Edhe Qeveria dënoi sulmin ndaj Matoshit

Artikujt tjerė
- Edhe Qeveria dënoi sulmin ndaj Matoshit
- Thaçi: Dorështrëngimi është shumë i vonë
- FOL dënon sulmin kundër Matoshit
- Rasmussen: NATO e ka bërë të qartë se nuk ka ndarje të Kosovës
- Universiteti i Prizrenit do të mbajë emrin e Ukshin Hotit
- Serbët paralajmërojnë peticion për prishjen e marrëveshjeve
- Kryeparlamentari Krasniqi dënon sulmin ndaj publicistit Matoshi
- Ligjvënësit u kërkojnë pesë shteteve të BE-së ta njohin Kosovën
- Surroi: Dell krijues e shpërndarës i thashethemeve
- AAK e dënon sulmin ndaj Halil Matoshit
Prishtinë, 11 korrik - Qeveria e Kosovës dënon ashpër sulmin fizik ndaj gazetarit Halil Matoshi dhe konsideron se ky është një akt i drejtuar kundër vlerave të demokracisë, lirive të njeriut dhe shprehjes së lirë.
Aktet e këtilla do ta kenë përballjen e vendosur të institucioneve të qeverisjes së Republikës së Kosovës dhe të krejt shoqërisë, në vendin tonë, thuhet në deklaratën e Qeverisë.
Dëshirojmë të ritheksojmë përcaktimin e qartë në vlerësimin që liria e shprehjes dhe e mendimit përbën një nga vlerat më të çmuara të shoqërisë dhe shtetit që po e ndërtojmë. Andaj edhe veprimet kundër lirisë së shprehjes dhe mendimit nuk do të tolerohen asnjëherë, shtohet në deklaratë.
Kërkojmë veprimin e shpejtë dhe të vendosur të organeve të drejtësisë për kapjen e akterëve të këtij sulmi dhe vendosjen e tyre para drejtësisë, përfundon deklarata.







