• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Gërbeshi dyshon se Thaçi i shërben “klanit të ‘SharrCemit’”

Publikuar: 15.07.2012 - 09:16

Prishtinë, 15 korrik- Deputeti Emin Gërbeshi është nisur të premten pasdite për në Shqipëri, i zhgënjyer me shumë kolegë deputetë që ikën nga Kuvendi, nga droja se mund të kalonte mocioni për shfuqizimin e vendimit për taksën e çimentos të cilin e ka marrë ministrja e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila. Rrugës, në hyrje të Vërmicës, ai është shprehur i gatshëm të flasë për “Kohën Ditore”, pa e ditur se vetëm një orë më vonë Behgjet Pacolli do ta përjashtonte nga partia për padëgjueshmëri. Intervista e zhvilluar me telefon nuk është botuar të shtunën, në përpjekje për ta marrë edhe qëndrimin për përjashtim nga partia dhe nga grupi parlamentar, mirëpo kontakti me to ka qenë i pamundur. Gjatë bisedës, që është zhvilluar të premten, Gërbeshi, ka thënë se ndihet i tradhtuar nga shumë deputetë të PDK-së, të cilët nuk patën guximin ta shprehnin qëndrimin e vet në seancë, por iu nënshtruan diktatit të shefit të partisë, Hashim Thaçi. Atij i ka lindur dyshimi se edhe Thaçi qëndron prapa klanit të “SharrCemit” bashkë me ministren Kusari-Lila. Gërbeshi ka treguar se si kryeministri ka dështuar ta bindë që të heqë dorë nga kërkesa për shfuqizim të vendimit para se t’i largonte deputetët nga Kuvendi.



(Se çka i ka thënë kryeministrit në katër sy dhe çfarë mendimi ka për anëtarët e Grupit parlamentar të Koalicionit Kosova e Re, lexoni të plotë intervistën me deputetin Emin Gërbeshi të botuar sot nga Koha Ditore)

 

Komente (12)

nasradini16.07.2012/09:56

po per juve durmishau ky njeri deri dje ishte i mir. Poqese ju PDK vazhdoni me laqrgue njerzit e juv ne ket menyr ju sdo te mbeteni ma askush ne partin e juj e lene ma ne koalicion do mbeteshin vetem pakicat.

enver prizreni16.07.2012/09:42

baba i kosoves duhet me e dhan fjalen e vet gjithsesi edhe per ket pun. Babloku krenari po shukat, por si e komenton ai ket?

shaban durmishi16.07.2012/00:36

Keto jane shpifje te gatuara ne kuzhinat e beogradit dhe te Vetvendosjes . me vjen keq por Emin Gerbeshi eshte njeri i shitur i Vetvendosjes dhe Beogradit..hulumtoni pak ju lutem te kaluaren e familjes se tije? Pyetja ime per z. Gerbeshi sa vetave u ke marr para dhe ryshfet per punesim ne restorantin e Intereminexit afer lagjes se Muhaxherve .? Sa para ke marr nga Florin Krasniqi ne Hotel Restaurant City ne lagje te Muhagjerve ??? me rrespekt per gjithe qytetaret e Kosoves pa rrespekt per spiujt dhe servilet e qarqeve antishqipetare ... rrespekt Per z. Kryeminister Krenarin e Politikes sone Kombetare...

ylli krasniqi15.07.2012/23:43

gerbesh tije nieri i drejt me te pa drejt bjen viktm e fatit te keq te deshiroj fat gjermant thojn shade

nusre salihu15.07.2012/22:27

behgjet pacolli po tregohet nje diktator i vertet duke i largo deputet nga partija e tij vetum se menojn ndryshe nda te tjert po sikur te ishte krye minister apo kryetar shteti qka do ta priste poplin prej tij msohu o behgjet se kjo osht demokraci dhe deputeti i sherben popullit e jo partis pershendetje tung

Rahmani 15.07.2012/21:41

Rasti i deputetut Emin Gerbeshi, ka domethenje te madhe per shoqerin Kosovare,per te cilet thuhet se eshte demokrtatike!
Fjala e lir e Gerbeshit ne Kuvend, i kushtoj me perjashtim nga partija AKR dhe nga grupi parlamentar i kesaj partije,e kerkohet edhe largimi i tije nga komisionet parlamentare!
Nje perjashtim nga partija brenda 48 orve,nuk ka ndodhur as nga Partija Komuniste e Jugosllavise, e AKR pretendon dhe me dhjetra here ka deklaruar se brenda saqj ka demokraci dhe esgte demokratike!
Zoti na ruajt nga kjo "DEMOKRACI"!
AKR eshte tkurur,por zgjedhjet e ardheshme, do te jene katastrofike per te! E meriton,sepse qenka deformu ne maksimum!

szenel tufa15.07.2012/12:50

A thua a jane qata greket qe bashke me disa shqipefolsambushnindergonin rezervoar te mbushur me uj ne vend te Mazutit per ngrohje dhe ua shiteshin shqipetarev, keshtu, sipas nje emisioni te cilin e udhehiqte Milaim Zeka.

gozhda15.07.2012/12:45

mua nuk me duket se neve ta hjekim vetem nji mur sikurse gjermanet. ngase neve i kemi shum mure me i rrxue. E poqese knaqeni edhe juve vetem me nji mur te rrxuem, ateher hajrin ia paqit nga Millosheviqi. Por, veriun lenaje neve hi hi hi.

gezim15.07.2012/11:55

Valla Bravo t,koft se qenke per Popull BRAVO

Besnik Prishtina15.07.2012/11:33

Emin Gërbeshi eshte viktime e diktatures antishqiptare e neofashiste te padronve te nihilistve vasal te Brukselit e te Beogradit, qe me keso veprime e kan programua nje konflikt mes shqiptarve, i cili eshte identik me luften mes dy Koreve. Shqiptaret do ti permbysin keto dy klika reaksionare te kukullave te korruptuara te Beogradit e Brukselit, dhe do ti zhdukin kufijte e Berlinit e te Londres ne mes trojeve etnike shqiptare. Per me u ndal relizimi i ketei projekti fashist ne Kosove dhe ne Shqiperi duhet me ndodh ajo qe ndodhi me popullin gjerman i cili e hoqi murin e Berlinit pa i pyetur fare lideret e vet nihilist.

klinasi15.07.2012/11:31

per thaqin nuk ka koment.klanit tr grekve klanit te lekve.....

shevernazi15.07.2012/09:55

pse kta njerez te gjor e te mjer shiqojn vetem zi bardh. Po ose jo. Pse kta njerez nuk mendojn se paku se sharr cemi duhet te funksionoj. Apo poqese nuk duhet ateher pse ia kan shitur ate grekut me vakt. AAA shtrejt ja kan shit, e kan mashtrue ha ha ha, injorantat e pa dije ndash quaj me shkoll e ndash pa shkoll ha ha ha.

1000  Karaktere
Prishtinė 13°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 13°C
Shkup 16°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė21°C
Tiranė22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell