• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00  Oxygen  *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

OSBE dhe SEEMO: Dënohet sulmi ndaj gazetarit Halil Matoshi

Publikuar: 12.07.2012 - 18:18

Vjenë, 12 korrik - Përfaqësuesja për lirinë e mediave e OSBE-së, Dunja Mijatoviq sot e ka dënuar sulmin fizik ndaj gazetarit të Kohës Ditore, Halil Matoshi, njoftoi Zyra e OSBE-së në Vjenë.

Matoshi ishte sulmuar në mbrëmjen e 10 korrikut nga tre persona të paidentifikuar, kur po largohej nga një ngjarje kulturore në Prishtinë.

Matoshi ia doli të largohet dhe më vonë është trajtuar në spital.

Në njoftimin e OSBE-së thuhet se Halil Matoshi është i njohur për raportimin e tij investigues dhe kritikat ndaj politikanëve dhe zyrtarëve publikë.

“Ky sulm ka mundur të jetë fatal për gazetarin. Unë jam e lumtur që Halil Matoshi ia doli t’iu shmanget sulmuesve të tij”, tha Mijatoviq, dhe shtoi se “dhuna kundër gazetarëve është sulm kundër shprehjes së lirë dhe shoqërisë në tërësi dhe unë fuqishëm i dënoj të gjitha aktet e tilla”.

Sumin ndaj Halil Matoshit e ka dënuar edhe Organizata për Media e Evropës Juglindore SEEMO, me seli në Vjenë, që është pjesë përbërëse e Institutit Ndërkombëtar të Shtypit.

“I bëjmë thirrje policisë që t’i gjejë autorët e sulmit sa më shpejtë që të jetë e mundur dhe t’i vë ata para drejtësisë”, thuhet në komunikatën e SEEMO-s.

Komente (1)

pejoni12.07.2012/18:51

I bëjmë thirrje policisë që ti gjejë autorët e sulmit sa më shpejtë që të jetë e mundur dhe ti vë ata para drejtësisë, thuhet në komunikatën e SEEMOs.... O zotri te Europes ,autoret dihen dhe Ju e dini edhe me mire , me sa e din audienca e gjere, Halili nuk eshte ne hasmeri me kerkend dhe nuk eshte njeri i pasur dhe i bizniseve per te pas ndonje konflikt...etj. por keto sulme vazhdimisht i behen prej atyre autorve qe jane porosites i te keqijave "zotet e mjegulles " e qe Halili me pasuri dhe guxim intelektual qe ka , shkruan dhe i demaskon pa pra . Pra zotni te Europes lexoni artikujt e Halil Matoshit dhe aty do te gjeni autoret e keture veprave te shemtuara.

1000  Karaktere
Prishtinė 13°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 13°CKryesisht me vranėsira
Shkup 13°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu