• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00  Oxygen  *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Ligjvënësit u kërkojnë pesë shteteve të BE-së ta njohin Kosovën

Publikuar: 11.07.2012 - 15:23

Prishtinë, 11 korrik - Komisioni për Punë të Jashtme i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme, të cilën e udhëhoqi kryetari Albin Kurti, ka diskutuar për letrën që do t’u dërgohet komisioneve homologe të shteteve anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, si dhe për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës.

Kryetari i komisionit prezantoi para anëtarëve të tjerë draftin e letrës, nëpërmjet të cilës u bëhej thirrje komisioneve homologe të këtyre pesë shteteve anëtare të Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur Kosovën, që të anojnë kah njohja e pavarësisë së Kosovës dhe të ndikojnë te qeveritë e tyre që ta bëjnë këtë.

Letra bën një pasqyrim të realitetit në Kosovë dhe përmban argumente për njohjen e pavarësisë.

Pas disa plotësimeve nga ana e anëtarëve të komisionit, u dakordua që letra t’u dërgohet komisioneve homologe.

Në këtë mbledhje u diskutua edhe lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës, në funksion të të cilës, instituti “Grupi për Studime Juridike dhe Politike”, i angazhuar nga komisioni, kishte përgatitur një raport vlerësues mbi përputhshmërinë ndërmjet akteve nënligjore dhe Ligjit për Shërbimin e Jashtëm. Raporti u prezantua nga përfaqësuesi i këtij instituti, Dren Doli, raporton Zyra për media dhe marrëdhënie me publikun e Kuvendit të Kosovës.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 13°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 13°CKryesisht me vranėsira
Shkup 13°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu