• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 Anima *** 18:00 Talk *** 18:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis.16 dhe 17 *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:35 Sporti ne KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:05 Automan *** 21:30 Dokumentar: “At the Edge of Russia” *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Jahjaga: Korrupsioni po kërcënon edhe institucionet

Publikuar: 06.07.2012 - 12:45

Prishtinë, 6 korrik - Nën drejtimin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, sot u mbajt takimi i katërt i Këshillit Kombëtar Kundër Korrupsionit.

Në takim morën pjesë Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit,  Hasan Preteni, Kryeprokurori i Shtetit,  Ismet Kabashi, Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, z. Enver Peci, Ministri Bajram Rexhepi, Françesko Flori, kryetar i Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it, përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, deputetë e udhëheqës të Komisioneve të Kuvendit të Kosovës, përfaqësues të institucioneve ekonomike e zyrtarë të tjerë.

Duke folur në  këtë takim Jahjaga kemi nevojë të bisedojmë për qartësimin e mëtejmë të rregullativës ligjore, të propozojmë ndryshimet dhe plotësimet e nevojshme në ligjet përkatëse të cilat e shtojnë efikasitetin e Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe e bëjnë më të suksesshme luftën kundër korrupsionit si një dukuri e shëmtuar e jashtëligjshme, e cila po kërcënon t’i përfshijë të gjitha sferat e jetës dhe të punës dhe sidomos në punën e institucioneve .

Kryetarja në fund kërkoi koordinim dhe bashkëveprim të punëve në luftimin e korrupsionit kudo që paraqitet

 

Komente (3)

MelaniaOttawa06.07.2012/21:26

Shume bukur presidente Jahjaga po punone kunder korrupcionit ne Kosove bere ligjin sikur ne USA Femer e bukure veq ec perpara Kosova te done.

gjakovari06.07.2012/19:42

atifete bisedo me amerikanet nese ki forc dhe arrestoj te gjith hejnat lej deklarata te lutna,arrestoj qo pluhen le te bohet e madhe ne ter boten se qeky osht hejni,jepi emnat qeky ska shka me lyp ne qeveri sepse osht hajn hulumto bone te madhe le te merr vesh brukseli,ndrrojin senet pak a shum

respekti06.07.2012/12:50

po ti moj e mjer sa ta permendesh ndaloje a je ne krye te detyres.na e dim ske nevoj me na tregu qe ka korrupsion na po presim ta ndaloni ate se qe dhjet vite korrupsioni eshte ne qeveri,ndaloje turp ju qoft te mallkuar qofshi,maskarenje.

1000  Karaktere
Prishtinė 11°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 11°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė16°C
Tiranė18°CRrebesh shiu
Shkup23°CRrebesh shiu