• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Dell: Marrëveshjet politike nuk janë mbi kushtetutën

Publikuar: 07.07.2012 - 21:20

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Christopher Dell, në një intervistë për Zërin e Amerikës, bëri thirrje për respektimin e opinionit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me mandatin e presidentes. Ai tha se, marrëveshjet politike nuk ngrihen mbi kushtetutën e një vendi. Në intervistë ambasadori Dell tha mes tjerash se Beogradi duhet t’i kthehet realitetit dhe të pranojë faktin se tashmë Kosova është një fqinj i pavarur.

Duke u përgjigjur në pyetjen se “ si e shihni ju opinionin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës mbi ndryshimet e Kushtetutës dhe posaçërisht çështjen e mandatit të presidentes”, Christopher Dell tha se ”nuk jam i befasuar dhe nuk mendoj që është dramatike që një çështje kaq komplekse dhe në një situatë të pazakonshme, gjykata të gjejë që komisioni ka marrë vendime që nuk janë në pajtim me interpretimin e Kushtetutës nga ana e Gjykatës dhe siç e dini janë tetë të tilla në kuadër të pakos më të gjerë të ndryshimeve të propozuara”. Sipas Dell. kjo tregon mungesën ë përvojës me procese të tilla komplekse dhe politikisht të ndjeshme.

Ai në vazhdim tha se çështja e vendimit për mandatin e presidentes, duhet parë në kontekstin e vet. Kur marrëveshja politike, që çoi në zgjedhjen e presidentes Jahjaga, u arrit prillin e kaluar, ishte bërë me qëllim të mirë nga të gjitha palët. Ajo që nuk është kuptuar në atë kohë është qëndrimi që do të mbajë Gjykata rreth çështjes së shkurtimit të mandatit. Ky është tash një fakt politik i jetës dhe  duhet ta pranojmë atë. Mendoj se pakoja e propozuar e reformave është ende e rëndësishme. Mendoj se është me rëndësi që të ecet përpara me provizionet e lejuara nga Gjykata, sepse ato që kishin kuptim për kombin në prill, kanë ende kuptim edhe sot. Siç e dimë, derisa komisioni po bënte punën e tij gjithandej vendit duke u këshilluar me publikun, kishte një mbështetje të gjerë publike për reformat. Mendoj se është në duart e komisionit dhe partive politike që të vazhdojnë procesin. Në fund të fundit, jemi në demokraci dhe ata shërbejnë për të pasqyruar vullnetin e qytetarëve, dhe jo thjeshtë interesin e disa politikanëve apo pronarëve mediesh që e kanë bërë veten të kenë ambicie politike, që duan të bëhen president, që kanë investuar interesin e tyre për shkurtimin e mandatit të presidentit, që vet të bëhen president. Procesi nuk ka të bëjë me këtë. Ky është proces i krijuar për të gjetur zgjidhjen e krizës politike në të cilën u gjet vendi pas dorëheqjes së dy presidentëve në një periudhë të shkurtër. Nuk ishim në gjendje të shihnim në “sferën e kristaltë” në prillin e kaluar. Zgjedhja që gjetëm atëherë u dëshmua të jetë më funksionale, më e qëndrueshme dhe mendoj më konstruktive sesa që dikush mund të parashihte në atë kohë. Më lejoni të shpjegojë më thjeshtë. Presidentja Jahjaga, ka bërë punë të shkëlqyeshme. Ajo solli elementet e qetësisë në procesin politik. Zgjedhja e saj, mendoj se i dha fund ciklit të konfliktit institucional dhe rivaliteteve që përshkuan jetën politike që nga dita e pavarësisë e deri në zgjidhjen e krizës. Kjo mundësoi një funksionim më të mirë të të gjitha institucioneve, qoftë Parlamentit, qeverisë, të vet presidencës, madje edhe të sistemit gjyqësor. Prandaj, ndonëse kjo nuk i përgjigjet vullnetit politik të udhëheqësve politik nga prilli i vitit të kaluar, mendoj se vendimi i Gjykatës, duhet të respektohet në radhë të parë. Ky është parimi më i rëndësishëm, opinioni i gjykatës duhet të respektohet. Fakti që gjykata tha se është jo kushtetuese të ndryshohet mandati i presidentit, është diçka që duhet të respektohet së pari dhe së dyti të mirëpritet, sepse mendoj që presidenca e presidentes Jahjaga ishte e mirë për vendin. Dhe nuk shoh arsye që të mbahen zgjedhje të reja, thjeshtë për të përmbushur interesat e politikanëve ambiciozë. Nuk shoh arsye që vendi të futet në koston dhe shqetësimet e zgjedhjeve të reja thjeshtë për të rregulluar llogaritë brenda partive politike dhe për të drejtpeshuar fuqinë ndërmjet udhëheqësve të ndryshëm dhe partive. Ju mbani zgjedhje kur ju duhet mandati i ri dhe legjitimiteti demokratik. Ju mbani zgjedhje kur keni krizë që nuk mund të zgjidhet me mjete të tjera nga institucionet. Këtë e bëri vitin e kaluar zgjedhja e presidentes Jahjaga. Nuk shoh nevojën që të kërkohet një mandat i ri, sepse, legjitimiteti i institucioneve është aty dhe është dëshmuar se është funksional dhe mendoj që kjo është e mirë për vendin.

Komente (5)

vALe08.07.2012/13:21

CIAO, Dell, âDallavero âpolitikani ka pĂr qĂllim qĂ gjat krizave ta gjej njĂ zgjidhje sa mĂ tĂ mirĂ e tĂ favorshme ashtu qĂ tĂ mos jet nĂ kundĂrshtim sĂ pari me fjalĂt e veta e pastaj rregullore, nene, ligje kushtetut etj,,,,!! Kosova e respekton Shtetin tuaj dhe e qmon aq shumĂ sa qĂ ndoshta as vet nje pjes e amerikanĂve nuk e respektojnĂ. kjo tash ĂshtĂ e ditur nga tĂ gjith ne, por Kosovaaret nuk kan pĂr obligim tju qmojn juve personalisht, ne e dijmĂ qĂ ju pĂrfaqĂsoni shtetin e dashur tĂ KosovarĂve por ju jeni njĂ qytetar Amerikan, e Interesat e kujt i pĂrfaqĂsoni ajo pĂr mua mbetet ???? apo jeni ju njeri nga ata persona qĂ e dojn shtetin e vet mĂ pak se KosovarĂt??
Zoti Dell, unĂ e shoh qĂ keni aftĂsi nĂ tĂ shumtĂn e rastĂve me ju shmang nĂ mĂnyr rafinore pĂrgjigjjeve dhe ndonjĂher me njĂ reagim qĂ ndoshta nuk ka kurfar pĂrgjigjje por ka kundĂrreaksion dhe atakon qĂ nuk ka asgjĂ ndoshta me realitetin qĂ ju e paraftyrnoi, por qĂllimi i juaj ĂshtĂ qĂ tĂ largoni nga vemendja.
unĂ nĂ kĂtĂ rast kisha dashur vetĂm njĂ pyetje tja shtroj juve se cili pronar i mediave don tĂ bĂhet president edhe pse e drejta e tyre ĂshtĂ pĂr tĂ u bĂrĂ president?
Zoti Dell, stili i yt ĂshtĂ Stil tipik biznesmenit edhe pse prejardhejen dhe biografin tĂnde nuk e njoh por e shoh se luan poteza shahu vetem me Kal, dhe je Kalors. !!!! mos harroni se populli i KosovĂs ĂshtĂ falenderruĂs pĂr USA por ndoshta jo nga JU!! ĂshtĂ njĂ shprehje qĂ e kam dĂgjuar si fĂmi se politika apo posti i juaj si politikan, Jupersonalisht vijni e shkoni si uji, nĂpĂr lumenj e ndonjĂher vĂrshen e bĂn dĂme qĂ ndoshto fukaraje shumĂ koh i nevoitete deri sa tĂ qohet nĂ kĂmb por rĂra zhavori, bartĂt pak por ajo mbetet aty..
UnĂ personalisht, Juve si person nuk ju adhuroj, respektoj, simpatizoj, por njĂ ju uroj shkuarje sa mĂ tĂ shpejt.. shtetit amerikan willkomen edhe 1000 vjet

osllani08.07.2012/09:39

sille qysh te sillsh, pshtille, e pastaj bonja qysh te dush vet. Se Amerika na qliroj, se sa per luftetart te gjith te vitit 1999. 99 per qind te tyre kan dal VEQ SA ME THAN kur edhe qorrat e kan pa se na qliroi Amerika me ndihmen e POPULLIT BUJAR E JO TE HAJNAVE.

S.SPAHIU08.07.2012/08:47

MIR E KI AMBASADOR SE MOS TISH KAN AMERIKA E UQKJA SOT ISH KAN SERBIJA NE KOSOV E SAJPERKET KTYRE KOMANDANTAVE TE BLLACES SDI QA PO LEHIN

agimi08.07.2012/00:04

Dell mos lehe se Pacolli me AKR ta prish qeverin e Thaqit si para dy viteve me kolacijon LDK PDK qe ministra e leshun zyrte e prishe kolicjoni

izet07.07.2012/22:08

Z. Ambasador, perse nuk ka reaguar ne te njejten menyre pararendesja Juaj me rastin e Fatmir Sejdiut? Perse nuk keni reaguar JU me rastin e perzgjedhjes se Behxhet Pacollit? Dhe pyetja e fundit Perse nuk i permbaheni parimeve te nje marreveshjeje politike te ciles JU i keni parapri?

1000  Karaktere
Prishtinë 31°CMe vranësira të pjesshme
Tiranë 31°CI kthjellët
Shkup 32°CI kthjellët
Prishtinë33°CMe diell
Tiranë35°CMe diell
Shkup36°CMe diell