• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 189 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 5 *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Thaçi: Dorështrëngimi është shumë i vonë

Publikuar: 11.07.2012 - 19:21

Prishtinë, 11 korrik - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi tha se shtrëngimi i duarve me presidentin e Serbisë, Boris Tadiq, është “shumë pak dhe shumë i vonë”, sepse Tadiq nuk e ka bërë një gjë të tillë sa ka qenë president.

Në një intervistë për të përjavshmen kroate “Globus”, Thaçi ka thënë se lideri i Partisë Demokratike në Serbi ka qenë “dy herë president i Serbisë” dhe asnjëherë nuk ka treguar dëshirën e as nuk pasur guximin që të shënojë historinë duke shtrënguar duart me përfaqësuesit e Kosovës, por e ka bërë këtë në samitin e Kroacisë, por jo më në cilësinë e presidentit të shtetit.

“Akulli duhet thyer vetëm në nivel institucional në kuadër të kontakteve dypalëshe dhe bashkëpunimit në mes të presidentëve të zgjedhur në mënyrë legjitime në dy shtetet sovrane, ndërsa këtë lloj komunikimi e ka refuzuar me këmbëngulje Tadiqi gjatë kohës sa ka qenë president. Prandaj, shtrëngimi i duarve në Dubrovnik do të thotë shumë pak dhe është shumë i vonë”, tha Thaçi, transmeton REL.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 15°CShi i lehtė
Tiranė 15°CKryesisht me vranėsira
Shkup 18°CMe riga tė lehta shiu
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu