Investimet e diasporës - të rëndësishme për Kosovën

Artikujt tjerė
- Dobësohet edhe më shumë Qeveria
- Pacolli e përjashtoi Gërbeshin me autoritarizëm
- Teposhtëza e AKR-së
- Gërbeshi dyshon se Thaçi i shërben klanit të SharrCemit
- Dueti i pabesueshëm Dell-Lushtaku
- Çimentoja mund ti bëjë bashkë Thaçin e Berishën
- Dioguardi: Zgjidhja e çështjes shqiptare nuk ka mbaruar
- Hoxhaj: Bashkësia ndërkombëtare të ndërhyjë në Siri
- Hoxhaj uron kryediplomatin francez në Ditën e Bastijës
- Pushimi me pasoja i Kuvendit
Prishtinë, 14 korrik - Përfaqësuesit e Ministrisë së Diasporës konsiderojnë se investimet e mërgatës në Kosovë janë shumë të rëndësishme për vendin. Zyrtarët e kësaj ministrie thanë të shtunën se në mënyrë që kontributi i bashkatdhetarëve mos të jetë i përqendruar vetëm në remitenca, duhet të hartohen politika të favorshme për investitorët që mund të vijnë nga diaspora.
Këshilltari politik në Ministrisë së Diasporës, Xhevdet Sfarça, në një konferencë për media deri sa ka njoftuar për organizimin e manifestimit tradicional Ditët e Diasporës në Kosovë 2012, tha se tani është koha që diaspora të kontribuojë me investime konkrete në Kosovë, transmeton REL
Ka ardhur koha që diaspora me projekte konkrete të vijë dhe të investojë, kësisoj të zbusë papunësinë në Kosovë, ku anëtarët e familjeve të tyre nuk do të prisnin para të gatshme, por të krijohen vende të reja pune dhe ta zhvillojnë ekonominë e vendit, tha Sfarça.
Për ti informuar investitorët potencialë nga mërgata, Ministria e Diasporës ka paraparë që në kuadër të Ditëve të Mërgatës të organizohen një mori debatesh me investitorë potencialë nga mërgata, për ti njoftuar për mundësitë ligjore që i kanë për të investuar në Kosovë.
Sfarça tha se seria e aktiviteteve për mërgimtarët tashmë ka filluar.
Deri më 17 gusht do të ketë aktivitete të çdoditshme në komuna të ndryshme. Prishtina ka më shumë përqendrim, duke pasur parasysh edhe numrin më të madh të banorëve, bëri të ditur Sfarça.
Ndryshe, një nga problemet për mërgimtarët kosovarë, është pajisja me dokumente të Republikës së Kosovës në vendet ku ata jetojnë.
Mërgimtarët disa herë pas vizitave në Kosovë, u kanë bërë thirrje institucioneve të vendit që përshpejtojnë proceduarat në dhënien e dokumenteve në ambasadat e Kosovës në shtetet ku ato veç janë të hapura.
Këshilltari i ministrit, Xhevdet Sfarça, tha se ministria është duke bërë përpjekjet e duhura në drejtim që qytetarët kosovarë që jetojnë jashtë vendit të pajisen sa më lehtë me dokumente të Kosovës.
Ka pasur disa vonesa që mund të quhen sepse janë procedura të rregullta që dokumentet, apo shenjat e gishtërinjve dhe fotografia fillimisht duhet të vijë në Kosovë nga vendet e perëndimit, dhe të njëjtat duhet të regjistrohen këtu fillimisht dhe të kthehen prapë në mënyrë që të verifikohet personi që benë kërkesë për ato dokumentet. Të gjitha konsullatat në të gjitha vendet nuk janë hapur. Ne kemi marrë premtime nga Ministria e Punëve të Jashtme se janë duke bërë përpjekje edhe për shtimin e numrit të punëtorëve në ato pika, u shpreh Sfarça.
Sido që të jetë, edhe katër vjet pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, dëshira e kosovarëve për tu larguar nga Kosova për në vende të ndryshme të botës nuk është zbehur.
Mirëpo, si zyrtarët e Ministrisë së Diasporës, po ashtu edhe ata të Ministrisë së Integrimit, deklarojnë se përpjekjet e qytetarëve kosovarë për të lëshuar vendin janë të kota, pasi, siç kanë thënë ata vendet e Evropës nuk pranojnë më azilkërkues nga Kosov


bibo gjermani15.07.2012/07:54
let te ndreqet shteti si i ka hije qato ideale qe kan derdh gjak herojt e ton
diaspora u kan gjithmon ne ditet edhe mate veshtira por edhe tani do te ishte kishim me qen isdraeli i 2 ne ballakn
pokeshtu jo.
p.s. e di qe komenti im nuk dote te publikohet se me ka ndodh shum shpesh
e normal ktu ja nis investimi

bibo gjermani15.07.2012/07:49
sa ti kam prindrit gjall kom me vizitu mas andej as tvk skom me kqyre qe vashdon kshtu e leje ma me investu pa marr para sysh kush vjen ne pushtet ngjyrat i dallojm edhe na qe jetojm jasht e bardha kurr sko me u shit per te zez

bujku15.07.2012/00:16
pritni, pritni skame inestime ska mo banesa kah 40 mij euro.Jo Jo se sjemi budallenj siq mendoni shumica prej jush o te pander....

Gzimiusa14.07.2012/16:54
Kurr sdo te Investojm ne ket shtet te KORRUPTUAR ne krye me hashim thaqin






Peshkatari15.07.2012/09:27
Po si te investojm ne te mjerkur edhe lekuren mundoheni te na rjepni, si te hym ne kufi te RKS vazhdojn pa drejtesitnga pagesa e sigurimeve e deri pagesat per doku. personale se jeni mesu duke na rjep e ato te holla i marrin veq te korruptuerit dhe ... et me udheheqesin e Rks asgje nuk beni pune te mira per diasporen shqiptare.Mendoni veq me gjet mundesi me na denu ose maltertu qe sa me te mezietshme me na bae jeten ne ks e si te investojn keta te gjor per tua ber jeten Luksoze misistrave dhe deputeteve te cilet veq hajnis marrin edhe rroga te majme sa dhjet puntor normal duke mos bae mende se qfar ekonomije dhe kushte ka ne ks.