Hoxhaj në Dubrovnik: Kosova, modeli më i suksesshëm

Artikujt tjerė
- Kryeshefi i PTK-së punëson mikun si shef të kabinetit
- Kuvendi me Rezolutë antikushtetuese
- Reagimet e opozitës për takimin Thaçi-Tadiq
- Dell: Marrëveshjet politike nuk janë mbi kushtetutën
- Shefi i UNMIK-ut dënon vrasjen e çiftit serb
- Jahjaga: Vendimin e Kushtetueses jam e obliguar ta zbatoj
- Petroviq: Tash për tash nuk kemi të dhëna se vrasja është etnike
- Serbët e Talinovcit vendosin të mbesin në fshat
- Përjashtohet motivi etnik i vrasjeve në Talinovc
- Vjosa Osmani: Kushtetuesja nuk dha vendim, por vlerësim
Dubrovnik, 7 korrik 2012 Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, po merr pjesë në Samitin Kroacia 2012, me temën Shtetndërtimi dhe eksperiencat e BE-së, i cili po zhvillohet në Dubrovnik.Në panelin e dytë të së shtunës, me temën Shtetndërtimi në shoqëritë post-konfliktuale - Sfidat politike dhe të sigurisë, ministri Hoxhaj ka prezantuar së bashku me ministren e Jashtme dhe të Çështjeve Evropiane të Kroacisë, Vesna Pusiq, zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Karl Erjavec, sekretarin e përgjithshëm të Shërbimit të Jashtëm Evropian, Pierre Vimont, përfaqësuesin e lartë për Bosnje dhe Hercegovinën, Valentin Inzko, përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian dhe shefin e BE-së në Bosnje dhe Hercegovinë, Peter Sorensen si dhe zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Gjeorgjisë, Tornike Gordadze.
Gjatë fjalës së tij në këtë panel, ministri Hoxhaj ka prezantuar progresin e madh që është arritur në Kosovë vitet e fundit, me theks të veçantë në proceset e shtetndërtimit të brendshëm, forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar dhe avancimin e agjendës euro-integruese të Republikës së Kosovës.
Hoxhaj tha para të pranishmëve se Kosova ka ndërtuar një shtet nga themelet duke u shndërruar në një storie të suksesit jo vetëm të qytetarëve dhe institucioneve të saj, por edhe të bashkësisë ndërkombëtare e të Bashkimit Evropian.





