga USAID-i, ka thënë se bashkë me Qeverinë e Kosovës dhe shoqërinë civile mund të bëhet edhe më shumë për parandalimin e kësaj dukurie. Ai theksoi se papunësia e madhe në Kosovë ndikon shumë në trafikim. Nga ana tjetër, drejtoresha e USAID-it për Kosovën, Tanya Urqueta, u shpreh e lumtur për implementimin e këtij projekti në bashkëpunim me Qeverinë dhe IOM-in. Ky projekt, sipas saj, ka ndihmuar shumë në ngritjen e strehimoreve për personat e trafikuar, konsultat me viktimat e trafikimit si dhe punësimin e tyre. 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 15°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 15°CKryesisht me vranėsira
Shkup 14°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu