• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 Anima *** 18:00 Talk *** 18:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis.16 dhe 17 *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:35 Sporti ne KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:05 Automan *** 21:30 Dokumentar: “At the Edge of Russia” *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Reagimet e opozitës për takimin Thaçi-Tadiq

Publikuar: 07.07.2012 - 22:27

Prishtinë, 7 korrik - Tri partitë opozitare, në prononcimet e tyre, kanë reaguar lidhur me takimin që pati para pak çastesh Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi me ish-presidentin e Serbisë Boris Tadiq, në Dubrovnik të Kroacisë.

Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se “kryeministri i Kosovës e ka detyrë kushtetuese të përfaqësojë Kosovën jashtë vendi. Si kryeministër mund të përfaqësojë Kosovën jashtë vendi dhe të takojë zyrtarë të shteteve tjera, por vetëm si Kryeministër i shtetit të Kosovës. Nëse zhvillon takime me zyrtarë, të cilët nuk e pranojnë si kryeministër të shtetit të Kosovës atëherë është shkelje e Kushtetutës”, tha Gashi për RTK.

Në anën tjetër, Glauk Konjufca nga Lëvizja “Vetëvendosje” këtë takim e vlerëson si të dëmshëm për Kosovën: “Takimi i sotëm i Thaçit me Tadiqin në Dubrovnik të Kroacisë është shenjë tjetër se kjo Qeveri është e gatshme të takohet me politikanë serbë, të cilët janë shkaktarët kryesorë që Kosova mbetet e ndarë, që i paguajnë dhe i kontrollojnë strukturat kriminale serbe në Republikën e Kosovës dhe të cilët për një kohë të gjatë kanë qenë përfaqësues të politikës hegjemoniste të Serbisë në Kosovë, që do të thotë se, kryeministri Thaçi është i gatshëm të takohet edhe me Nikoliqin dhe Daçiqin për veriun e Kosovës”, theksoi Konjufca për RTK.

Kurse, për Burim Ramadanin nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ky takim duhet të shihet vetëm shtrëgnim duarsh, pa efekte politike: ”Ky ka qenë vetëm shtrëngim duarsh dhe duhet të shihet si e tillë, dhe nuk mund të ketë efekte politike. Në Samite rajonale apo ndërkombëtare, përshëndetjet formale mund të ndodhin, por ne nuk duam të besojme se ka pasur më shumë se shtrëngim duarsh. Ajo që dihet është se Kosova nuk ka nevojë të fshehet prej Serbise, sepse, ne jemi fituesit e stabilitetit rajonal”, ka thënë Ramadani. 

Komente (3)

remzi Avdullahu08.07.2012/11:11

te nderuar lexues!
Une nuk jame shume adhurues i simbolikave,une nuk e shoh Apsolutisht te demshem pershendetjen e Hashim Thaqit me Boris Tadiqin,eshte nje hap i mbare .Kjo e verteton deklarimin e nje zyrtari nderkombetar nje vit me pare se,,Se Tadiqi Privatisht pranon Kosoven''Kurse zyrtarisht nuk mundet.Duhet te kuptohet se Tadiq ka qene garancion i paqes dhe stabilitetit ne rajon,duke pasur parasyshe sa potencial te se keqes ka ne serbi.mendoj me shume duhet te ju jepet rendesi vendimeve qe dalin nga marveshjet Kosove Serbi ,Sesa nje sterngimi simbolik Duarsh,qe eshte gjithsesi shume me i mire se shterngimi i Pushkeve. Me nderime Remziu

none 08.07.2012/00:58

BURIMI RAMADANI
sa mir ka fol o vlla skena qa ikum prej shkive na boll kena ik ,,,, tash i dalim perpara si Hashim si p9 .... flamurin perpara i ftun si kryeminister i kosoves nat far zjafetin edhe qe shteti

best morina08.07.2012/00:14

ne nje kohe jo dhe aq e larget hashimi me shoke te vet i paten ba buje te madhe takimeve millo dhe rugova mirpo ai takim ka qene me dhune kurse ky vet me deshire bile bile edhe nipin e car llazarit epat q

1000  Karaktere
Prishtinė 15°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 15°CKryesisht me vranėsira
Shkup 21°CRiga
Prishtinė16°C
Tiranė18°CRrebesh shiu
Shkup23°CRrebesh shiu