• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:15 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:15 Oxygen ® - Vazhdimi *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:40 Serial Për femijë " Little Chearlies Bear " . Epis 13, 14, 15 *** 20:15 N'darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Spahiu ambasador në Ankara, Sejdiu konsull në New York

Publikuar: 17.07.2012 - 09:05

Prishtinë, 16 korrik- Avni Spahiu pritet të emërohet ambasador i Kosovës në Ankara të Turqisë, ndërsa diplomati që e ka udhëhequr këtë ambasadë për afro katër vjet, Bekim Sejdiu, parashihet të dërgohet konsull i përgjithshëm në New York.

Burime të gazetës brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme kanë konfirmuar se lëvizjet e Spahiut dhe të Sejdiut do të bëhen në kuadër të procesit rotativ të bartjes së stafit diplomatik e konsullor nga një vend në tjetrin.

Spahiu ka qenë ambasador në Washington deri në muajin prill, kur udhëheqja e kësaj ambasade iu besua Akan Ismajlit. Kurse Sejdiu do ta plotësojë vendin qe e ka lënë zbrazët në New York, Arta Rama-Hajrizi pas emërimit të saj gjyqtare kushtetuese.

Më shumë sot në “Koha Ditore”

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 27°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 27°CI kthjellėt
Shkup 29°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė26°CMe diell
Tiranė25°CMe diell
Shkup30°CMe diell