Almhofer: Institucionet e pavarura përballen me shumë vështirësi

Artikujt tjerė
- Ligjvënësit u kërkojnë pesë shteteve të BE-së ta njohin Kosovën
- Surroi: Dell krijues e shpërndarës i thashethemeve
- AAK e dënon sulmin ndaj Halil Matoshit
- Së shpejti edhe Grupi Punues për Liberalizimin e Vizave
- LDK kundërshton presonin kundër OEK
- Arritshmëria e nxënësve të klasave të nënta është 56.3 përqind
- Almhofer: Institucionet e pavarura përballen me shumë vështirësi
- Pakicat në rajon lakmojnë ato në Kosovë
- Holanda, mbështetëse e pakursyer e FSK-së
- KDI dënon sulmin ndaj publicistit Matoshi
Prishtinë, 11 korrik - Gjendja e institucioneve të pavarura në Kosovë nuk është edhe aq e mirë. Për këtë çështje kanë diskutuar sot zyrtarë të OSBE-së, Avokati i Popullit dhe përfaqësues të Kuvendit. Ambasadori i ODBE-së, Werner Almhofer, tha se qëllimi i tij është adresimi i sfidave dhe vështirësive me të cilat përballën institucionet e pavarura, që janë identifikuar në raportin e përpiluar nga ata. Kurse Avokati i Popullit, Sami Kurteshi, theksoi se institucionet e pavarura duhet të kenë një vështrim tjetër nga institucionet e tjera, ngase vetëm në këtë mënyrë mund të zhvillohet demokracia. Sipas Kurteshit rendi kushtetues kërkon që Qeveria dhe institucionet e tjera në Kosovë të japin llogari para popullit dhe ti raportojnë Kuvendit të Kosovës.
Misioni i OSBE-së paraqiti një raport ku u paraqitën edhe disa rekomandime për Qeverinë, Kuvendin, shoqërinë civile dhe mediet, e gjithashtu edhe për bashkësinë ndërkombëtare.
Ndër rekomandimet nga ana e OSBE-së për Qeverinë ishte përmbushja e Ligjit për menaxhimin e financave publike dhe nominimi i krerëve ose anëtarëve të bordit të institucioneve të pavarura të obliguara me ligj.







