• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:15 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:15 Oxygen ® - Vazhdimi *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:40 Serial Për femijë " Little Chearlies Bear " . Epis 13, 14, 15 *** 20:15 N'darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Kocijançiq: Kosova mbetet prioritet për Bashkimin Evropian

Publikuar: 04.07.2012 - 17:23

Bruksel, 4 korrik - Zyrtarë të Bashkimit Evropian thanë sot në Bruksel se Kosova vazhdon të mbetet prioritet i BE-së dhe se ajo ka perspektivë të qartë evropiane, “siç e ka edhe i tërë Ballkani Perëndimor”. Këto komenete, Maja Kocijançiq, zëdhënëse e shefes së politikës së jashtme të BE-së, Catherine Ashton, i bëri e pyetur nga gazetarët lidhur me atë se Grupi Ndërkombëtar Drejtues ka vendosur që ta përfundoj mbikëqyrjen e pavarësisë së Kosovës, transmeton REL.

“Sundimi i ligjit është prioritet për Kosovën. Ne atje e kemi misionin, të cilit aktualisht është zgjatur dhe ka mandat të qartë, që mbështetet nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Misioni do të punoj në bazë të ligjeve përkatëse vendëse”, tha Kocijançiq.

Ajo mëtutje ka theksuar se Bashkimi Evropian do të vazhdoj ta ndihmoj Kosovën, nëpërmjet misionit për sundimin e ligjit EULEKS dhe Zyrës së përfaqësuesit të BE-së në Kosovë.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 22°CI kthjellėt
Tiranė 22°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 21°CI kthjellėt
Prishtinė26°CMe diell
Tiranė25°CMe diell
Shkup30°CMe diell