Kosova dhe Maqedonia hartojnë modalitetet e njohjes së diplomave universitare

Artikujt tjerė
- Kosova dhe Maqedonia hartojnë modalitetet e njohjes së diplomave universitare
- Thaçi: 2 korriku datë simbolike dhe historike për Kosovën
- Kryeparlamentari Krasniqi priti deputetë të Banglladeshit
- John Menzies, Konsull Nderi i Kosovës në SHBA
- Ministri Hoxhaj uron Edmond Panaritin
- Presidenca shpenzon 217 mijë euro për udhëtimet
- OKB: Aktualizohet rasti Uaserstrom lidhur me UNMIK-un
- Trajkoviq ka njoftuar ambasadat e huaja për ndalimin e fjalës Metohija
- Udhërrëfyesi, sfidë e aftësisë së institucioneve të Kosovës
- Kosova faktor stabiliteti dhe promovuese e fqinjësisë së mirë
Prishtinë, 4 korrik - Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Nehat Mustafa, ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës së Maqedonisë, Stojan Karajanov, me të cilën ka biseduar rreth çështjes së pranimit të diplomave dhe dokumentacioneve të arsimit të lartë ndërmjet dy vendeve.Ne takimin e sotëm u bisedua më konkretisht rreth modaliteteve për procedurat e njohjes se diplomave, të cilat do të zbatohen nga institucionet e të dyja vendeve .
Zëvendësministri Mustafa falënderoi ambasadorin e Maqedonisë, Karajanov. për vizitën dhe gatishmërinë e Ambasadës në zgjidhjen e kësaj çështjeje, e cila është në interes të drejtëpërdrejtë stundentëve që studiojnë në Maqedoni dhe Kosovë dhe në interes të bashkëpunimit në fushën e arsimit të lartë mes të dyja vendeve.
Mustafa dhe ambasadori maqedonas u moren vesh që komisionet për bashkëpunim në arsimin e lartë nga MAShT dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Maqedonisë të takohen në një kohë sa më të shkurtër dhe të finalizojnë këto modalitete rreth procedurave administrative për njohje të diplomave dhe dokumentacionit të arsimit të lartë ndërmjet të dyja vendeve.
Nga ana e tij, ambasadori Karajanov u shpreh i gatshëm të kontribuojë në përshpejtimin e procedurave të njohjes reciproke te diplomave në interes të studentëve të të dyja vendeve fqinje.









