Vetëvendosje pengoi takimin rreth privatizimit të Distribucionit

Artikujt tjerė
- Akademia e Kosovës për Siguri Publike shihet si model për të tjerët
- Ligjvënësit kërkojnë zbardhjen e vjedhjeve në dhomat e dëshmive
- Nderohen me medalje 26 oficerë të FSK-së
- ASK demanton Tërmkollin
- EULEX sheh përparime të institucioneve të Kosovës
- Miletiq: Beogradi të përfshihet në zgjidhjen e çështjes së veriut të Kosovës
- Kosova dënon dhunën në Siri
- Në xhamitë e Kosovës mblidhen ndihma për refugjatët sirianë
- FDH: Decentralizimi në komunën veriore të Mitrovicës, proces më i vështirë
- Bukoshi nuk di për akuzë, i gatshëm të përballet me drejtësinë
Prishtinë, 6 koriik - Sot ishte parashikuar takimi me temën Privatizimi i Distribucionit dhe furnizimit të KEK i Komitetit Qeveritar për Privatizim, në të cilin ishin prezent, Ministri i Zhvillimit të Ekonomik, Besim Beqaj, Ministër i Punës dhe i Mirëqenies Sociale, Nenad Rasič, Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi, si dhe përfaqësuesit e kompanive Limak dhe Çalik, etj..
Lëvizja VETËVENDOSJE! e pengoi zhvillimin e këtij takimi, nëpërmjet bombolave kundërmuese, të cilat e pamundësuan qëndrimin e mëtutjeshëm të të pranishmëve në sallën e takimit. Ky aksion u ndërmor, thotë përmes një kumtese, për shkak se Privatizimi i rrjetit të distribucionit dhe shpërndarjes së KEK-ut është një prej akteve më shqetësuese që ka ndërmarrë qeveria Thaçi. Kjo ndërmarrje duhet të mbetet publike sepse furnizimi me energji elektrike është kusht themelor për mirëqenien e qytetarit dhe të shoqërisë. Rrjedhimisht, përbën një të drejtë që secili qytetar duhet ta gëzojë dhe një mjet tepër të rëndësishëm për politikat sociale dhe zhvillimore ekonomike të shtetit. Drejtësinë dhe domosdoshmërinë nuk mundet ta përmbushë tregu, por vetëm institucionet publike shtetërore të cilat janë të popullit dhe i japin atij llogari. Kompanitë që e privatizojnë sot rrjetin e distribucionit përfaqësojnë vetëm interesa private, në këtë rast monopoliste, dhe jo interesat e popullit të Kosovës. Prandaj këtij privatizimi po i vjen një erë e padurueshme, thotë ndër të tjera kumtesa.









