Jahjaga: Vendimin e Kushtetueses jam e obliguar ta zbatoj

Artikujt tjerė
- EULEX-it smund ti caktohet mandati me Kushtetutë
- Këshilla sa për sy e faqe
- Tadiq: Shtrëngimi i duarve ka dimension simbolik
- Ende sdihet motivi i vrasjes në Talinoc
- Hoxhaj, takime me Pusiqin dhe Helmyn
- Zbogar: Të kapen autorët e krimit në Talinovc
- AKR: Vendi rrezikon të futet në krizë institucionale
- Spindelegger: Është vonë për gjestin e Tadiqit, pritet Nikoliqi
- Jahjaga: Jam e gatshme të takohem me Nikoliqin
- Në Kosovë përgjohen 700-1.000 veta në muaj
Prishtinë, 7 korrik Presidentja Aifete Jahjaga sot është deklaruar rreth vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Në deklaratën e saj thuhet se Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka marrë vendim për kushtetutshmërinë e propozimeve të amendamenteve në Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Është ky vendim përfundimtar në këtë çështje i autoritetit më të lartë kompetent e të pavarur të vendit, të cilin unë si Presidente, me mandat që të mbroj ligjin dhe Kushtetutën, ashtu si edhe të gjithë qytetarët e vendit, jam e obliguar ta zbatoj, deklaron Jahjaga.
Në një kohë, kur më është kërkuar ta marrë mandatin e Presidentes së Republikës së Kosovës, unë me përkushtim dhe përgjegjësi e kam pranuar këtë detyrë.
Duke mos qenë pjesë e marrëveshjes politike, por rezultat i saj, zgjedhja ime me votimin në Kuvendin e Republikës se Kosovës, me të cilën zgjedhje u kapërcye kriza, u bë në pajtueshmëri të plotë me Kushtetutën.
Vendimi i Gjykatës i jep përkrahje të plotë aspekteve të marrëveshjes së prillit të vitit të kaluar dhe unë do të respektoj dhe zbatoj ato.
Ashtu siç kanë dëshmuar konsultimet e Kuvendit të Kosovës, ndryshimet në Kushtetutën e Kosovës e gëzojnë mbështetjen e të gjithë qytetarëve të Kosovës, dhe ne si liderë të zgjedhur në mënyrë demokratike jemi të obliguar ta dëgjojmë zërin e qytetarëve tanë.
Duke pasur këtë parasysh, inkurajoj të gjitha partitë të përfaqësuara në Kuvend të jetësojnë reformat e aprovuara nga Gjykata Kushtetuese.
Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës pret ta lexojë në tërësi vendimin e Gjykatës Kushtetuese posa të bëhet publik.


Malushi08.07.2012/03:19
Ahtu presidente zbatoje kushtetuten se shteti nuk bahet ndryshe. Vetem shiko edhe ma posht le te zbatohet rendi dhe ligji, e jo vetem kr te na bjen mire ja kushtetuta ja ligji. Me kujtohet nje shka i pate than Bukoshit ne nje emision qe te gjithe thirren ne rend e ligj kur ju bjen mire .

endriju07.07.2012/23:02
vendimet me i zbatue edhe me qendrue pran njeni tjetrit se ashtu duhet se bashku... hi hi hi ndryshe spo ben.

izet07.07.2012/22:10
JO Presidente! Parimet e marreveshjeve politike, moralisht jane mbi Kushtetuesen! Kushtetuesja nuk ju obligon te ipni doreheqjen konform marreveshjes se arritur ne momentin e e kandidimit te Juaj.

lulzim07.07.2012/21:23
Paaaa kurfar meritash je ba presidente paaa kurfar meritash je ka rrin aty edhe pa kurfar meritash po mendon me nejt aty.
Nje vot nuk e ke mrr nga qytetart edhe mendon me nejt aty po nuk ki fain ti po e kan ata q t kan qit atu nuk e di a ndjen far morali me nejt aty pa e marr as edhe nj vot nga qytetart e kosoves ma mir asht mu kthy ku ke qen me ato kures ka 6 muj me me ba naj pun t mir se sa po rrin presidente e sen pun t mir nuk je ka bon po jav ke nxan venin naj kuna q me vite kan punu,luftu kan vujt burgjet e serbis e tje mir asht me lshu at pozit

shukran07.07.2012/20:58
Të ka ra shiu në kallamoq pa prit e pa kujtuar.Po pyes vehtën bile edhe të tjerë prej kah pike që të vazhdosh një mandat i cili nuk është i pajtimit të atyre që të propozuan.E ti si presidente me shkelë marrëveshjen politike e cila të vendosi në vendin ku gjindesh tashë nuk është adekuate për funksionin që e përfaqëson.

Kliti07.07.2012/20:11
Flm per sakrificen presidente. Flm edhe dy mandate ishalla. na nuk meritojme as ma mire e as ma ndryshe. Flm Dell qe na vendose demokracine e Kushtetuten me veprue. Flm Dell, na ki nimue...








shevernazi08.07.2012/08:18
kjo tjeterqfare edhe sdin veqse te zbatoj urdhera, eeeee kryetare ha ha ha ha ha. Demek ksaj me i than bjer ne bunar kjo menjiher gjuhet posht ha ha ha ha, hi hi hi kikikikiki