• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Dell: Surroi kishte ambicie për president

Publikuar: 11.07.2012 - 11:02

Prishtinë, 11 korrik - Pas bërjes publike të opinionit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës se presidentja Atifete Jahjaga duhet të qëndrojë në krye të shtetit një mandat të plotë, deri në vitin 2016, ambasadori amerikan,Christopher Dell, ka bërë publike detajet për lojërat politike që u zhvilluan në garë për postin e presidentit në vitin 2010 dhe 2011. Ai thotë se plani i AAK-së ishte që të realizojnë opsionin e tyre që Ramush Haradinaj të vijë në postin e kryeministrit, kurse Hashim Thaçi të bëhej president. Por, njëkohësisht ishte Veton Surroi ai që hapur i kishte shprehur ambicien duke iu lutur Hashim Thaçit që t’ia jepte postin e presidentit.

Ambasadori Christopher Dell mendon se presidentja Atifete Jahjaga e ka bërë një punë të shkëlqyeshme në kthimin e rolit të Presidencës në atë që është paraparë sipas Kushtetutës. Ai thotë se Jahjaga e ka korrigjuar baraspeshën ndërmjet institucioneve, duke i dhënë fund rivalitetit institucional që ka ekzistuar më herët.

Sipas tij, në të kaluarën rivaliteti institucional ka ndodhur në dy forma: “Njerëzit kanë tentuar ta përdorin Presidencën për të krijuar një degë alternative ekzekutive ndaj kryeministrit dhe kjo pati krijuar tensione të shumta brenda strukturave qeverisëse. Por, kjo tendenca e dytë që, fatkeqësisht, është ende e gjallë në partitë politike, është që Presidenca të përdoret si një figurë në një lojë më të madhe shahu për të shkaktuar zgjedhje të parakohshme dhe krijim të qeverive të reja. Një pjesë e reagimeve negative që kemi parë ndaj vendimit të Gjykatës dhe këto nga partia AAK, janë se kjo e ka prishur lojën e shahut që kanë dashur ta luajnë: ta sjellim Ramush Haradinajn në postin e kryeministrit, duke e shtyrë Hashim Thaçin në Presidencë në një të ardhme të afërt”, ka thënë Dell në një intervistë për “Kosova Sot”, transmeton “Telegrafi”.

Ambasadori Delli gjithashtu ka bërë publik një detaj të periudhës së fund vitit 2010, para zgjedhjes së presidentit, duke rrëfyer përpjekjet e Surroit për të bindur kreun e PDK-së, Hashim Thaçin, që t’ia jepte këtë post.

“Më duhet t’ju them se një veprim që më ka bërë të ndihem i ndotur duke qenë dëshmitar i tij ka qenë kur e kam shikuar Veton Surroin të zvarritet para kryeministrit duke e lutur të bëhet president. Kjo ka ndodhur në shtëpinë time, në fund të tetorit apo në fillim të nëntorit”, ka thënë Dell.

Komente (51)

Ka edhe Kosova djem e burra te zot, ma te zot se Dell12.07.2012/06:38

jo qe ka pas ambicje, po nese ka vleresim real te vlerave dhe arritjeve ne jete, eshte me se i merituari qe per vite ta udheheq Kosoven e posaqerisht ne situaten e pasluftes......

i zhgenjyeri ne USA12.07.2012/06:34

"Sikur lutjet ti drejtoheshin kuzhines se Dellit ndoshta edhe do te arrint te behej prresident", po jam i bindur se nje gje e tille nuk kete mundur te ndodh. Raportet e gazetes per nderhyrjen e z.Dell nee rrjedhat e ndryshme ne Kosove si duket e kane goditur me teper z.Dell, e kjo eshte vetem nje tendence "revanshi". Z Dell do ishte mire qe fillimisht ti spastroje disa nga njesite e vogla amerikane qe veprojne krye ne vete tek ne ne Kosove....

gazi11.07.2012/23:36

delli shihet se eshte si ne personazhet e filmave horror, por fatkeqsisht kemi shum fytyra qe ne mbrendsi te zemres jan horrora dhe populli i kosoves jan pre e ketyre njerzve qe ta analizosh mire do te dilte taman nje film horror qe do na kish trembur te gjithve.

Nexhdo11.07.2012/23:33

Ah more djell qka je ka e sjell e je ka e pshtjell sa mos me ta marr mendja,,, mir ka than njeher baca Adem Demaqi se Amerika na ka nimu edhe e dojm po krejt amerikant nuk jan te mir,,, e ti je nje per atyre jo te mirve qe po na e bon ketuhen mlomsh edhe me ik e me na lan lomsh....ncncncn

Rahmani11.07.2012/23:19

Eshte fatkeqesi, qe nje njeri si ky z,Dell e perfaqeson SHBA ne Kosove!
Te gjith shefat e Zyres Amerikane,kan qene me te ndershem e te dobishem se Dell, e sidomos z.Tina Kajdanov, e cila qe emnu per ambasadore!
Ky Dellaverja,me veprimet e veta personale ma shum se shteterore,beri,qe pjesa dermuese e popullit Kosovar, te mendon ndryshe per SHBA se qe e meritojne! Kjo eshte merit personale e Dallaverxhise Dell,i cili po shkon nga Kosova si milionar,jo nga roga,por nga korupcioni i Magjistrales dhe privatizimit te ndermarjeve! Qafen e theft,e kur mos u ktheft!
Dell duhet te perkulet kur e permend Veton Suroin!Cellimisht na e ka imponu Atifeten per presidente,sepse nuk i ka deshiru ne ate post njerzit e afte e me merita! Ata kishin me e pengu ne realizimin e cellimeve personale,jo Amerikane!

besiana11.07.2012/22:04

kosova eshte vendi i vetum ne rruzullin toksor qe udhehiqet nga dy diktatordellthaqi

riki11.07.2012/21:29

juve ju konvenon me qit ne pozita te nalta sikur kjo atifetja qe sdin sen se ata qe jan te meqem nuk ju lojn juve me bo gjithqka po kta ju kan qellu qe thojn me nje fjal"kingji i but i thith dy nana"grahni magarve qysh keni qef deri sa te ban popullii

ismet gashi11.07.2012/21:17

Ec more Dell kastraveci, sepse ti bashke me Hashim hajnin je duke pshtjell krejt Kosoven. A po ju duket treg kosova , apo si eshte puna me ty. Shko ne vendin tend e bej eksperimente te tilla e lerna neve rehat. Sepse, ne fund te fundit, pikerisht pse ti i sulmon VETEVENDOSJEN dhe Grupin Koha, dhe z. Surroi, tregon se keta e kane me te drejte per ate qe shkruajn si gazet e tv, dhe per ate qe VETEVENDOSJA nuk ta vnon ty ne pull edhe po punon per te miren e vendit. Ec shkilja ma shpejt se s'kemi nevoj asgje per pshtjellaka si ti. E nese do merri me vete Thacin edhe Atifeten

Esen11.07.2012/20:58

Te tilla deklarata, edhe pse te ulta, jane te dobishme per shqiptaret. Ato e defetishizojne figuren e "ambasadorit amerikan". Nga Perendi e kthejne ne Njeri. Ne fakt, ne kete rast ne nje njeri te ulet dhe grindavec!

Xhevdet11.07.2012/20:34

E kam ndi nje fjale...po bjen dajai keq e po ma qet qefi edhe nanen time...e po bjen ky far sharlatani Dell e po ma qet qefi edhe Ameriken...

toli11.07.2012/20:28

Me te vertet jam duke u quditur me popullin shqiptar, deri kur do te durojm njerz sevilla te na i tregojn rruget e drejta, a e din zotri dell se me perkrahjen e tij jemi shteti qe ka me se pakti intelektuala ne qeveri presidenc dhe ambasada. por me te vertet duhet te dal ti thot mjaft ketyre politikave qe po e qojn popullin dhe vendin mrapa me keqardhje po e them turp thaqit turp dellit turp jahjages

Ardiani11.07.2012/19:01

Turp per ju Z. Dell. Nese eshte e vertete ajo qe thua, ateher eshte dashur t'a perkrahni Z. Surroi, e jo t'a zhgjidhnit nje kryetare qe nuk din t'i lidh dy fjale, e cila flet vetem qka i shkruhet ne leter kuptohet nga Qeveria. Deri sa nuk eshte z. Vetoni ne Qeveri, Kosova kurr nuk do te ece perpara, por do te zhytet thelle e me thelle sikurse eshte duke vepruar.
Veton Surroi ishte, eshte, dhe do te jete nje nder njerezit me te menqur jo vetem ne Kosove, por edhe ne bote.

Luzza11.07.2012/18:44

Ik o Despot nga Kosova. Kurre ma i lumtun nuk kam qene se kur degjova se ti po largohesh. Ke qene turpi i vendit ma demokratik ne bote me sjelljet tuaja autokrate. Udha m'are e kurre mos u pafshim ma. Falemnderit qe ma ke zgjedhe Presidente perkthyesen e UNMiKut.

Blerim11.07.2012/18:38

Qashtu qysh paska thon eshte , aj mundet me thon qka don surri po ky pe thet te verteten

Prekazi 11.07.2012/18:21

Dell eshte normale qe ti je kunder intelektualeve me me vlere dhe je krah i krimineleve klasik qe jane ne politike sepse je zhytur me ta si me pare ashtu edhe me anulimin e shume dosjeve qe me nderhyrjen tende Eulex i ka bllokuar ....................

Shqipetare nga Shqiperia11.07.2012/16:40

Deklarata qe ka bere Delli eshte nje veprim i ulet dhe qe tregon mungese te thelle profesionalizmi te nje dipllomati . Jam e sigurte qe zyra nga varet nuk do te jete e kenaqur me me nje deklarate te tille qe del jasht kompetencave te tij si ambasador dhe perfaqesues i politikes se SHBA ne rajon. Kjo deklarate eshte thjesht hakmarrje e ulet e nje njeriu qe s'mund te quhet politikan, edhe sikur Veton Surroi te jete lutur. Nqs se nuk shihet si e tille dhe si nje veprim hakmarres i nje njeriu te vogel qe mban emrin e ambasadorit amerikan, mua me vjen keq qe arrihet deri ne kete pike sa nje palaco ambasador e ul veten ne thashemet e intrigat e politikes shqipetare qe ti sherbeje klaneve te caktuara politike dhe te mundohet te krijoje percarje.

fatmir bajgora11.07.2012/15:55

Mire, Zoti Dell, nese vetoni i eshte zvarritur thaçit per t'u bere president i kosoves, qe nuk eshte bere, atehere çfare mund te kete bere zonja Atifete Jahjaga qe u be presidente? pse nuk e ke thene edhe kete?. edhe diçka nuk e kuptoj pse e keni zgjedhur "kosoven sot" per t'u "rrefyer" keshtu. e futa ne thonejza kete fare rrefimi. respekt pas amerikes se madhe ty. por tregoij te gjitha anet dhe sidoms kete kush do te ishte presidenti me i mire i kosoves.

sadat11.07.2012/14:23

Ata qe nuhasin politiken duhet ta kuptojne her do kur do njeriu i duhur ne kohen e duhur do te jete ne krye te shtetit ,,,ne at kohe koka zvarrit eh ne te ardhmen le te behet president sepse intelektual ma te spikatur dhe diplomat ne plote kuptimin e fjales si Veton Surroi fatkeqeishte nuk kemi .

Shabani11.07.2012/14:15

Nepermjet ketij komenti e kisha lutur z.Surroi te mos reagoje ne asnje menyre deklarates ketij PISI sepse z.Surroi nuk eshte nivel me PISIN.

tosi11.07.2012/14:03

pas shkrimit te djeshem te E.Robelit per Dellin, eshte pritur se ky do te reagon pasi qe "larmadheria" e tij eshte prekur ne seder. Me shkrimin e djeshem Robeli e beri "paqaver" Dellin duke i treguar se me veprimet e tij ka bere qe edhe administrata Amerikane te heq dore dhe ta fshij nga lista e ambasadoreve duke e detyruar kete qe te konkuroj per nje vend pune te nje zyrtari margjinal. Vetem me veprimin e tij duke mbeshtetur Pacollin per tu bere president ka bere mjaft. Pacolli president eshte sikur ta zgjedhesh Millosheviqin per kryetar te Kosoves. E sa per "zvarritjen e Surroit per tu bere president, aaskush nuk te beson sepse kete deklarate po e jap tash kur te kane diskredituar.

sanagjilan11.07.2012/14:03

o vetoni nuk ashte per president te kosoves.ai me potencialin intelektual qe e ka duhet te jet president i ndonje shteti perendimor.zot ruaje prej te keqiave ne kete kosove ... .

Drita11.07.2012/14:01

Delli po e forcon Thaqin tu ja eleminu pengesat, tu ja shtru rrugen. E ne anen tjeter, Delli nuk e ka perfaqsu Ameriken ne Kosove por interesat e veta qe i ka neper do privatizime qe jane tu ndodhe..
Perfundimisht, delli po ja shtron rrugen vetes..

Dini4511.07.2012/13:49

Edhe perkunder rrespektit ndaj z.Dell, si perfaqesues i Shtetit me te respektueshem dhe me miqesor ndaj Kosoves, personalisht kam rezerva ndaj nje prononcimi te tille, per "lutjet" e z.Surroi, z.Thaci. Se pari, me duket anakronike, qe z.Thaci duhet te jet ai i cili ndane poste Presidentesh dhe e dyta, nuk e besoj se personalisht z.Thaci, do u bente naze kapaciteteve intelektuale te z.Surroi, sikur vertete te varej nga disponimi i tij personal. Them, disponimi personal, ngase z.Thaci nuk e besoj se i ka ato kompetenca, qe te merre mbi supet e tij gjithe pergjegjesine para PDKse. PDKja si tanesi edhe nuk ka obligim qe gjithenje te veproi sipas tekeve te z.Thaci, edhe perkunder faktit se ai, per momentin, eshte Lideri i saj. Sido qe te jet, une kujtoj, se "publikimet" e tilla edhe neqoftese, eventualisht, ka pase ferkime, kushtimisht thene, prapa perdeve, sepakut, do te duhej qe ta respektojne dinjitetin e aktereve. Jo pse nuk duhet qe cdo gje te jet transparente por, ajo qe nuk eshte arritur, nese eshte ashtu, edhe nuk ka nevoje te publikohet e aq me pak qe te stermadhohet. Kesisoji, e gjithe kjo me perngjane, me se buti thene, si ndonje spekulim gazetari.

Bekimi11.07.2012/13:32

Delli ka inati t'madhe me Koha Gruop, se nuk ka qene i paprekshem per keto media. Eshte fat qe ekzistojne mediat Koha, e Dellit nuk i eshthe dhene komoditeti me bo matrapazelleqe edhe ma te medha se sa qe i ka bo. Fal Kohes, ai po shkon nga Kosova me njollen e nje diplomati te perfshire ne afera te ndryshme korruptive, si ekonomike ashtu edhe politike. Po shihet qarte se me kete veprim ai ne Kosove ka mbrojte vetem interesat e tij te ulta, e as interesin amerikan per te cilin eshte i thirrur ne rend te pare, e as interesin e Kosoves, ne t'cilin thirret kur merr vendime, si me kon mbret i ketij veni. Ai tash ne fund te mandatit te tij, po i hakmerret Kohes, pse nuk e kane lene te qete. Diplomat inatqor, qe shperthen si ai kanalizimi pas shiut te rrembyshem, dje neper rruget e Prishtines.

Fisnik11.07.2012/13:29

U mesu Vetoni me marre poste veq tu u zvarrit, tu u lut si ne Rambuje, gjate viteve te 90ta, ne G5 qe u takua me Millosheviqin, etj. Por tash jemi shtet. Mund te behesh president me voten e popullit e jo duke ju lut Thacit e mandej duke e sulmu me mediat tua.

arta11.07.2012/13:29

shihe shihe kokekungulli si grat e keqija po a mos ka pase pune tjeter ky vjen prej rr.s dhe ketu sillet si zot se ne shtet te vetin se ban hesap kush e ketu i sill ne gisht nje populle, medet e medet e medet nate e dite qka na ka gjete ne ku nuk doli nje njeri i menqur me bashku kete milet e me i dal zot me te vertete se u kenaqen keta nderkobetaret tuj lujt me ne, ama se i vardiset Vetoni Thacit kjo me duket e teprume, ende kam besim se posti i presidentit nga Vetoni nuk do te ishte keqperdor se ai eshte njeri i ngime nuk eshte njeri i uritur as per buke, as per ... riere, as per para dhe i vetmi interes i tij kish me qene perparimi i Kosoves, por ja qe nuk eshte ai piun ta sjellin poshte e perpjete kushdoqofte e kujt t'i teket e mu per kete ka qene i papershtatshem.....

mentori11.07.2012/13:21

Ky Delli nuk eshte asgje tjeter vetem nje Ambasador i nje shteti mik SHBA dhe perfaqson politiken e tyre dhe interesat Amerikane edhe pse spo na konvenon kjo politike,ajo po anon dhe ka simpati per Kryeministrin Thaci dhe kete e ben haptaz me komente me shkrime dhe intervista ,dasht zoti e del nje njeri i menqun dhe i guximshem qe ka aftesi jo vetem me ndryshu rrjedhat politike po edhe me e ba zhvillimin ekonomik atehre prap do ta kemi Ameriken perkrah , besa edhe armiqt do te na bahen miq.

Hana11.07.2012/13:16

Cka perzihesh ti si ish ambasador i nje shteti tjeter, ne ceshtjet e brendshme te Kosoves? You are a discrace to your president.

Dona11.07.2012/13:10

Delli si me punu ne zyren e kryeministrit e jo ne zyren e tij ne ambasade ku e ka vendin..

Luljeta Krasniqi11.07.2012/12:52

Si gjdo her ne Kosov gjithshka shkon mbrapsht,,analfabetat duhet me udheheq..po te ishin ne krye te shtetit surroj e njerzt e menqyr si ai,,do te ishin punt ma mir ne Kosovë....

Driton Bakija Gjakove11.07.2012/12:26

Veton Surroi meriton te jete presindet i ,Kosoves.

afrimi11.07.2012/12:25

Ambasadori Dell eshte perfaqsues i SHBAve e je person privat. Me kete koment te ambasadorit e pat puna e Vetonit dhe grupit Koha. Krejt puna ka qene per pushtet. Kjo eshte dite po Delli e kristalizoi.

edona11.07.2012/12:11

Bajram kqyre sot qa po shkrun mediat e Gjermanis per Thaqin edhe per Dellin se garnte punone ne administrat hahaha veq 70 papunsi krim korupsion fjala e lire eshte 0 toleranc ai Dellin deshiron njerz te pa ditun ne funksjon si puna Thaqit qe mundet me shtyp e me ble me pare haahuaauha dihet se kushe pe udhehq Kosoven ani flasin per liberalizim na rejn ashiqare kur Europa nuk na dohen hiqe edhe njo 50 vite ndoshta po huahuaa

Hysi11.07.2012/12:09

Z. Fadil Berisha, a mos po i vjen era korrupsion komentit tend

Une11.07.2012/12:08

Z Dell, lexoje pak historine e shtetit tend e mundohu te krijosh pak karakter se po e marron krejt popullin tend. Argumenti yt per balanc te pushteteve do te ishte shume me i forte nese do te ishte Surroi president. Jahjaga kukull nuk ka kapacitet dhe background per at post jo per fajin e vet, eshte aq e dobte sa nuk ka fuqi te refuzon te behet gazi i botes me shume pasoja negative afatgjate per Kosoven. Dell, po ta kujtoj qe, me gjithe veshtiresite historike, 2 nobeliste rrjedhin prej gjakut shqiptar keshtu qe pak respekt te lutem!

per bajramin11.07.2012/12:01

luja bajram luja..tash ta paskan postu komentin..edhe paske shkru diqka jashte normales,e paske shpreh mendimin tend edhe knaq e paske,,krejt kosova mendojne si Ti..analista ka te sillesh ka Kosova..veqse nese e merr para sysh ket qka ke shkru..perfundimi eshte qe sen nuk paske shkru..EVALLA..DELL eshte dora e zhgjatur e Thaqit..per kete koment delli ka me marr nje premi te majme nga kryeministri

omnious11.07.2012/11:56

Iu paska rikthy vetebesimi prap. Disa muaj u fsheh si urith ky surrati.
Eh Obame te ... ft Zoti kon na ki lon ktu!

Fadil Berisha11.07.2012/11:54

E din zotri Dell pse amerika është shteti më Demokratik në botë? Do t'i them unë se në SHBA nuk ka Ambasadë të SHBAsë.

shpendi11.07.2012/11:54

Vetoni eshte karrierist ...

limi11.07.2012/11:51

Nukeshte problem qe eshte zvarrit surroi po problem eshte qe me ndihmen tande ,dmth ti dhe vetem ti per sdi se qfar interesash po na shtyn qe edhe ne si popull tee zvarritemi sepse votat e plaqkitura me bekimin tande e kan pru kete gjendje.As kopjuter dell kurre nuk kam per te perdor.Zoti e bekoft ameriken dhe na ardhte nje ambasador njemend amerikan

Ibrahimi11.07.2012/11:51

Delli është keçpërdorues i dyfishtë, sepse në njëren anë keçpërdor emrin e SHBAsë në të cillën ka besim populli shqiptarë, ndërsa në anën tjetër njollosë figura politike të Kosovës të cilat nuk i shkojnë përshtati atijë dhe vazalëve të tijë. Turpi qoftë !!!

Bajram11.07.2012/11:40

Kete qfar e thot zotri Dell e kam verejtur qe moti!! Gazeta KOHA DITORE e ka ndrruar anen mediale dhe ka hyr ne politik! Tashme deshira e kesaj gazete esht per ta shkaterruar Kryeministrin dhe partin e tije.
Un jam i bindur se ky koment i imi nuk do te shfaqet,

ekremi i madh11.07.2012/11:40

qysh esht veni, qashtu eshte edhe kuvendi. vet i kemi votu kta.
falemnderit ambasador, po i tejkaloni pak kompetencat e juaja, po kjo na vyn neve hala prej juve.

Ismeti11.07.2012/11:34

Pse mos po do me thene se nuk i takon a? Ske faj ti jo....

gezim11.07.2012/11:34

per ta pashtuar vendin more dell qe nuk paske ni fije Kultur ti edin shume mir kush asht Veton Surroi pom qudit shume kjo deklarat e jotja po tregon shume dyshime tek ti personalisht ama une ta thje nje pune se nuk mundesh te shpetosh kurr nese keni hager bashk me hashimin ta dish ket mir dhe jam i bindur qe ajo dot ndodhe her do kurdo mos HARRO ,.ju lutem komentin,.

labi11.07.2012/11:31

Po Atifetja nuk vjen as sa thoji i Vetonit bre, ai i ploteson te gjitha kriteret per te qene LIDER, eshte politikan ... zmatik kurse kesaj te gjitha i mungojne.

Deshprim Kosova11.07.2012/11:30

Edhe dicka Surroi ska nevoje me iu zvarrite askujt ai edhe e meriton ate post............. zvarranik ehste Hashim Gjarperi, qe sillet si Sulltan i kohes se feudalizmit dhe ndan poste sipas tekeve personale. Kjo shoqeri ka nevoje per tu perfaqesuar nga njerez te kalibrit "Surroi". Lereni Vetonin anash... Meqe, paskeni dashur Femer per Presidente, pse nuk e moret Flaken??? Flaka Surroin?... Sepse ka koke, ...ua djeg, ua ben flake prapanicen tuaj injorante... Deshet kukull, qe na e fyen inteligjencen, sa here qe e shohim. Koosva, me budallenj ne krye te saj ME BEN TE VJELL dite per dite, prej mengjesit deri ne mbremje.

lindix11.07.2012/11:25

po kush te veti se?!

Mira Konci 11.07.2012/11:23

I vetmi njeri qe meriton dhe qe ka potencial intelektual, njerzor dhe profesional ka qene dhe mbetet Veton Surroi. Mirepo, fatkeqesia e popullit tone qendron pikerisht kjetu, sepse ne ende nuk jemi te vetedijshem t'i kuptojme vlerat e mirefillta te njerzve qe duhet ta udheheqin vendin.
Dhe pikerisht perr shkak te vlerave te mirefillta z. Surroi i pengon te tjeret, sepse nuk kane kurrefare potenciale te bisedojne e as ta kuptojne ate.
...Shpresoj te vetedijesohemi te gjithe, se kush me te vertet e don KOSOVEN! Jam e sigurt se Vetoni e o, kurse per tere strukturen qe momentalisht e udheheq shtetin jam e bindur se vetem per interesa personale apo te ngushta partiake apo te tjera mendojne!

gezim11.07.2012/11:11

Cfar perversi ky Delli, edhe ti i je lutur dikujt me u ba ambasador i Kosoves.
Atifetja keq e luan edhe ROLIN ajo s' eshte presidente e Kosoves. Vetoni do te sihte me i qelluari i kohes

trendelina11.07.2012/11:09

Po nuk ki faj ti zotria i vogel rrumbullak, se kur t'hapet dera ty me bo pazare n'shpi, munesh me thon qka t'dush, amo bash qka t'dush. Amo nuk di a e din ti zotria i vogel rrumbullak se ktu te na osht nifar kodi moral, osa ma mire me thon ka qene njefar kodi moral qe fjalt e odes nuk dalin prej t'zotit t'shpis, po qa din ti per kode e per morale kur vjen prej shtetit qe osht i marum prej argatve edhe ...stitutave.

1000  Karaktere
Prishtinė 13°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 13°C
Shkup 16°CShi i lehtė
Prishtinė21°C
Tiranė22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell