Bukoshi nuk di për akuzë, i gatshëm të përballet me drejtësinë

Artikujt tjerė
- Thaçi dënon vrasjet në Talinovc
- Zbogar mirëpret vendimin e Kushtetueses
- Dell: Korrupsioni, sfida kryesore për Kosovën
- Bastiset depoja e Mbrojtjes civile serbe në Zveçan
- Akuzë ndaj dy zyrtarëve të Kllokotit për falsifikim
- Trajkoviq: Serbët në Kosovë ndjehen të pafuqishëm
- Ivanoviqit i pëlqen ideja e Pacollit për veriun
- Vritet çifti Jevtiq në Talinovc të Muhaxherëve
- Hidhet poshtë kallëzimi penal i UP-së ndaj gazetarit Krasniqi
- Washingtoni paralajmëron Jeremiqin të mos merret me Kosovën në OKB
Prishtinë, 6 korrik - Zëvendëskryeministri i Kosovës, Bujar Bukoshi, ndaj të cilit është ngritur aktakuzë, ka thënë se nuk ndihet fajtor për keqpërdorimet e mundshme në Ministrinë e Shëndetësisë. Ai ka thënë se është i gatshëm të përballet me drejtësinë vendëse dhe ndërkombëtare, por nuk dëshiron të paragjykojë epilogun pa e pasur në dorë aktakuzën dhe pa u konsultuar me avokatin e tij. E lexova në gazetë. Ende nuk kam në dorë asnjë dokument zyrtar. Nuk dua të nxitohem për ta komentuar dhe as për ta paragjykuar procesin, por jam i gatshëm të ballafaqohem me drejtësinë vendëse dhe ndërkombëtare. E kam thënë edhe më herët, edhe tani, se jam njeri që bashkëpunoj me drejtësinë, por nuk ndihem aspak fajtor për punën që kam bërë, i ka thënë KTV-së Bujar Bukoshi.
Kundër Bujar Bukoshit, i cili është i ngarkuar me çështje sociale në Qeverinë e Kosovës, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë për vepra të rënda penale, të cilat lidhen me punën e tij disamujore në krye të Ministrisë së Shëndetësisë. Koha Ditore raporton se prokurorja angleze, Maria Bamieh, ka finalizuar hetimet dhe ka ngritur aktakuzë për shpërdorim të pozitës zyrtare ndaj Bujar Bukoshit, Ilir Tolajt Arbenita Pajazitit, Nexhat Shabanit, Ismet Hysenit, Hajrullah Fejzës, Zenel Kuçit, Bekim Fushës, Alban Thaçit, Basri Asllanit dhe Imer Ajetit. Kryeministri Thaçi kishte shkarkuar javë më parë nga pozita e zëvendësministrit Ramadan Gashin pas ngritjes së aktakuzës ndaj tij. Tash pritet të shihet se si do të veprojë kreu i Qeverisë, Hashim Thaçi, me njërin nga zëvendësit e tij, Bujar Bukoshi.


dielli07.07.2012/10:54
Une mendoje se institucioni me i korruptuar ne Kosove eshte ,Gjykata kushtetuse aty duhet bere ndryshime thelbesore mandej duhet dale ke kryeministrija ,,,,,

Sedi06.07.2012/23:22
Cfare vend i mbrapshte jemi kur aktakuza i mrrin pseudogazetareve para njerit vete... Tish kone euleksi i hajrit, ish marre me hajna e jo me njerz qe kane punu tane jeten per tmiren e vendit. Po normal qe ma kollaj me bo show e mandej populli i shkrete i bjen shuplakave qeshtu. mjerim....

istogasi06.07.2012/19:45
paj per 3 ma se miri eshte me i pyet arsimtaret, mjeket, skamnoret, besa po edhe shtabin e pergjithshem se kan ble armatim boll me 3, refugjatet e ikur nga zonat e luftes ne Prishtine, se edhe atyre ju eshte dhene diqka. I keni harru keto a?
I nderuar doktorr, meriton respekt dhe e ke respektin me perjashtim te disa komentatorve te cilet ose nuk i dijne faktet ose nuk deshirojne ti dijne.respekt

suzana06.07.2012/13:50
Si duket,ky nuk po ditka asgje,per keto vepra penale qe i ka bere,ndoshta i paska bere babai im prej varrit,e jo ky person i pafajshem,hahahahaahaha.
Sa me shpejte,komplet QEVERIA,duhet dhene doreheqje,sepse te gjithe jane te korruptuar,dhe ju takon burgu i rende.

California06.07.2012/13:36
More ti doki qe je me shume biznismen se doktorr, ta spjegoin ne Gjykate se qa eshte Aktakuza.

Edi06.07.2012/13:32
nuk dije per Aktakuze ?? Jo, jo,...ska problem, Aktakuze Numer nje, pershkruhet me Pytjen, se ku gjindet Tre perqindeshi ???






fifi07.07.2012/12:58
kot e keni ekan kuptu prokurori dhe gjygjtari qe ka para MANE MEND KET THANJE o shqiptar e tradhtove kishen sja dite rendin xhamis duroje SULLTAIN ... pni pas dhandurve