• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Nikoliqi ka plan për Kosovën

Publikuar: 15.07.2012 - 17:50

Mitrovicë, 15 korrik - Kryetari ilegal i veriut të Mitrovicës dhe funksionar i Partisë Përparimtare Serbe, Kërstimir Pantiq ka deklaruar se partia e tij ka një plan për Kosovën, por nuk do ta bëjë publik derisa të arrihet konsensusi i të gjitha partive politike lidhur më atë çështje.

Pantiq u ka thënë medieve serbe se presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq që nga fillimi i mandatit i ka pasur më shumë se 50 takime bilaterale me shumë burrështetas të botës, ndërsa në të gjitha bisedat Kosova ka qenë temë e pashmangshme.

“Plani për Kosovën ekziston, por Nikoliq ka thënë se nuk do ta bëjë publik pa u arritur konsensus i gjerë më të gjithë akterët politikë në Serbi”, citon RTK fjalët e Pantiqit.

Sipas tij, bazë e planit është Rezoluta 1244 e KS të OKB-së, kurse partitë politike duhet të arrijnë pajtueshmëri rreth atij minimumi që do të ishte i pranueshëm në bisedime për Kosovën.

Komente (1)

Xhafer16.07.2012/10:57

Politike te dreqit kane keta serbet, edhe kur dojne me cofe nuk dorezohen. Shife ti, ata po sillen sikurse ska ndodhur asgja ne Kosove, sikurse prej Rezollutes 1244 asnje takim me ndermjetesim nderkombetar nuk eshte mbajte, etj.etj., vetem e vetem qe te mbajne keshtu peng Kosoven ose eventualisht t'a marrin edhe nje pjese te teritorit nga Kosova! Por jo, kjo kurrsesi nuk duhet te ndodhe se mjafte e kane marre..., bile edhe projekti i Ahtisarit eshte nje kompromis per t'ua knaqur deshirat edhe te serbeve qe jetojne ne Kosove, e jo ajo qka ishte dashur realisht te jete Kosova ...

1000  Karaktere
Prishtinė 21°CI kthjellėt
Tiranė 21°CI kthjellėt
Shkup 23°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell