• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 189 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 5 *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Pacolli e përjashtoi Gërbeshin me autoritarizëm

Publikuar: 15.07.2012 - 09:37

Prishtinë, 15 korrik- Një nga anëtarët e Kryesisë së Aleancës Kosova e Re është befasuar nga lajmi për përjashtimin e Emin Gërbeshit nga radhët e partisë. Kishte pritur krejt diçka tjetër. “Në fakt, pritja lajmin për dorëheqjen e ministres Kusari-Lila, sepse në parti është rritur antipatia ndaj saj, pas vendimit për taksën e çimentos së importuar”, ka thënë zyrtari i AKR-së, pa dashur t’i përmendej emri, shkruan sot Koha Ditore. Ndonëse është frikuar të flasë publikisht nga droja se do t’i hakmerret shefi i partisë, Behgjet Pacolli, ai ka shprehur bindjen se largimi i Gërbeshit nuk është bërë mbi bazën statusore të AKR-së. “Vendimi për largimin e Gërbeshit nga AKR-ja është thënë se është mbështetur në nenet 30 dhe 31 të statutit të partisë, por e vërteta është se këto dy nene i përcaktojnë përgjegjësitë e presidentit të partisë dhe asnjëri nuk ia jep të drejtën atij ta përjashtojë dikë, pa vendosur Kryesia e partisë”, ka thënë anëtari i Kryesisë së AKR-së.

Në nenin 30 të statutit të kësaj partie shprehimisht thuhet se presidenti i AKR-së është organi individual më i lartë i partisë, i cili realizon dhe zbaton vendimet e organeve përkatëse  të AKR-së.

“Por, Kryesia e as ndonjë organ tjetër nuk është mbledhur për të marrë vendim për Gërbeshin. Thjesht, presidenti ka vendosur me autoritarizëm”, ka thënë anëtari i Kryesisë së AKR-së.



(tekstin e plotë lexoni sot në Koha Ditore)

 

Komente (1)

james15.07.2012/11:46

Kam pasur simpati per Pacolli.oor vendimi a la Millosheviqian ta deboje deputetin e partise se tij po e tregon fetyren e tij diktatoriale dhe autoritative si me qenen ne kohen e shokut te tij Slobodan, o qyqar 200 jam me se i sigurte se zghedjet e ardheshme sdo te keni as 2 votat e qytetarve shqitare, ndoshta ndonji ish bashkpuntor serb i kosoves mund te vitoje per ju

1000  Karaktere
Prishtinė 18°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 18°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 18°CShi i lehtė
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu