FOL publikon Matësin e të vërtetës

Artikujt tjerė
- Dobësohet edhe më shumë Qeveria
- Pacolli e përjashtoi Gërbeshin me autoritarizëm
- Teposhtëza e AKR-së
- Gërbeshi dyshon se Thaçi i shërben klanit të SharrCemit
- Dueti i pabesueshëm Dell-Lushtaku
- Çimentoja mund ti bëjë bashkë Thaçin e Berishën
- Dioguardi: Zgjidhja e çështjes shqiptare nuk ka mbaruar
- Hoxhaj: Bashkësia ndërkombëtare të ndërhyjë në Siri
- Hoxhaj uron kryediplomatin francez në Ditën e Bastijës
- Pushimi me pasoja i Kuvendit
Prishtinë, 14 korrik - Lëvizja FOL ka publikuar raportin Matësi i së vërtetës në të cilën përfshin kryeministrin Hashim Thaçi dhe zëvendëskryeministrin Hajredin Kuçi për deklarata të pavërteta dhe ministren e Integrimeve Evropiane Vlora Çitaku dhe ministrin e Infrastrukturës Fehmi Mujota për deklarata kontradiktore. Ndërsa EULEX-i është përmendur për deklaratë të vërtetë kur deklarohet se nuk është duke bërë asgjë në luftën kundër korrupsionit në nivele të larta. ... Një deklaratë e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhënë gjatë fushatës zgjedhore në vitin 2010, se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza brenda 15 muajve, është renditur në krye të deklaratave të pavërteta që ka nxjerrë Lëvizja Fol në raportin e quajtur, matësi i deklaratave të zyrtarëve të lartë. Edhe zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi është përfshirë në këtë raport për deklaratë të pavërtetë kur kishte thënë se Ligji për konfirmin e pasurisë së paligjshme do të nxirret brenda gjashtëmujorit të parë të këtij viti. Duke bërë krahasimin e deklaratave, Armend Mazreku nga Lëvizja FOL tha se këto deklarata publike konfirmojnë edhe një herë në lloj fakti se mungon çfarëdo relacioni real midis pushtetit në njërën atë dhe të vërtetës në anën tjetër.
Gjithashtu konfirmon edhe një fakt tjetër, që sigurisht është trishtues, për vet faktin se zyrtarëve të ndryshëm mungon çfarëdo ndjesie, edhe absolute do të thosha, për përgjegjshmërinë që ata duhet të kenë për fjalën e dhënë publike, tha Mazreku.
Në raportin e Lëvizjes FOL, përfshihen edhe ministrja e Integrimeve Vlora Çitaku dhe ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota për deklarata kontradiktore. Armend Mazreku tha se përkundër që janë publikuar vazhdimisht deklaratat e pavërteta që janë thënë nga zyrtarët e lartë, ata kanë pasur vetëm reagime inerte dhe asnjëherë në drejtim të përgjegjshmërisë.
Një vend nëse synon proceset e demokratizimit, nuk mund të ketë udhëheqës që flasin pandërprerë dhe japin deklarata të panumërta, ndërkaq në anën tjetër nuk e përmbushin asnjërën prej tyre, tha ai.
Në mesin e gjithë këtyre deklaratave, që Lëvizja Fol i konsideron të pavërteta, ka një të deklaratë të vërtetë, e ajo është deklarata e EULEX-it se nuk është duke bërë asgjë në luftën kundër korrupsionit në nivele të larta.











Besart Gashi15.07.2012/11:08
Kjo deshmon se politikajt tane jane te pandergjegjshem, te pamoralshem dhe ne diskrapance te madhe me premtimet qe i japin. Keta politikaj pasi qe nuk kane frike nga Zoti, nuk kane frike as nga njerezit, sepse e din qe ky popull nuk do te shpertheje edhe nje kohe. Problemi eshte se te ne nuk jane te korruptuar vetem lideret, ministrat dhe klasa politike, por korrupsioni ka kaluar ne metastaze te te gjitha nivelet e pushtetit, kurse gangena e tij ka prekur edhe qelizat e gjithe organizimit shtetror. Policia vjedh, mjeket vjedhin, zyrtaret komunale vjedhin, gjykatesit korruptohen, profesoret i shesin notat me para, KEK u vjedh, PTKja vjedh, RTK ja vjedh buxhetine Kosoves me raporte fallse financiare, ndermarrjet publike vjedhin tatimpaguesit, Bashkesite Islame komunale vjedhin anetaresine e tyre xhematin, rojet e automjeteve vjedhin naften neper makina,prandaj del konstatime se te gjithe po vjedhin. Pefundimi eshte tmerrues ky popull eshte hajn dhe hajnine e ka ne gjak, sepse kete ja ka mbjellur ne gjene pushteti hajn, qe eshte hajduku me i madh.