• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 188 *** 22:20    Anima *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Një kontingjent i FSK-së në marshin tradicional në Holandë

Publikuar: 15.07.2012 - 12:48

Prishtinë, 15 korrik - Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK) gjenerallejtënant Kadri Kastrati së bashku më zëvendëskomandantin e Komandës së Forcës Tokësore, (KFT), gjeneralbrigade Gëzim Hazrolli, sot morën pjesë në ceremoninë e organizuar, në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, me rastin e nisjes së një kontingjenti të FSK-së, prej 18 pjesëtarëve, ku në mesin janë edhe dy pjesëtare të FSK-së,  në marshin tradicional  ushtarak i cili do të mbahet, për katër ditë me radhë, nga 17-20 korrik 2012, në Nijmegen të Holandës.    Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati tha se pjesëtarët e FSK-së, po marrin pjesë në trajnime, marshime, operacione edhe jashtë vendit, dhe po trajnohet dhe po stërvitën së bashku me ushtritë e vendeve të ndryshme të botës. FSK-ja ka dëshmuar se e meriton të rreshtohet krah për krah me ushtritë e vendeve të tjera, sepse vitin e kaluar njësiti i FSK-së, në këtë marrshim e ka zënë vendin e parë, gjithashtu në ushtrimet e mbajtura në Krivollak të Maqedonisë, në Turqi e Danimarkë, ka treguar paraqitje të shkëlqyeshme, dhe për këtë jam plotësisht i bindur se ky njësit do të arrijë rezultate të mira në këtë aktivitet të rëndësishëm, aty ku garojnë pjesëtarë të ushtrive të shume shteteve të botës.

Gjenerallejtënant Kadri Kastrati pos tjerash, tha, se; “ kjo është hera e dytë që pjesëtarët e FSK-së po marrin pjesë në marshin tradicional në Holandë, ku do të marrin pjesë më shumë se dyzet shtete të NATO-s dhe shtete tjera, dhe unë jam plotësisht i bindur se ky kontingjent do ta përfaqëson Kosovën dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, në mënyrën më të mirë të mundshme. Vitin e kaluar pjesëtarët e FSK-së e kanë marrë vendin e parë dhe pas dyzet viteve komplet ekipi ka përfunduar marshimin dhe ky sukses kuptohet se na ka gëzuar të gjithëve, me paraqitjen e shkëlqyeshme.

Komandanti i FSK-së, gjeneral Kastrati ju dëshiroj rrugë të mbarë dhe  kërkoj nga pjesëtarët e FSK-së, që ta japin maksimumin dhe të kenë një paraqitje të shkëlqyeshme, si vitin paraprak.

Ndërsa, major Ali Krasniqi, udhëheqësi i njësisë u  shpreh i bindur se njësia e FSK-së do të kthehet nga Holanda me medalje, sikur vitin e kaluar, sepse pjesëtaret e FSK-së, janë përgatitur me kohë duke iu përshtatur kushte të ndryshme të motit dhe terrenit, prandaj pjesëtarët qëndrojnë shumë mirë me kondicion, duke shprehur bindjen se do ta prezantojnë Kosovën, FSK-në, dhe uniformën e saj, me sukses.   

Ky është marshi tradicional i 96-ti me radhë që po mbahet në Nijegen të Holandës, në këtë marshim do të marrin pjesë rreth 5000 ushtarë nga vende të ndryshme, të cilët do të marshojnë 160 kilometra, katër ditë nga 40 kilometra.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė26°CKryesisht me vranėsira
Tiranė29°C
Shkup31°CMe diell