Dobësohet edhe më shumë Qeveria

Artikujt tjerė
- Nikoliqi ka plan për Kosovën
- Pacolli në konferencën e Unionit Afrikan
- Autostrada, shmang kolonat e gjata në rrugë
- Gjendja në veri e pandryshuar
- Kurti: Të gjitha maskat i kanë rënë kësaj Qeverie
- Një kontingjent i FSK-së në marshin tradicional në Holandë
- Dobësohet edhe më shumë Qeveria
- Pacolli e përjashtoi Gërbeshin me autoritarizëm
- Teposhtëza e AKR-së
- Gërbeshi dyshon se Thaçi i shërben klanit të SharrCemit
Prishtinë, 15 korrik - Përjashtimi i deputetit të Koalicionit për Kosovë të Re, Emin Gërbeshi, nga Grupi parlamentar i këtij koalicioni, dhe rrjedhimisht edhe nga grupi i deputetëve qeveritarë, ka ndikuar që pozicioni i Qeverisë së Kosovës të dobësohet edhe më shumë, shkruan gazeta Zëri.Sesioni vjeshtor i Kuvendit të Kosovës, duket se do tu sjellë kokëçarje drejtuesve të Qeverisë së Kosovës, të cilët në raste të caktuara do ta kenë të vështirë ti kalojnë ligjet e preferuara nga ta apo vendime të rëndësishme për funksionimin e koalicionit, sidomos kur kemi parasysh faktin se disa deputetë të PDK-së nuk i binden edhe aq lehtë shefit.
Fakti se deputeti Gërbeshi nuk do të jetë më pjesë e Grupit parlamentar të Koalicionit për Kosovë të Re, ka përafruar numrin e deputetëve të pozitës me ata të opozitës.
Deri të premten, kur ai ishte pjesë e këtij Grupi parlamentar , deputetët e koalicionit qeveritar i kanë pasur 65 vota, ndërsa ata të partive opozitare 55, që gjithsej bëjnë 120. Përveç Gërbeshit, koalicioni qeverisës në raste të shpeshta nuk e ka pasur përkrahjen edhe të deputetëve tjerë që vijnë nga radhët e PDK-së.
Ndër ta deputeti Fatmir Limaj, që shpesh është shprehur haptas kundër politikave të qeverisë Thaçi 2, dhe bashkëpartiakët e tij, Nait Hasani, Hydajet Hyseni e Jakup Krasniqi, të cilët gjithashtu në raste të caktuara kanë votuar kundër ligjeve të caktuara apo kanë abstenuar nga votimi.







toni15.07.2012/10:49
kadal kadale ka me ra kjo qeveri,shyqyr.