FDH: Decentralizimi në komunën veriore të Mitrovicës, proces më i vështirë

Artikujt tjerė
- FDH: Decentralizimi në komunën veriore të Mitrovicës, proces më i vështirë
- Bukoshi nuk di për akuzë, i gatshëm të përballet me drejtësinë
- Mitrovica kërkon shtim të masave të sigurisë
- Jahjaga: Korrupsioni po kërcënon edhe institucionet
- Vetëvendosje pengoi takimin rreth privatizimit të Distribucionit
- OSBE-së mbledh në Prishtinë organizatat e rinisë së rajonit
- Për dështimet në testin e maturës KMDLNJ kërkon përgjegjësi
- Zyra Administrative në veri hapet të hënën, kërkohet siguri
- VV e PDK nga grushtet në përplasje verbale
- Mal i Zi cakton kufirin pa e pyetur Kosovën
Mitrovicë, 6 korrik - Në organizim të Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDH Kosovë), dje në Mitrovicë u mbajt tryeza e rrumbullakët me temë: "Implementimi i procesit të decentralizimit në veri të Kosovës sfidat dhe mundësitë". Pjesëmarrësit në këtë tryezë ngritën shqetësimet e tyre në lidhje me mbarëvajtjen e procesit të decentralizimit në veri të Kosovës, hapjen e zyrës administrative, sfidat të cilat i presin institucionet vendore dhe ndërkombëtare, situatën e sigurisë dhe rolin e shoqërisë civile në lehtësimin e implementimit të këtij procesi.
Në lidhje me angazhimin e FDH Kosovë në monitorimin e procesit të decentralizimit në veri të Kosovë foli Betim Zllanoga, i cili pjesëmarrësit i njoftoi me qëllimin dhe objektivat e monitorimit të këtij procesi.
"Decentralizimi në komunën veriore të Mitrovicës mbetet procesi më i vështirë në Kosovën e pasluftës, shtrirjen e autoritetit institucional dhe integrimin e pakicave kombëtare", deklaroi Zllanoga, duke shtuar se FDH Kosovë do të monitorojë gjithë procesin dhe në fund të vitit me ç'rast do të dalë me një raport analitik ku do të bëhen publike gjetjet nga procesi njëvjeçar i monitorimit dhe një set i rekomandimeve konkrete për Zyrën administrative për veri të Mitrovicës dhe Qeverinë e Kosovës.
Besnik Tahiri nga Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale deklaroi se procesi i decentralizimit në fillim nuk kishte mbështetje nga komunitetet në Kosovë ngaqë nuk ishte shpjeguar si duhet. "Me krijimin e komunave të reja është rritur bashkëpunimi me komunat amë, mirëpo gabimi fillestar ishte që ky proces u karakterizuar si i pastër politik dhe nuk iu dha ngjyrimi i nevojshëm, se procesi i decentralizimit është në funksion të ofrimit të shërbimeve më efikase dhe më cilësore për qytetarët", tha Tahiri duke shtuar se "prezenca e strukturave paralele në këto komuna është reduktuar vetëm në ofrimin e shërbimeve primare shëndetësore dhe mësimdhënien bazuar në plan programet arsimore paralele, gjë për të cilët duhet të punojë Qeveria e Kosovës dhe të ofrojë alternativën e saj".
Sipas Tahirit procesi i decentralizmit, respektivisht krijimit të komunave të reja të Ranillugut, Kllokotit dhe Graçanicës është përcjellë edhe me legjitimitet të plotë qytetar. "Dalja në zgjedhjet e para lokale në këto komuna ka shënuar rritje prej 100% krahasuar me zgjedhjet lokale të mbajtura në komunat amë para krijimit të këtyre komunave", shtoi në fund të prezantimit tij Tahiri.
Besim Hoti, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, duke folur për sfidat e sigurisë tha se strukturat paralele nxisin ndjenjën e pasigurisë dhe frikës tek qytetarët në veri të Kosovës si dhe krimi i organizuar shfrytëzon gjithë vakuumin ligjor të merret me çështje të kundërligjshme. ?Mungesa e institucioneve të drejtësisë, prokurorisë dhe gjykatave, bënë që puna e policisë në kapjen e kryerësve të krimeve të të gjitha natyrave të zbehet për shkak se ato nuk janë funksionale dhe qytetarët në momentin kur i shohin këta persona në liri humbin guximin për bashkëpunim me organet e rendit dhe sigurisë?, shtoi në fund Hoti.
Drejtoresha e CivilKos-it, znj. Valdete Idrizi theksoi nevojën e bashkëpunimit të institucioneve me shoqërinë civile në procesin e implementimit të decentralizimit, duke shtuar: "institucionet duhet të shohin shoqërinë civile si aleat".
Pjesëmarrësit në fund të takimit nxorën disa rekomandime të nevojshme për institucionet vendore dhe ndërkombëtare në mënyrë që procesi i decentralizimit në veri të Mitrovicës të jetësohet.





