• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Kosova anëtarësohet në Shoqatën evropiane të Matematikës

Publikuar: 07.07.2012 - 14:36

Krakovë, 7 korrik - Dje në Krakovë të Polonisë përfundoi Kongresi i 6-të Evropian i Matematikës, i organizuar nga Shoqata Evropiane e Matematikës. Në fillim të Kongresit është mbajtur mbledhja e Këshillit të kësaj shoqate, ku u shqyrtua kërkesa e Shoqatës së Matematikanëve të Kosovës për t’u bërë anëtare e rregullt. Përmes një votimi të fshehtë dhe me shumicë absolute votash (60 për, 1 kundër dhe 7 abstenime), Kosova u pranua në këtë organizatë të rëndësishme për matematikën dhë shoqërinë evropiane.Për komunitetin e matematikanëve të Kosovës, pas anëtarësimit në Olimpiadën Ndërkombëtare Matematike, kjo shënon edhe një arritje të radhës drejt forcimit të bashkëpunimit dhe lidhjeve ndërkombëtare. Në fakt, Ekipi i Kosovës për Olimpiadën Matematike Ndërkombëtare u nis sot për në Mar del Plata të Argjentinës, ku do të mbahet Olimpiada e 53-të me radhë dhe ku do të marrin pjesë 553 nxënës nga 100 shtete. Ekipi i Kosovës përbëhet nga Arbër Selimi (Pejë), Petri Avdylaj (Istog), Valdrin Sherifi (Prishtinë), Besart Kodraliu (Podujevë), Erza Raskova (Prishtinë) dhe Shqipron Shala (Pejë), ndërsa udhëheqës dhe zv.udhëheqës i ekipit është prof. Ramadan Limani dhe prof. Kajtaz Bllaca, respektivisht.

Shoqata e Matematikanëve të Kosovës është themeluar në gusht të vitit 2008.

 

Komente (1)

eleo hasani08.07.2012/07:57

edhe ne shoqaten eurpijane te pllumagjive pa problem, sdi se qka kan prit tont deri tash. Por sa i perket organizates boterore te pllumagjinjve, aty ska shans ngase aty jan ma te fortit pllumbagjinjt e Rusijes. Ata slan me kapercye Kosovën përveq se e pranojn ne FMN.

1000  Karaktere
Prishtinė 32°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 32°CI kthjellėt
Shkup 36°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell