• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 188 *** 22:20    Anima *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Autostrada, shmang kolonat e gjata në rrugë

Publikuar: 15.07.2012 - 15:40

Vërmicë, 15 korrik - Kolonat e gjata në rrugë , kanë ngelë vetëm në mendjen e drejtuesve të automjeteve në aksin rrugorë Vërmicë – Duhël. Ata mund t’i shohësh vetëm gjatë kryerjes së formaliteteve në pikën kufitare, ndërsa më pas i gjithë ky fluks i madh i automjeteve, nxiton secili për në destinacionin e tij. Nuk ka më sirena pa fund dhe bezdisje në komunikacion, ata mund ti shohësh vetëm në kolonat e dasmorëve të hareshëm, raporton RTK.

E gjithë kjo falë kushteve komode që ofron në qarkullimin rrugorë rruga e Kombit, që tashmë që nga dje ju shtuan edhe disa kilometra të tjerë. Shumica e udhëtarëve e kanë shijuar vozitjen në autostradë , ata që mezi po presin ta shohin janë emigrantët , që po kthehen në atdhe për pushimet verore.

E të tjerët që kanë udhëtuar në këtë rrugë, shprehen të kënaqur për gjithë atë që kanë parë në 42 kilometrat e rrugës së kombit.

Në këtë stinë, vizitorët në Kosovë janë të shumtë. Në pikën e kalimit kufitare të Vërmicës zyrtarët policorë raportojnë se ditë më parë fluksi i udhëtarëve në këtë pikë e ka kaluar numrin 500 mijë, ndërsa vetëm të dielën e kaluar në drejtim të Kosovës kanë hyrë mbi 22 mijë udhëtarë.

Deri në këto momente në pikën kufitare të Vërmicës gjatë sezonit turistik që ka filluar më 1 qershor janë shërbyer mbi 600 mijë udhëtarë.





 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė26°CKryesisht me vranėsira
Tiranė29°C
Shkup31°CMe diell